verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Sot pasdite, tubim protestues për kthimin e kurorës mortore që iu dërgua gazetarit Jovanovski

on 22 - 04 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Gazetarët dhe “Plenumi i gazetarëve” më 22 prill, saktësisht në mesditë, para objektit të Qeverisë do ta kthejnë kurorën mortore, e cila mbrëmë iu dorëzua Borjan Jovanoskit, gazetar dhe redaktor në “Nova TV”, në shtëpinë e tij, njoftoi аgjencia “Meta”.

Në këtë mënyrë, gazetarët do të tregojnë se nuk i frikësohen porositësit të këtij akti mosntruoz, i cili mbrëmë e shqetësoi familjen e Jovanovskit.

Gazetarët i ftojnë kolegët e tyre dhe të gjithë qytetarët që të dalin dhe para ndërtetës së Qeverisë, ku konsiderojnë se është vendi i vërtetë, ku duhet të protestojnë në mënyrë të qetë që ta shprehin revoltën e tyre për këtë akt të tmerrshëm, me qëllim që të mos përsëritet.

Gazetarët kërkojnë nga ministresha për punë të brendshme. Gordana Jankullovska, që në afat prej 24 orësh t’i gjejë dërguesit e kurorës mortore, ndërsa Nikolla Gruevski, si lider i VMRO-DPMNE-së dhe kryeministër, ta dënojë publikisht këtë akt morbid.

Погребниот венец доставен во домот на новинарот како „поздрав од Тодор Александров“. Фото: Нова Тв.

Kurora mortore që u dorëzua në shtëpinë e gazetarit si “përshëndetje nga Todor Aleksandrovi”. Foto: Nova TV.

Abonohuni për lajmet më të reja

Sorry. No data so far.