Spekulim i fshehur prapa gjoja burimeve diplomatike
Published in Recensione
on 16 - 02 - 2017 Author: Димитар Тануров[Recension: VJEN KURCI ME POROSI PËR GRUEVSKIN PËR DORËHEQJEN E TIJ DHE SHPËTIMIN E VMRO-DPMNE-së?!]
Artikulli e transmeton komunikatën për vizitën e ministrit austriak për punë të jashtme, mirëpo pastaj i komenton informatat e paraqitura dhe plason informata plotësuese të pakonfirmuara duke iu referuar burimeve të paemërtuara.
Linku deri te artikulli origjinal: VJEN KURCI ME POROSI PËR GRUEVSKIN PËR DORËHEQJEN E TIJ DHE SHPËTIMIN E VMRO-DPMNE-së?!
Data dhe koha e publikimit: 09.02. 2017
Data e recensionit: 12.02.2017
Recensues: Dimitar Tanurov
TITULL SENZACIONALIST
Vetë titulli është komentues dhe senzacionalist veçanërisht me shenjat e përdorura të pikësimit. Me të nuk jepet përgjigjekonkrete, vetëm nxitet lexuesi që ta klikojë lajmin, i cili gjoja duhet të ofrojë përgjigje konkrete.
Në fillim të lajmit transmetohet një pjesë e komunikatës zyrtare (me gjasë nga MPJ-ja, mirëpo në tekst kjo nuk precizohet) për vizitën e diplomacisë austriake:
Sebastian Kurc – ministër për punë të jashtme i Austrisë dhe kryesues i OSBE-së, zyrtarisht, sipas paralajmërimit, të dielën vjen në Shkup në takim me ministrin Popovski që ta vizitojë kufirin maqedono-grek, i cili është kanali për vërshimin e refugjatëve nga Siria në vendet perëndimore.
Ky është njoftimi zyrtar për vizitën e Kurcit, i cili është mik i mirë me funksionarët e VMRO-DPMNE-së, për shkak se edhe ai edhe ata u takojnë partive simotra.
Edhe në këtë pjesë të tekstit nuk ka asgjë kontestuese. Mirëpo, pjesa e dytë e lajmit është komentuese dhe pa informata të konfirmuara plotësisht. Në fakt, lajmi i rikthehet vizitës së fundit të Kurcit dhe reagimeve që i shkaktoi kjo vizitë, e pastaj ndërlidhet me informata të pretenduara nga “burime të paemërtuara diplomatike”. Shpeshherë shprehja “burime diplomatike” përdoret për fshehjen e komenteve dhе supozimeve dhe qëndrimeve personale, veçanërisht pasi burimet diplomatike nuk janë përcaktuar. Për shembull, është e paqartë se a bëhet fjalë për burime diplomatike nga Maqedonia, nga Bashkimi Evropian, nga Austria, nga PPE-ja. Mu për këtë ka edhe dyshime për vërtetësinë e informatës.
Kësaj radhe, sipas burimeve diplomatike, Kurci përveç vizitës së kufirit, në Shkup vjen edhe me porosi personale deri te Gruevski në emër të partive të djathta evropiane – popullore, ku bën pjesë edhe VMRO-DPMNE-ja.
NGJYRIM POLITIK
Poashtu, në artikull vërehet një dozë e ngjyrimit dhe e anshmërisë, veçanërisht nëpërmjet përdorimit të shprehjes “popullore”, që ka të bëjë me partitë popullore evropiane, mirëpo te ne ka kuptim tallës.
Paragrafi – fjalia e fundit më tepër i ngjan komentit spinues, i cili duhet të krijojë përshtypje se gjoja diplomatët e huaj janë drejtpërdrejtë të përzier në zgjidhjen e krizës politike.
Në artikull mund të vërehet shkelje e disa standardeve dhe neneve profesionale të Kodit të gazetarëve, i cili parasheh: të bëhet verifikimi i informatave, emërtimi i burimeve, ose në rast se kërkojnë të jenë anonime, përcaktimi i tyre adekuat, pastaj të bëhet dallim ndërmjet lajmit dhe komentit, si dhe paanshmëri gjatë informimit, veçanërisht gjatë raportimit për proceset politike.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
ka fakte
pjesërisht
pjesërisht
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
zyrtare, anonime
relevante, jorelevante
nuk mund të përcaktohet
më tepër palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
pjesërisht e paraqet të vërtetën
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
nuk mund të përcaktohet
mban anën e një pale
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
nuk mund të përcaktohet
nuk është theksuar autori
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
nuk ka elemente multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i lidhur me tag-e