verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

SPGPM-ja i fton gazetarët, punëtorët mediatikë dhe qytetarët në marsh për nder të “Sharli Ebdo”

on 13 - 01 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Sindikati i pavarur i gazetarëve dhe i punëtorëve mediatikë (SPGPM) të dielën, më 11 janar 2015, në Parkun e gazetarëve në Shkup (përballë ndërtesës së ish-SHGB “Nova Makedonija”) në orën 15, organizon tubim për nder të gazetarëve të vrarë dhe viktimave të tjera në Paris.

Tubimi është iniciuar nga thirrja e Federatës ndërkombëtare të gazetarëve, Federatës evropiane të gazetarëve dhe të sindikatave franceze të gazetarëve, si dhe i sindikatave të shumta të gazetarëve nga Evropa, të cilat u bënë thirrje që të gjithë kolegët, masovikisht, të dielën në orën 15, të marrin pjesë në marshin për nder të gazetarëve të vrarë dhe viktimave të tjera në masakrën e  Parisit, në hapësirat e magazinës satirike “Sharli Ebdo”.

SPGPM-ja i bashkangjitet thirrjes dhe i fton gazetarët, punëtorët mediatikë dhe qytetarët të vijë në Parkun e gazetarëve, ku do të mund t’i lënë porositë me përkrahje për kolegët nga Franca dhe prej ku bashkërisht do të marshojmë deri te Ambasada e Republikës së Francës në Shkup. Me vënien simbolike të lapsave, te tregojmë bashkimin e profesionit dhe të qytetarëve në mbrojtje të të drejtës për liri dhe të mosnënshtrimit pa të cilat gazetaria nuk është e mundur.

Burimi: Publikimi në faqen e SPGPM-së në Facebook (10.01.2015).

Abonohuni për lajmet më të reja