verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Spin mbi spin, nofka “analizë” sa për kamuflim

on 5 - 12 - 2016       

[Recension: Analizë: Dyshime në programin e LSDM-së, i “vjedhur” nga partia radikale Serbe “DVERI”. Nuk parasheh interesat shqiptare? Andaj kujdes kë do të votoni!]

Duke parë se në adresë të mediave arrijnë shumë kritika për vendosjen e komenteve në rubrikat e lajmit, një praktikë e re ka filluar të marr hov tek portalet në gjuhën shqipe. Tashmë, një pjesë e teksteve nuk vendosen tek rubrika e lajmeve, por te opinionet ose qëndrimet e redaksisë, mënyrë kjo për të kamufluar subjektivitetin e gazetarit, i cili punon për ndonjë interes të caktuar.

analize-dyshime-ne-programin-e-lsdm-se-i-vjedhur-nga-partia-radikale-serbe-dveri-nuk-parasheh-interesat-shqiptare-andaj-kujdes-ke-do-te-votoni Linku deri te artikulli origjinal: Analizë: Dyshime në programin e LSDM-së, i “vjedhur” nga partia radikale Serbe “DVERI”. Nuk parasheh interesat shqiptare? Andaj kujdes kë do të votoni!

Data dhe koha e publikimit: 01.12.2016

Data e recensionit: 02.12.2016

Recensuese: Ferikan Iljazi Arifi

Teksti që do ta recensojmë në vazhdim nuk ka aspak lidhje me atë që tentohet të shitet. Spin mbi spin dhe, dalëngadalë, është bërë një tekst. Nuk është qartë se çfarë dëshiron të thotë teksti dhe se çfarë dëshiron të dëshmojë. Janë marrë si bazë akuzat e VMRO-DPMNE-së ndaj LSDM-së se opozita ia ka vjedhur programin politik një partie serbe me profil nacionalist, që në tekst të shtrohet pyetja se a pajtohen me këtë platformë anëtarët shqiptarë në LSDM. Përpos gabimeve të shumta drejtshkrimore dhe përmbajtjesore, autori me këmbëngulësi dëshiron të dëshmojë se antarët shqiptar të LSDM-së janë “tradhëtarë”.

“Ajo që më tepër flitet në opinion se anëtarët shqiptar në LSDM, siç janë ish gazetari Muhamed Zekiri, analisti Edmond Ademi dhe Profesoresha Gjylimsere Kasapi, athua vallë këtë program para fushatës zgjedhore e kanë lexuar me vëmnedje këtë program i cili në asnjë pik nuk parasheh interesat shqiptare përpos retorikës të kryetarit të tyre i cili shpesh herë bie në kundërshtim me fjalët e tij, dhe atë tek pjesa e zonave shqiptare kryetari i kësaj partie vazhdimisht flet se do të bëjë një shtet multietnik dhe do ti ofrojë të gjitha kushtet për një bashkëjetesë të mirëfillt”

Më pas, autori merr përsipër të flasë në emër të popullit.

“Shumica e qytetarëve pyesin se çfarë rroli kanë anëtarët shqiptar në kryesinë e LSDM-së, kur dhe ata tanimë e kanë të qartë se kjo parti me programin e saj bie diametralisht ndesh me fjalët e kryetarit të tyre, dhe shumë pak është në interes të shqiptarëve. A mund të konsiderohet kjo si rrezik nga anëtarët të kësaj partie që ftojnë qytetarët të votojnë këtë parti, ku tanimë dihet që kjo parti synon që nëpërmjet shqiptarëve të vij në qeveri”

Teksti apelon që shqiptarët të votojnë për parti politike shqiptare. Kjo thirrje, shikuar si opinion, mund edhe të jetë legjitime, po të kishte pasur teksti gjithë strukturën në rregull. Por me nxirjen e imazhit të atyre që kanë vendosur të kyçen në LSDM dhe me nxjerrjen e shumë gjërave prej kontekskti, nuk arrihet efekti që ka një tekst që mban titullin – analizë.

Duke u nisur nga struktura e këtij teksti, kujtojmë se Kodeksi i Gazetarëve të Maqedonisë dikton që:

  • Gazetari duhet të botojë informata të vërteta e të konfirmuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale ose të falsifikojë dokumente.
  • Në qoftë se informata nuk mund të konfirmohet, ose nëse bëhet fjalë për supozim, respektivisht spekulim, kjo gjë duhet cekur dhe botuar.
  • Saktësia e informatës duhet vërtetuar aq sa është e mundur.
  • Gazetari nuk guxon të shfrytëzojë mediumin për publikimin ose fshehjen e informatave për përfitimin e të mirave për vetveten.
  • Gazetari nuk ka për të krijuar ose përpunuar me vetëdije informata, të cilat i kërcënojnë të drejtat ose liritë e njeriut, nuk ka për të folur me gjuhën e urrejtjes dhe nuk do të nxisë dhunë ose diskriminim mbi çfarëdo lloj baze (kombëtare, fetare, racore, gjinore, shoqërore, gjuhësore, politike, orientimi seksual…)
  • Gazetarët duhet të bëjnë dallim ndërmjet fakteve dhe mendimeve, ndërmjet lajmit dhe komenteve.


Ky recension është përgatitur në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

është i njëanshëm

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

diskriminon

diskriminim nacional, diskriminim politik,

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja