verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Statusi i një kritikuesi s’mjafton as për lajm, e as si dëshmi për ‘tensione në BDI’!

on 3 - 02 - 2017       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

[Recension: “Tensione në BDI”]

Këtu është folur shpesh herë për fenomenin e publikimit të “lajmeve”, të inspiruara kryekëput nga ndonjë status në rrjetin social “Facebook”. E kemi thënë edhe atë që statuset individuale të përdoruesve të rrjeteve sociale nuk përbëjnë a-priori një lajm .  Por, kot. Tendenca e të bërit lajme në këtë mënyrë nuk ka të ndalur, përkundrazi, ajo po bëhet akoma më e theksuar. Pa dyshim që ky është një fenomen global, por, këtu tek ne, shfaqja e tij është pak më ndryshe.

[Recension: “Tensione në BDI”]Linku për te artikulli origjinal: Tensione në BDI

Data dhe koha e publikimit: 28.01.2017

Data e recensionit: 31.01.2017

Recensues: Agron Vrangalla

 Në momentin kur funksionarë të lartë shtetërorë apo të përfaqësues të aktorëve të rëndësishëm të bashkësisë ndërkombëtare shkruajnë ndonjë status apo prononcim në rrjetet sociale, sigurisht se mund të konsiderohen si burime relevante për t’i shfrytëzuar në lajme.

Arsyetimi nuk qëndron vetëm në atë se flasim për persona, prononcimi i të cilëve është me interes të veçantë për mbarë publikun për shkak se ushtrojnë funksione të rëndësishme. Këta persona zakonisht nuk i administrojnë personalisht faqet e veta, pas të cilave qëndron një staf administratorësh që publikojnë qëndrimet zyrtare të këtyre personaliteteve apo institucioneve që ata përfaqësojnë.

Ta zëmë, një status i Presidentit të ri të SHBA-ve Tramp në Twitter, nënkupton qëndrim të tij zyrtar. Viteve të fundit është bërë e zakonshme për funksionarët publikë, politikanët apo edhe figura tjera publike që këto profile virtuale t’i mbajnë për të shprehur qëndrimet e veta publike, pra, kanë krijuar një lloj profili ‘zyrtar’ për të komunikuar me ndjekësit e tyre dhe për të përhapur sa më shpejtë këto qëndrime. Në kësi rastesh, është normale të citohen burime të caktuara. Sigurisht, duke qenë të sigurt se ato profile nuk janë “fake” (të rrejshme).

Ndërkaq, në Maqedoni ekziston një fenomen tjetër, që s’ka lidhje me këtë, për të cilën folëm. Shumë portale në vendin tonë janë vënë në gjueti të statuseve “skandaloze”, që i bëjnë shumë njerëz, relevantë o jo relevantë për opinionin, të gjithë ne, çdo ditë në rrjetet sociale. Por, shpeshherë kemi të bëjmë me statuse që nuk janë “paketuar” për t’u publikuar në media. Ato janë thjeshtë shprehje e një mendimi personal. Bile, mund të jetë një lloj “shfryrjeje” momentale e secilit prej nesh, sepse secili ka të drejtë të jetë pak emotiv në jetën e tij.

Dhe, çfarë ndodh? Ata që janë të etur për skandale, presin me padurim “prenë” e tyre. Kështu ka ndodhur me publikimin në fjalë. Është marrë një status i Xhezair Shaqirit, i njohur si ‘Komandant Hoxha’, dhe është shndërruar në lajm.

Për Xhezair Shaqirin, ish-deputet, nuk mund të themi se nuk është i njohur për opinionin. Por, mospjesmarrja e tij aktive në jetën publike dhe politike së fundi, që në fillim duhet të jetë një indikacion për një gazetar se qëndrimet e Shaqirit, përveçse nëse nuk flasin për dëshmi për ndonjë keqpërdorim ose ndonjë lajm që e intereson mbarë opinionin, nuk duhet marrë çdoherë si material, i cili pa elemente tjera mund të ndërtojë një lajm.

Subjekti i cituar njihet si person me qëndrime të kundërta ndaj BDI-së, e sidomos ndaj Ali Ahmetit. Kjo nuk është aspak problem. Fundja, më shumë se 50 për qind e popullatës shqiptare në Maqedoni është ‘kundër’ BDI-së (kjo u vërtetua në zgjedhjet e fundit parlamentare, ku partitë tjera shqiptare së bashku morën më shumë vota nga kjo parti).

Problemi është kur një media serioze e shfrytëzon qëndrimin e një personi për të thënë atë që e ndjen vetë, por nuk e thotë dot vetë. Dhe, e gjithë kjo bëhet në një mënyrë tërësisht të ‘lexueshme’. Kjo nuk i bën mirë as gazetarisë në përgjithësi, e as ndonjë mediumi në veçanti. Mediumi mund të jetë kundër një partie politike, fundja, të gjithë jemi kundër dikujt, por kur vjen në shprehje lajmi, aty ne si gazetarë duhet të distancohemi, të asfiksohemi nga bindjet tona personale, dhe të jemi gjithëpërfshirës. Pikërisht ky është momenti që e bën të dallohet një gazetar profesionist nga një gazetar jo-profesionist.

Në tekst është marrë copy-paste një status, ku madje thuhen edhe fjalë vulgare, të cilat nuk kanë aspak vend në gjuhën e gazetarisë. Akuzohet një lider partie për spiunim tek shërbimet sekrete serbe, e kështu me radhë. Mos të flasim për atë që nuk është bërë asnjë tentim për të marrë kundërpërgjigjen, qoftë nga ‘i akuzuari’, qoftë nga partia që ai kryeson. E kjo në gazetari konsiderohet si një qasje e pandershme ndaj standardeve të saja.

Kjo mënyrë e të bërit lajme vërtetë është e dëmshme për shëndetin mental të atyre që të ndjekin dhe lexojnë, por edhe shkakton refuzim ndaj medias, ulje të relevancës, por edhe të besimit të publikut. Sa më të ndershëm të jemi ndaj publikut, aq më të ndjekur do të jemi prej tij, si dhe më të besueshëm në perceptimin e publikut ndaj nesh.


Ky recension është përgatitur në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

Jo

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të plotë

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk aplikohet

nuk ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja