Strategji për shkatërrimin e gazetarisë me propagandë partiake
Published in Recensione
on 9 - 02 - 2017 Author: Adrian Kerimi[Recension: A e zbardhi Afrim Gashi strategjinë mes LSDM-së dhe BESËS për të shkatërruar shqiptarët?]
Raportimi dhe bindjet personale janë dy çështje, të cilat gazetari profesionist nuk guxon asnjëherë t’i ngatërrojë. Nëse një gazetar profesionist dëshiron të jep një qëndrim personal në lidhje me një zhvillim, atë mund ta bëjë përmes opinioneve të shkruara dhe të publikuara në shtyp ditor qoftë edhe në platformat online. Lajmi dhe mendimi personal nuk kanë asgjë të përbashkët. Teksti që po e recensojmë është koment që është botuar si përmbajtje informative, përderisa shfaq qëndrim personal, imponim të mendimeve dhe urrejtje mes rreshtave si dhe thumbime jo të drejtpërdrejta.
Lëvizja BESA edhe pse është nëshkruese e platformës shqiptare në Tiranë, në realitet nuk funksionon në bazë të kësaj, por ka qëllime krejtësisht tjera. Njëri nga përfaqësuesit e kësja lëvizje për “Faktor24”, deputeti Afrim Gashi, ka shpaluar qëllimin e kësaj lëivizje pas takimit që ka pasur me liderin e LSDM-së, Zoran Zaev. “Do ta ndihmojmë LSDM-në për ta thyer dhe larguar Gruevskin nga pushteti, kurse pastaj do të kërkojmë nga LSDM-ja të na ndihmoj ta shkatërrojmë Ali Ahmetin. Kjo për shkak se, këta të dy janë e keqja më e madhe në këtë shtet. Këta të dy na kanë sjellur në këtë derexhe, që të kemi shtetë totalisht të shkatërruar, izoluar e të vjedhur”, është shprehur Gashi për “Faktor24”.
Duke iu referuar një deklarate të një zyrtari për një medium tjetër, artikulli është dhënë në formë lajmi, por që fatkeqësisht brenda rreshtave ka inkuadruar edhe bindjet personale, duke vepruar kështu emocionalisht, e jo profesionalisht. Një gazetar profesionist e vendos interesin publik edhe para interesave komerciale, gjithnjë tregon distancë profesionale nga subjektet politike dhe nga fenomenet apo çështjet, për të cilat raporton. Roli i gazetarit në përmbajtje informative është thjeshtë të informojë për faktet.
Nga kjo deklaratë shihet se qëllimi i kësaj lëvizje nuk është anvancimi i statusit të shqiptarëve, por shkatërrimi i Ali Ahmetit dhe BDI-së, duke kërkuar ndihmën e Zaevit. Kjo deklaratë ka ngjallur shumë reagime në rrjetet sociale, duke ia bërë me dije atij se kjo logjikë është e mbrapsht, sepse drejtohet kundër një partie shqiptare dhe është në kundërshtim me orientimin e partive shqiptare në Tiranë, të përkrahur edhe nga kryeministri Rama.
Linku deri te artikulli origjinal: “A e zbardhi Afrim Gashi strategjinë mes LSDM-së dhe BESËS për të shkatërruar shqiptarët?”
Data dhe koha e publikimit: 05.02.2017
Data e recensionit: 06.02.2017
Recensues: Adrian Kerimi
Në këtë tekst nuk është siguruar pala tjetër. Kjo edhe njëherë konfirmon se kjo përmbajtje më shumë anon nga qëndrimi partiak, sesa nga një artikull gazetaresk në interes të publikut. Për të gjitha akuzat dhe pretendimet e të apostrofuarit në tekst, ka qenë i nevojshëm qëndrimi i palës tjetër, e jo qëndrimi i gazetarit në emër të palëve.
Gashi nuk ka folur për platformën si një e arritur e partive shqiptare për të avnacuar të drejtat e shqiptarëve, pork a kërkuar aleancë me Zaevin kundër një partie shqiptare. Sipas kësaj deklarate, përkrahja për LSDM-në, për të ta formuar qeverinë nuk bëhet për qëllime demokratike, si janë deklaruar disa herë , por pa kusht përkrahet një lider maqedon për ta shkatërruar një subjekt shqiptar.
Në paragrafin që vijon autori thirret në qëndrimet e njohësve. Thënë realisht, njohës ka plot, e në tekst nuk është potencuar për cilët njohës bëhet fjalë, qëndrimeve të kujt (cilëve) u është referuar dhe, mbi gjitha, mungojnë citatet dhe nënshkrimet e emrave të njohësve, të cilët, sipas autorit, kanë komentuar qëndrimin e të apostrofuarit në këtë artikull.
Për njohësit e rrethanave ky qëndrim duket shumë i ulët dhe nuk shkon me deklarimet që kjo lëvizje i thotë për të mirën e shqiptarëve, por tregon për aleancë pa kushte vetëm për të ardhur në pushtet dhe për ta shkatërruar një parti shqiptare.
Nga ana tjetër, platforma e partive shqiptare është përkrahur nga shqiptarët e Maqedonisë dhe shihet si kusht për krijimin e qeverisë së re. Kjo platformë edhe gjatë një emisioni debativ në Klan Kosova, ku kanë qenë të pranishëm kryeministri Rama dhe presidenti Thaçi, është promvuar si dokument dhe kusht për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni./TetovaSot/
Teksti fillon dhe përfundon duke mos dhenë më tepër detaje mbi deklaratën e deputetit Afrim Gashi, një veprim ky i propagandimit klasik, kur keqinterpretohen qëndrimet e një pale duke mos i mundësuar asaj shpjegimin dhe arsyetimin mbi citatin e shkëputur.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
ka fakte
Një pjesë e tyre
pjesërisht
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
zyrtare
relevante
1 burim
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
informata të fshehura
BIAS
Jo
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
informata të rrejshme
është i njëanshëm
anshmëri politike, anshmëri komerciale
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të ndara nga faktet
PLAGIARISM
nuk mund të përcaktohet
nuk është theksuar autori
TITLE QUALITY
nuk informon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
joadekuate
manipulon
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
gjuhë ofenduese
Gjuhe nxitëse
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
elemente solide multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e