verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Sulm me të gjitha armët

on 22 - 03 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Screenshot Kurir kroenje 1

[Recensiun: SHGM-ja dhe sindikati i hapin rrugë të re Zaevit për të ikur nga zgjedhjet]

Një kohë të gjatë, në hapësirën mediatike, të gjithë që mendojnë ndryshe nga diskursi i imponuar nga elita në pushtet, përndryshe me stazh të gjatë 10-vjeçar të sundimit, për çfarëdo çështje, shpallen ose si njerëz të LSDM-së ose, sipas terminologjisë së re “të kodifikuar” në Qendër, të ashtuquajtur sorosoidë. Nga ky aspekt, ky artikull nuk na tregon asgjë të re. Rrotullohet një tregim i njëjtë, i cili përveç njollosjeve dhe etiketimeve të personave dhe organizatave të caktuara, në thelb, sikurse edhe një vrag рartikujsh pothuajse të ngjashëm, e përmban farën e ndarjes – në tanët dhe tuajt. Aspak në rregull, do të thonim.

1111Linku deri te artikulli origjinal: SHGM-ja dhe sindikati i hapin rrugë të re Zaevit për të ikur nga zgjedhjet

Data dhe koha e publikimit: 14.03.2016 14:14

Data e recensionit: 18.03.2016

Recensues: Vlladimir Mirçeski

MË THE – TË THASH SIPAS URDHËRAVE PARTIAKE

Përsëri ndarje, përsëri diskreditime, përsëri nënçmime…. Dhe përsëri pa argumente dhe pa fakte dhe pa angazhim të mirëfilltë profesional dhe përsëri me një tingëllim të fortë partiak dhe me shumë anshmëri… Shkurtimisht, këto janë parimet në të cilat bazohet ky artikull, i cili, në vend që të plasojë informatë të thjeshtë për pozitën e njërit dhe grupacionit tjetër gazetaresk në lidhje me çështjet e reformave të medieve, futet në një luftë të pakompromis për pastrimin e hesapeve me ata që mendojnë ndryshe nga pushteti. Gjithsesi, kjo nuk është dhe nuk guxon të jetë karakteristikë e një teksti legjitim dhe të besueshëm gazetaresk, duke u nisur nga parimi se “me të vërtetë ka pasur dëshirë” të ofrohet artikull profesional.

Në rastin konkret sulmohet jo vetëm një person ose shoqatë – fajtori kujdestar pothuajse gjithmonë është Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë – por edhe katë organizata të cilat janë të lidhura drejtpëlrdrejt me sferën mediatike në vend. Cili është mëkati i tyre? Ajo që konsiderojnë se ka nevojë dhe se më fund duhet të pastrohen punët rreth reformës së medieve – proces ky i cili tashmë një kohë është i bllokuar, mu për shkak të mospjesëmarrjes së partisë në pushtet.

Është intetresante se problematizohet pozicioni i këtyre pesë shoqatave, edhe pse “forcimi i lirisë së medieve” është njëra nga pikat e të ashtuquajturës Marrëveshje e Përzhinës. Domethënë, nuk kërkohet asgjë jashtë asaj për të cilën u morën vesh katër liderët politik vitin e kaluar me ndërmjetësimin e bashkësisë ndërkombëtare. Po, transmetohet qëndrimi i tyre në formë të deklaratës së cituar të njeriut të parë të SHGM-së, mirëpo shokojnë elementet plotësuese, të cilat nuk janë asgjë tjetër, por vetëm “kryqëzim i të papërshtatshmëve”.

“Pasiqë në rrugën e Bihaqit (ku gjendet selia e LSDM-së, v.p.) u bë e qartë se lista zgjedhore nuk mund të jetë argument për shtyrjen e zjgedhjeve, LSDM-ja opozitare nëpërmjet ekspoziturave të saj do të përpiqet që t’i kthejë ndryshimet në Ligjin për medie.”

“Për këtë qëllim, sot, SHGM-ja, i ashtuquajturi Sindikat i gazetarëve, Instituti maqedonas për medie, Këshilli për etikë në medie dhe Instituti për studime të komunikimit përsëri bënë thirrje për ndryshime në Ligjin për medie”.

“E përbashkët për të gjitha këto organizata është se financohen nga SOROS-i ose me para të ambasadave të huaja dhe të gjitha, pa përjashtim, vlejnë si organizata që janë fuqishëm të kontrolluara nga LSDM-ja. Poashtu, duhet pasur parasysh se në SHGM dhe të ashtuquajturin Sindikat i gazetarëve nuk janë anëtarë as 5% e gazetarëve që janë të punësuar në televizione, ndrësa kërkojnë të ndryshohet pikërisht ligji për mediet elektronike, gjegjësisht televizionet.”

Kush thotë se këto organizata janë ekspozituar të dikujt, ku janë këto dëshmi se Sorosi i famshëm qëndron në prapavijë, ku janë dokumentet që do të tregojnë se as 5 për qind e gazetarëve të televizioneve nuk janë anëtarët të SHGM-së? Unë nuk i shoh, së paku jo në këtë tekst, i cili në këtë pjesë vuan nga një shkallë e lartë e mungesës së burimeve. Më tepër i ngjan bisedës më the-të thash, mirëpo, sipas instruksioneve partiake. Është korrekte ajo që është theksuar deklarata e SHGM-së, e poashtu korrekte është edhe ajo që është transmetuar edhe qëndrimi i shoqatës tjetër të gazetarëve, AGM-së, mirëpo mangësi është hapësira ndërmjet, që është plotësuar me material shund të panevojshëm që vetëm se e tërheq materialin teposhtë që përfundimisht ta “betonojë” në fund. Që do të thotë se ka përmbajtësi, mirëpo ajo është  shtypur nga balasti i fjalorit partiak që është përdorur në material.

Qasja e tillë, kuptohet, me vete e ka tërhequr edhe anshmërinë, e cila këtu skuqet si lakmusi në thartirë. Komentet janë në nivel të lartë negativ…  Kur e gjithë kjo do të mblidhet, zbritet, shumëzohet dhe pjesëtohet, përshtypja është e qartë.

Ka pasur material për tekst korrekt, mirëpo “mjeshtri” ka përgatitur një buletin partiak.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

pjesërisht

pjesërisht

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare, anonime

relevante

më tepër burime

më tepër palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

pjesërisht

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

me gjasë po

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

kreativ

senzacionalist

adekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja