verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Sulm ndaj PSP-së me të gjitha mjetet

on 3 - 06 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

kurir

[Recension: PSP-ja vazhdon me punën jotransparente dhe kufizimin e medieve]

Kur si cak i medieve që e favorizojnë partinë në pushtet do të gjendet ndonjë institucion, atëher nuk zgjidhen mjetet dhe mënyra që ajo të sulmohet vazhdimisht. I tillë është rasti edhe me Prokurorinë speciale publike (PSP). Si me urdhër, kur ka ndonjë moment (siç është paralajmërimi për konferencë për shtyp), menjëherë merret pozitë mbrojtëse dhe sulmohet të gjithë “artilerinë”. Me këtë rast, aspak nuk mbahet llogari se a është teksti profesional ose jo. I tillë është edhe ky artikull.

sjo1Linku deri te artikulli origjinal: PSP-ja vazhdon me punën jotransparente dhe kufizimin e medieve

Data dhe koha e publikimit: 02.06.2016,15:31

Data dhe koha e recensionit: 03.06.2016

Recensues: Vllado Gjorçev

VETËM TË NJOLLOSET PSP-ja

Që në hyrje të tekstit, bëhe spin që të njolloset PSP-ja. është e saktë se kjo prokurori dërogi komunikatë ku thuhet se:

“… duke i pasur parasysj kushtet e kufizuara hapësinore, të cilat i keni të njohura mirë, Ju lutemi që numrin e përfaqësuesve nga një medie të kufizohet në minimum (p.sh.: nga një gazetar, kamerman, fotograf)”.

Komunikata të këtilla nga PSP-ja vijnë vazhdimisht. Kjo nuk është hera e parë, që të bie në sy ose të shkaktojë reagim të këtillë.

“Kufizimi i këtillë qartazi tregon se PSP-ja nuk dëshiron të përgjigjet në të gjitha pyetjet e medieve drejtpërdrejtë, por insiston që mediet ato t’i dërgojnë me shkrim, në e-mail-in e tyre, që është mënyrë krejtësisht jotransparente të cilën askush nuk e praktikon.”

Në fakt, që të spinohet e vërteta, komunikata e kësaj prokurorie lexohet ndryshe. Nga PSP-ja thonë që të kufizohet numri i përfaqësuesve nga një medie, e jo të kufizohet media. Ose, po të interpretohet që të jetë më e qartë, nga PSP-ja lusin që një redaksi të mos dërgojë nga dy-tre gazetarë, por nga një, siç ka gjithmonë. Askund nuk thuhet se PSP-ja insiston që mediet të mos dërgojnë fare gazetarë?!

Теza, se PSP-ja mund të marrë hapësirë me qira për konferencë për shtyp, poashtu, shfrytëzohet që të njolloset kjo prokurori. Pasi që ka hapësirë (për momentin PSP-ja gjendet në hapësira të përkohshme), pse të marrë hapësirë me qira dhe të paguajë?

Njëkohësisht, vetë artikulli është kontradiktor. Nga njëra anë thuhet se para të mëdha ndahen për PSP-në, për rroga, dhe për të dhëna të tjera, ndërsa nga ana tjetër, kërkon që të harxhohen para për gjëra të panevojshme? Ndoshta së pari artikull është dashur “të merret vesh me vetëveten”, e pastaj të publikohet.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

pohimet jo të sakta

deklarata jo të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare

relevante

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja