verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Sulm në nivelin e të të sulmuarit

on 16 - 08 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Naroden glas za Milenko

[Recension: (FOTO GALERI) JA SE KU SHKON NJË PJESË E PLAÇKËS SË BUXHETIT NGA ANA E GRUEVSKIT DHE SASHO MIJALLKOVIT, MILENKOJA E RRIT NUMRIN E QENVE TË TIJ TË SHARRIT, TANI MBETET MBETET TË SHOHIM SE SA ËSHTË NUMRI I DHIVE, DHE NDONJË METËR KATROR TË TOKËS SHTETËRORE]

Ky publikim nuk meriton të quhet artikull, e aq më pak artikull gazetaresk. Në të janë bërë shumë ofendime, ka të dhëna të pakonfirmuara, ndërsa qëllimi i vetëm është të sulmohet Milenko Nedellkovski.

milenkoLinku deri te artikulli origjinal: (FOTO GALERI) JA SE KU SHKON NJË PJESË E PLAÇKËS SË BUXHETIT NGA ANA E GRUEVSKIT DHE SASHO MIJALLKOVIT, MILENKOJA E RRIT NUMRIN E QENVE TË TIJ TË SHARRIT, TANI MBETET MBETET TË SHOHIM SE SA ËSHTË NUMRI I DHIVE, DHE NDONJË METËR KATROR TË TOKËS SHTETËRORE

Data dhe koha e publikimit: 19.07. 2016

Data e recensionit: 12. 08. 2016

Recensues: Dimitar Tanurov

TITULL QË PARALAJMËRON – ASGJË!

Titulli është tepër i gjatë dhe në të ka informata, të cilat askund nuk mbështeten me dëshmi.

Ja si duket një pederast klasik i Shkupit që paguan argatë që për 500 denarë në ditë të mbyten duke punuar nëpër rançin e tij dhe që të mund ta shëtisë plancin e tij nëpër kodra me një rimorkio me 4 rrota, dhe i cili me ndihmën e subvencioneve shtetërore nga ana e qeverisë e shton numrin e qenve të Sharrit në vatrën e tij në afërsi të Gradskos. Milenko posedon një numër të madh të metrave katrorë të tokës shtetërore, të cilat një ditë ka për t’i nxjerrë nga bytha e tij e leshtë e regjimit.

Shikuar në përgjithësi, teksti më tepër i ngjan muhabetit të çarshisë, se sa një teksti të qëndrueshëm aqë bazohet në fakte dhe dëshmi. Askund nuk përmenden burimet e informatave, e as që bëhet përpjekje që ato të konfirmohen ose të mohohen nga personi me të cilin ka të bëjë artikulli. Sipas formës, publikimi nuk mund të klasifikohet në asnjë kategori. Edhe pse ka fotografi nuk paraqet foto-lajm, mirëpo nuk është as kolumnë e as koment.

Sa i përket gjuhës që përdoret në këtë tekst, ajo është e njëjtë, me atë që e përdor vetë Milenko Nedellkovski në emisionet e tij dhe në publikimet në rrjetet sociale dhe në blogun e tij – ofendime, sharrje, vullgaritete dhe gjuhë e urrejtjes. Edhe pse thënë me fjalën e popullit, Nedellkovski “është qëlluar me gurin e vet në kokë”, megjithatë fjalori i tillë nuk është adekuat për njëm tekst gazetaresk dhe është në kundërshtim me Kodin e gazetarëve.

Gazetarët, para së gjithash duhet të transmetojnë informata, ide dhe mendime dhe kanë të drejtë të komentojnë, mirëpo me këtë rast nuk guxojnë të përdorin gjuhë të urrejtjes, të ofendojnë dhe të diskriminojnë, veçanërisht jo kolegët gazetarë, pa marrë parasysh se a i respektojnë ata standardet e gazetarisë ose jo.

Artikulli i shkel disa nene të Kodit të gazetarëve:

Neni 1

Gazetari duhet të botojë informata të vërteta e të konfirmuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale ose të falsifikojë dokumente. Në qoftë se informata nuk mund të konfirmohet, ose nëse bëhet fjalë për supozim, respektivisht spekulim, kjo gjë duhet cekur dhe botuar. Saktësia e informatës duhet vërtetuar aq sa është e mundur.

Neni 2

Nëse gazetari pa arsye pengohet që të marrë informatën e kërkuar, ai ka të drejtë që për këtë të informojë opinionin.

Neni 4

Gazetari do të cekë burimin e informatave, mirëpo, nëse burimi kërkon që të mbetet anonim, gazetari do ta mbrojë atë.

Neni 10

Gazetari nuk ka për të krijuar ose përpunuar me vetëdije informata, të cilat i kërcënojnë të drejtat ose liritë e njeriut, nuk ka për të folur me gjuhën e urrejtjes dhe nuk do të nxisë dhunë ose diskriminim mbi çfarëdo lloj baze.

Neni 13

Gazetarët duhet të bëjnë dallim ndërmjet fakteve dhe mendimeve, ndërmjet lajmit dhe komenteve.

Neni 15

Gazetari duhet ta kultivojë kulturën e të folurit dhe etikën. Komunikimi i pasjellshëm me opinionin nuk ka të bëjë aspak me profesionin e gazetarit.

Neni 16

Gazetari do ta ruajë prestigjin dhe dinjitetin e profesionit të tij, do ta nxisë solidaritetin reciprok dhe pluralizmin e mendimeve dhe nuk do ta përdorë mediumin e tij për larjen e hesapeve me persona të ndryshëm përfshirë këtu edhe kolegët e tij.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

nuk mund të përcaktohet

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

diskriminon

diskriminim politik

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk aplikohet

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja