verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Sulm personal në vend të argumenteve

on 26 - 12 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht
Аргументи наместо лични напади - новинарство наместо пропаганда. Фото: пиксабеј
Prezenca e argumenteve është argument për gazetarinë profesionale. Foto: Pixabay

Përveç të raportojë, gazetari, kur ndjen nevojë ka të drejtë të marrë edhe të ashtuquajtur pozitë të angazhuar, gjegjësisht të komentojë, të analizojë, të vlerësojë. Në një situatë të tillë, ai (duhet të) udhëhiqet nga parimet e të menduarit logjik, të cilat bazohen në fuqinë e argumenteve. Prandaj, ky proces i shkrimit komentues ose analitik quhet edhe argumentim

Shkruan: Vllatko Stojanovski

Bëhet fjalë për procedura të standardizuara për definimin e temës së debatit, vendosjen e tezave dhe për ndërtimin e rrjetit të argumenteve, që duhet të rezultojnë me rezyme. Hapi i parë është definimi i problemit kryesor, i cili e përcakton pyetjen e fokusit. Pasi ta përcaktojmë pyetjen e fokusit, duhet të vendoset hipoteza, e cila paraqet përgjigje preliminare në këtë pyetje, e cila pastaj duhet të mbështetet me argumente apo të refuzohet me kundërargumente.

STRUKTURA E ARGUMENTIT

Paraqitja e argumenteve është faza kyçe e debatit. Ato radhiten si hallka në zinxhir, degëzohen dhe të fund të debatit përmblidhen dhe nxirret përfundimi. Filozofi anglez, Stefan Tulmin ka zhvilluar një metodë të argumentimit e cila përbëhet nga këto faza të organizimit të argumentit:

  1. Pohimi – teza të cilën e përfaqëson autori dhe të cilën dëshiron ta argumentojë;
  2. Të dhënat – dëshmitë që i ka mbledhur autori për ta mbështetur pohimin;
  3. Sqarimi – sqarimi ose arsyetimi pse dhe si të dhënat e mbështesin pohimin ose çka i lidh të dhënat me pohimin;
  4. Mbështetja – logjika ose rezonimi plotësues e cila mund të nevojitet për ta mbështetur sqarimin;
  5. Аntiteza – pohim që e mohon ose nuk pajtohet me pohimin e tezës;
  6. Riafirmim i tezës – dëshmi që e mohojnë antitezën.

Shembull për organizimin e argumentit sipas Tulminit:

  1. Pohimi: Konstituimi i Prokurorisë speciale publike është me rëndësi të madhe për funksionimin e shtetit juridik, për zbatimin e të drejtës dhe për kthimin e drejtësisë;
  1. E dhëna: Bisedat e përgjuara që i publikoi opozita treguan indikacione serioze për vepra të kryera penale, ku kanë qenë të përfshirë përfaqësues të lartë pushteit, të cilët deri atëherë nuk kanë qenë të ndjekur penalisht;

 

  1. Sqarim: Për shkak se Prokuroria e rregullt themelore publike nuk ka inicuar asnjë procedurë parahetimore para se të publikohen biseda e përgjuara, e kur këtë e bënë në bazë të zërave të dëgjuar nuk ngritën asnjë padi penale, ishte e domosdoshme të formohet një prokurori e këtillë, fushëveprimi dhe kompetencat e së cilës do të lidhen me dyshimet për shkeljet ligjore që dalin nga këto biseda;
  1. Аntiteza: Mirëpo, formimi i prokurorisë së këtillë, si produkt i marrëveshjes politike së katër partive më të mëdha politike në vend, problematizohet në aspekt juridik, gjegjësisht kontestuese është ajo se a është formimi i kësaj prokurorie në kundërshtim me Kushtetutën e Maqedonisë, e cila parasheh se “Prokuroria publike është organ i vetëm dhe i pavarur shtetëror”;
  1. Riafirmimi i tezës: Megjithatë, duke e pasur parasysh faktin se Katica Janeva është zgjedhur nga ana e Kuvendit, i cili e solli edhe ligjin për formimin e kësaj prokurorie, dhe njëkohësisht ajo përbëhet nga anëtarë të prokurorisë së rregullt publike, nuk bëhet fjalë për organ paralel të sistemit, por për organ ligjor dhe, që është edhe më me rëndësi, me qëllim dhe detyrë krejtësisht legjitime, që të kontrollojë se a përkojnë me realitetin faktik indikacionet nga bisedat e përgjuara se janë bërë krime, dhe nëse është kështu të ngrejë padi dhe para gjykatës të kërkojë përgjegjësi nga shkelësit eventual të ligjit, veçanërisht në situatë kur Prokuroria themelore publike nuk i trajtoi pretendimet e këtilla.

DEBTA PËR TEMËN DHE PËR TEZAT, E JO PËR NJERËZIT

Kur argumentojnë, këtë duhet ta bëjmë në mënyrë logjike, racionale dhe të mos mbështetemi në emocione, bindje fetare, traditë. Me këtë rast, është me rëndësi t’u shmangemi gabimeve logjike. Përndryshe, ka dy grupe të gabimeve logjike: gabime të relevancës, kur pohimi nuk është relevant me përfundimin, dhe gabime të dëshmive të pamjaftueshme, kur pohimi nuk është mbështetur me dëshmi të mjaftueshme. Mu në grupin e gabimeve të relevancës, bën pjesë sulmi personal, të cilin gazetarët e bëjnë kur e refuzojnë argumentin ose pohimin e dikujt duke e sulmuar personin, e jo pohimin e tij.

Kohët e fundit në publik edhe shumë gazetarë mundohen ta diskreditojnë gjithë punën e PSP-së duke e sulmuar Janevën se është jokompetente, joelokuente dhe joobjektive, në stilin: “A ajo e gjeti të ndjekë për kriminalitet njerëz të zgjedhur na populli, kur një person anonim pa përvojë, vjen nga brendia e vendit, merr rrogëtë lartë prej 3.000 еurosh…”. Me këtë rast, ata nuk flasin për punën e PSP-së, për numrin e procedurave parahetimore dhe të aktpadive, për pretendimet të cilat prokuroret publike i paraqitën publikisht…

Në fakt, gazetari gjithmonë duhet të debatojë për temën, për tezat e jo për njerëzit. Kur debatohet për njeriun – аd hominem, kjo konsiderohet si shenjë e dobësisë serioze të autorit. Kur problemi kryesor është i lidhur fort me një njeri të caktuar, atëherë debati fiton karakteristikë të polemikës, mirëpo edhe në atë rast ai që polemizon nuk guxon ta diskualifikojë dhe ta ofendojë, kushtimisht thënë, kundërshtarin e tij, për shkak se kjo konsiderohet pasqyrë e personit që e prodhon këtë diskurs dhe kulturë dhe edukatë e tij, e jo e atij të cilit i është drejtuar.

Qasja e tillë, kur sulmohet dhe degradohet një njeri dhe përmenden karakteristika të parëndësishme dhe fakte jo të sakta, vetëm që të nënçmohet njeriu, e nëpërmjet tij edhe organizata dhe opcioni të cilit i takon ky njeri, haset në kolumnën e kryeredaktorit të televizionit “Sitel”, Dragan Pavlloviq-Llatas, që është publikuar në gazetën “Veçer” të datës 15 shtator 2o16.

…Mendova se nuk ka më keq se Zaevi, i cili është mjeshtri i dekadës për lapsuze, se Sheqerinska, e cila ka më tepër shprehje të pakuptimta se sa që ka çanta të markës Prada, dhe se Shilegovi, i cili është viktimë e reklamave për alkool, mirëpo më demantoi Katica Janeva nga PSP-ja… Petre Shilegovi nuk e ka vërejtur këtë incident, ka qenë në bufe, atje pihet më lirë. E pijanecit askush nuk duhet t’ia zë për të madhe, apo jo…”, shkruan Llatasi.

NË MES GAZETARISË DHE PROPAGANDËS

Insistimi te njeriut dhe nxjerrja e njeriut në plan të parë nëpërmjet karakteristikave të rëndësishme dhe të parëndësishme, objektive dhe subjektive të tij, nuk është pjesë e gazetarisë, por pjesë përbërëse e propagandës. Personalizimi i politikës është parim shumë i vjetër i propagandës dhe një nga postulatet themelore metodike mbi të cilat bazohet marketingu politik. Ky parim është identifikim i një politike, strukture, organizate të caktuar, me ndonjë politikan, gjegjësisht vendosje e korelacionit me një ose më tepër njerëz.

Ky parim hyri me fuqi të plotë në skenën politike të SHBA-ve në vitet e 1970-ta, kur, siç theksojnë profesorët universitarë amerikanë, që kanë publikuar punime të shumta në fushën e komunikimit politik, Robert Denton dhe Gary Woodward, ndodh kthesë nga e ashtuquajtura politika organizative drejt të ashtuquajturës politikë e personalizuar. Marketingu politik me gjithë forcën insiston në individualizim, për shkak se nëpërmjet përpunimit me marketing, mekanizmat e ndërlikuara të ndryshimeve shoqërore shndërrohen në virtyte dhe dobësi të njerëzve konkretë, konflikti i të cilëve e dramatizon dhe e tërheq vëmendjen. Mirëpo gazetaria nuk guxon ta bëjë këtë.

 


Ky leksion gazetaresk është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky leksion gazetaresk është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Abonohuni për lajmet më të reja