Supozimet nuk janë “HETIME EKSKLUZIVE”
Publikuar në Recensione
on 15 - 10 - 2015 Autor: Xhenis Sulimani
[Recension: “HETIM EKSKLUZIV: Shërbimet Sekrete maqedonase formojnë partinë e re “Uniteti”?”]
Misioni i gazetarit për publikimin e informacioneve të plota, të balancuara dhe objektive nuk respektohet në momentin që gazetari supozimet e ngritura nuk i mbështet në fakte dhe nuk i jep hapësirë për sqarim personit që akuzohet në tekst.
Linku deri te artikulli origjinal: HETIM EKSKLUZIV: Shërbimet Sekrete maqedonase formojnë partinë e re “Uniteti
Data dhe koha e publikimit: 03.10.2015
Data e recensionit: 13.10.2015
Recensent: Xhenis Sulimani
Produkti gazetaresk që po e recensojmë është fund e krye me konkluzione mbi një person dhe rreth një ngjarje, pa prova. Personi i përfolur nuk është pyetur se pse ka qenë prezent në ngjarje apo se çfarë pozicioni mbanë në partinë e re por autori ka ardhur vetë në konkluzion se:
“Për shkak të kësaj dhe për qëllime personale, personi në fjalë ishte njeri ndër iniciatorët kryesor që të formojnë partinë e re me emrin ”Uniteti”, gjithsesi me ndihmën e kolegëve të tij nga shërbimet sekrete.”
Që përfundimet e gazetarit nga ky hulumtim i tij ekskluziv mbi formimin e partisë së re të jenë bindëse për opinionin do të duhet që të jenë të verifikuara nga më së paku dy burime. Insistimi i autorit që partia është formuar nga shërbimi sekret maqedonas, pa marr qëndrim nga partia, themeluesit apo nga personi ka e drejton gishtin autori, e bën tekstin gazetaresk spekulativ dhe e vendos atë jashtë çdo kornize të hulumtimit profesional.
“Ndryshe, në Maqedoni deri më tani organizimi politik dhe dalje në votime bëhet në baza etnike. Por tani shërbimi sekret maqedonas po dikton një rregull të re, që përmes disa zyrtarëve të lartë të një partie të shkakton një amulli të madhe tek shqiptarët e Maqedonisë”.
Autori më shumë sukses do të kishte arritur nëse kishte shkruar një opinion mbi mënyrën se si u krijua partia e re, sesa të përpiqej nëpërmjet një titulli sensacional në fund me një pikëpyetje: “HETIM EKSKLUZIV: Shërbimet Sekrete maqedonase formojnë partinë e re “Uniteti”?” të tentojë të çorientojë opinionin. Titulli nuk provohet në përmbajtjen e tekstit dhe autori e paraqet lajmin sipas pikëpamjeve të tij duke mos tentuar që “hetimin” e tij ta bazojë në fakte.
INFOGRAFIKU
VËRTETËSIA
nuk ka fakte
pohimet jo të sakta
deklarata jo të vërteta
BURIMET E INFORMATAVE
nuk ka burime të evidentuara
një palë
PËRMABJTËSIA
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
ANSHMËRIA
nuk mund të përcaktohet
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
informata të rrejshme
mban anën e një pale
anshmëri politike
KOMENTIMI
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGJIATURA
nuk është theksuar autori
KUALITETI I TITULLIT
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
adekuat
tendencioz
FOTOGRAFIA
ka
adekuate
manipulon
nuk është theksuar autori (burimi)
GJUHA E URREJTJES
gjuhë e urrejtjes
nxit për përdorimin e dhunës
I PËRSHTATUR PËR UEB
i lexueshëm
nuk aplikohet
nuk ka linke kontekstuale
i parregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e