verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Supozimet për ndjesi vështirë verifikohen

on 10 - 08 - 2015       

[Recension: Shqiptarët që mbështetnin 100 përqind Zaevin mbyllën gojën nga dëshprimi!]

Teksti që po i bëhet recension nuk i përngjan aspak një teksti gazetaresk. Tekstit analizon gjendjen emocionale të disa personave të cilët nuk i ka emërtuar, duke përshkruar “dëshpërimin” dhe “urrejtjen e tyre patologjike”, pa dhënë fakte ose burime për supozimet e tilla.

Portali Indeksonline   Shqiptarët që mbështetnin 100 përqind Zaevin mbyllën gojën nga dëshprimiLinku deri te artikulli origjinal: Shqiptarët që mbështetnin 100 përqind Zaevin mbyllën gojën nga dëshprimi!

Data dhe koha e publikimit: 30.07.2015

Data e recensionit: 06.08.2015

Recensues: Benjamin Arifi

 

Teksti në fjalë, nuk përmban thuajse asnjë element të lajmit, por është fund e kokë supozime e hipoteza.

 

 Kishte shumë shqiptar që pritnin rradhazi që të fotografoheshin me liderin maqedonas duke e prezantuar atë si figure embelmatike të demokracisë.

Mirpo pas 15 korrikut punët ndryshuan, LSDM-ja ia arriti qëllimit, ndërsa shqiptarët vetëm u keqpërdorën në mënyrën më të vrazhdë të mundshme dhe kanë urrejtje patologjike ndaj Zaevit për shkak se shumë premtime nuk i përmbushi për shqiptarët.

 Konstatimi se një grup shqiptarësh kanë kaluar nga simpatizimi i Zaevit në urrejtje patologjike ndaj tij, nuk është mbështetur me asnjë argument, ndodhi ose veprim eventual të personave që madje as nuk emërohen në këtë tekst.

Gjendja emocionale është vështirë të verifikohet. Edhe në rastet kur mund të ketë burime nga psikologë apo psikiatër, konstatime direkte nuk mund të bëhen ose sillen nga mediet.

Autori në tekst ka përmendur vetëm arsyen për “urrejtjen” e këtyre shqiptarëve ndaj Zaevit, duke thënë se kjo vjen pas shkeljes së premtimeve që ai u kishte dhënë shqiptarëve. Por, në tekst mungon shpjegimi se çfarë premtimesh ka bërë lideri opozitar për shqiptarët.

Pyetjet e ngritura mund të jenë të drejta, dhe opinioni ka shumë interes të dijë nëse Zaevi do të marrë ose jo mbështetje nga shqiptarët, apo qoftë edhe qëndrimet që shprehen ndaj tij, por ardhja në përfundime të pa argumentuara nuk është profesionale.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

pohimet jo të sakta

deklarata jo të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të plotë

është theksuar burimi pa link

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

senzacionalist

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

nuk aplikohet

ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja

Sorry. No data so far.