verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Takim për “Medien shqiptare sot në Maqedoni”

on 5 - 10 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Dhjetëra gazetarë nga disa media, online, të shkruara dhe televizione, kombëtare dhe lokale morrën pjesë në takimin“Media shqiptare sot në Maqedoni” që u organizua nga organizata “Metamorphosis”.
Qëllim i këtij takimi ishte promovimi i projektit “Verifikimi i fakteve” dhe rëndësia e tij, sidomos në kontributin që kjo nismë jep në shërbim të rritjes së vetëdijesimit tek publiku për gazetari profesionale por dhe si një mjet ndihmës për vetë media në respektimin e standardeve të gazetarisë.
Në takim u diskutua edhe rreth realiteteve të medieve shqiptare në Maqedoni, ku në fokus nga gazetarët dhe redaktorët e pranishëm ishin përparimet por dhe sfidat e gazetarisë në gjuhën shqipe në Maqedoni. Në takim u fol edhe për hapa të përbashkët për mundësitë e zhvillimit të mëtejshëm të medieve.
Takimi u organizua me mbështetje të USAID, në kuadër të aktiviteteve të organizatës Metamorphosis.

Abonohuni për lajmet më të reja