verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Tekst i cili tashmë e shpalli fituesin e zgjedhjeve

on 19 - 10 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

kurir-so-pisanie-za-sdsm

[Recension: Tentim i tejdukshëm për destruksion dhe konflikt të ri nga ana e LSDM-së: Përsëri në vend të projekteve dhe progamit duan të ikin nga zgjedhjet me veprime të parashikueshme dhe të turpshme]

Artikulli publikon informata të pavërteta në lidhje me veprimtarinë e LSDM-së opozitare, ndërsa arsyeja për këtë është fakti që kjo parti ishte udhëheqëse e marshit protestues më 11 tetor. Me këtë marsh, organizatorët e shënuan Ditën e kryengritjes në Maqedoni dhe dërguan porosi për liri, që askund në teskt nuk përmendet, edhe pse është përdorur fotografi nga kjo ngjarje. Kjo e drejtë demokratike e protestimit nuk mund të vendoset në korelacion e programin e LSDM-së, të cilin partia në formë të përgjithshme e prezantoi në kongresin e fundit më 2 tetor, me titullin “Plani për Maqedoninë”.

fireshot-capture-32-providen-obid-za-nova-destrukcijaLinku deri te artikulli origjinal: Tentim i tejdukshëm për destruksion dhe konflikt të ri nga ana e LSDM-së: Përsëri në vend të projekteve dhe progamit duan të ikin nga zgjedhjet me veprime të parashikueshme dhe të turpshme

Data dhe koha e publikimit: 13.10.2016

Data e recensionit: 18.10.2016

Recensues: Silvana Zhezhova

POHIME PA BAZË

Теksti nuk ofron ndonjë konfirmim se anëtarët e LSDM-së në rrjetet sociale shprehin dëshpërim nga partia. Për komentet nga “Facebook”-u, të cilat gjoja duhet ta mbështesin këtë pohim dhe janë vënë më në fund në tekst, nuk dihet se nën statusin dhe profilin e kujt janë shkruar, e poashtu kjo shumë lehtë mund të inskenohet nga kundërshtari politik. Poashtu, për ekspertin nuk ekziston kualifikimi opozitar apo proqeveritar, ai ose është ose nuk është ekspert. E kur jemi këtu, me një dozë shumë të vogël të sigurisë mund të thuhet se kush do të jetë fituesi, e kush humbësi.

“Anëtarët e LSDM-së nëpër rrjetet sociale e shprehin dëshpërimin e tyre dhe pyesin deri kur LSDM-ja do ta mbajë gjithë vendin në krizë. As në mesin e ekspertëve opozitarë tashmë nuk ka dilema. LSDM-në e pret humbje e re në zgjedhjet e 11 dhjetorit”.

Kjo pjesë e tekstit dezinformon sa i përket efektit të materialeve të përgjuara dhe gjoja partizimit të Prokurorisë speciale publike, që është formuar për shkak të bisedave të përgjuara. Këto materiale kishin efekt mbi ndryshimet në skenën politike, për shkak se shumë ministra dhe udhëheqës të institucioneve të caktuara u ndërruan, e si rezultat i Marrëveshjes së Përzhinës, kemi edhe ministra teknikë.

Vendi një kohë të gjatë është në krizë politike, ndërsa kryetari i Kuvendit, Траjko Veljanoski, sot i shpalli zgjedhjet për më 11 dhjetor. Për “shkatërrimin e kryeqytetit” nuk është precizuar se për çka konkretisht bëhet fjalë.

“Materialet e përgjuara, partizimi i Prokurorisë speciale dhe shkatërrimi i kryeqytetit, nuk dhanë asnjë efekt. Rejtingu u LSDM-së edhe më tutje është shumë më i ulët se sa ai i VMRO-DPMNE-së”.

ТЕKSTI E KUNDËRSHTON VETËVETEN

Sa i përket pjesës që ka të bëjë me rejtingun (Rejtingu i LSDM-së akoma është shumë më i ulët se sa ai i VMRO-DPMNE-së), teksti e demanton vetëveten, për shkak se edhe analisti, deklarata e të cilit është transmetuar në tekst, e hedh poshtë pohimin se dallimin i rejtingut të LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së është i madh.

“VMRO-DPMNE-ja nga njëra anë, sipas të gjitha gjasave, pas zgjedhjeve nuk do të ketë më shumicë komode, ndërsa LSDM-ja ka pak kohë ta kompensojë dallimin në rejting, i cili tashmë nuk është aq i madh, mirëpo megjithatë ekziston – thotë Markoviq në një deklaratë për Deutsche Welle-n”.

Shkak për diskredtimin e partisë opozitare është fakti se ajo e udhëhoqi marshin protestues qytetar, ngjarje kjo e cila në titullin e tekstit vlerësohet si “tentim i tejdukshëm për destruksion dhe konflikt të ri nga ana e LSDM-së”. Teksti nuk është gjithëpërfshirës dhe përmbajtësor, për shkak se marshi është shfrytëzuar si arsye për të spekuluar në lidhje me rejtingjet e partive politike.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare

relevante

më tepër burime

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

senzacionalist

adekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

diskriminon

diskriminim politik

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk aplikohet

nuk ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja