Tekst i pahijshëm dhe nënçmues
Published in Recensione
on 6 - 10 - 2016 Author: Симона Атанасова[Recension: FOTO: Palaçoja opozitar Shilegov e mbron Katicën e paaftë me poezi haiku]
Теksti që i nënshtrohet kësaj analize është pastër komentues, tendencioz, ofendues dhe bën konstatime të cilat assesi nuk mund të vërtetohen me fakte. Në këtë material, të shkruar me një ton të pahijshëm, zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov, quhet “palaço”. Pa marrë parasysh se sa dikush nuk pajtohet me veprimet, sjelljet, mendimet dhe veprimet e caktuara të Shilegovit, në një tekst assesi nuk guxon të lejohet përdorimi i një fjalori të tillë të pahijshëm.
Linku deri te artikulli origjinal: Palaçoja opozitar Shilegov e mbron Katicën e paaftë me poezi haiku
Data dhe koha e publikimit: 29.09.2016, 18:28
Data e recensionit: 02.10.2016
Recensues: Simona Atanasova
TON TENDENCIOZ DHE OFENDUES
Теksti thotë se Shilegovi posedon “Iphone” që kushton 2.500 еuro, mirëpo nuk ofron dëshmi për këtë, dhe le përshtypje se (dez)informata plasohet që ai të preantohet në dritë negative.
“IPhone-at e artë që kushtojnë 2.500 еuro i mundësojnë Petre Shilegovit që vazhdimisht të jetë i kyçur në internet dhe në shpejtësi dhe me kohë ta publikojë çdo gjë që i kujtohet, e veçanërisht nëse kjo është në favor të manares partiake Katica Janevës”.
Përveç Shilegovit, cak i këtij artikulli tepër tendencioz është edhe prokurorja speciale publike, Katica Janeva, për të cilën komentohet se është e paaftë dhe se është “manara partiake”. Edhe këto komente janë paushalle dhe janë bërë pa asnjë arsyetim ose konfirmim të vërtetësisë.
Përveç asaj se është “degë partiake”, PSP-ja akuzohet edhe për rrënimin e institucioneve legjitime të vendit. Sulmet e këtilla bëhen për shkak se PSP-ja në Gjykatën Penale, për arsye sigurie, ka dorëzuar USB memorie të koduar. Dhe ky është shkaku i vetëm që institucioni që është krijuar të luftojë kundër krimit dhe ta nxjerrë drejtësinë në dritë të quhet “i paaftë”.
Si kapak i të gjitha gjërave, Shilegovit i merret për të madhe që e ka shprehur mendimin e tij në profilin e tij personal në Facebook, sikur ky është një mëkat i madh. E për shkak se mendimin e tij e ka shkruar në tre rreshta, me nënçmim dhe tallje thuhet se kjo qenka “poezi haiku”, edhe pse haiku është poemë japoneze që zakonisht e përshkruan natyrën dhe përbëhet nga tre vargje dhe në 17 rrokje, e jo status në “Faceook” prej tre rreshtash.
Një tekst i këtillë i pahijshëm dhe manipulues përdoret me qëllim të nënçmimit dhe qërimit të hesapeve personale, që është absolutisht e palejueshme me Kodin e gazetarëve.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
ka fakte
nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
anonime
nuk mund të përcaktohet
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
informata të fshehura
BIAS
nuk mund të përcaktohet
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
nuk mund të përcaktohet
mban anën e një pale
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
vepër origjinale
nuk është theksuar autori
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
manipulon
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
nuk ka elemente multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i lidhur me tag-e