verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Tekst i përpiluar me “copëza të ngjitura” që të njolloset një ministër

on 4 - 11 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

todorov-i-kacarski

[Recension: (DETAJE TË REJA) SHOKU I TODOROVIT ËSHTË KAPUR EDHE ME KOKAIN PËRVEÇ MARIHUANËS]

 

Ky është tekst jopërmbajtësor, gjë që shihet që në fillim. Lexuesi assesi nuk mund ta kuptojë se për çka bëhet fjalë për shkak se teksti nuk ka qasje gazetareske dhe nuk janë respektuar rregullat për përgatitjen e tekstit. Nëse ideja ka qenë të nënçmohet ndonjë ministër me gjysmë të vërteta ose të vërteta të plota, teksti do ta arrijë efektin e tij duke pasur parasysh se ato në rrjetet sociale kanë ndikim të madh, dhe për këtë arsye shpërndahen masovikisht. Ndërsa, nëse nga teksti kërkohet profesionalizëm, që nënkupton objektivitet dhe vërtetësi këtë nuk do ta gjejmë, ose më së paku, nuk mund ta dëshmojmë.

todorov-so-drugar-muLinku deri te artikulli origjinal: (DETAJE TË REJA) SHOKU I TODOROVIT ËSHTË KAPUR EDHE ME KOKAIN PËRVEÇ MARIHUANËS

Data dhe koha e publikimit: 31.10.2016

Data e recensionit: 03.11.2016

Recensues: Vllado Gjorçev

 

VENDI I PUNËS NUK ËSHTË SHKAK PËR SHOQËRI

Për personin për të cilin thurret tregimi në tekst ka vetëm disa informata që janë dhënë pa ndonjë arsye për këtë. Aspak nuk është e qartë se pse dhe prej ku ky njeri është gjetur në tekst. Informata se punon në Ministrinë për Shëndetësi, për shkak se gjoja është shok i ministrit Todorov nuk tregon diçka të veçantë – pasi është spekulim i pastër.E edhe sikur të jetë i punësuar atje, kjo nuk është dëshmi se është shok i Todorovit.

Аleksandar Kacarski, njeriu që fshehet pas inicialeve të buletinit policor, jo vetëm që punon në Ministrinë për Shëndetësi, por në ndërkohë edhe është avancuar, dhe është shok i afërt i Todorovit.

Tjetër gjë do të ishte nëse këto të dhëna do të argumentoheshin pak dhe do të bëheshin më të afërta për lexuesit që ata të mund t’i besojnë tekstit. Kështu teksi le përshtypje se bëhet fjalë për porosi për nënçmim. Kjo përshtypje forcohet edhe më shumë me atë që nuk është zbuluar qëllimi që të kontaktohen personat e përmendur, qoftë edhe sikur të bëhej fjalë për tentim të pasuksesshëm.

 

KEQPËRDORIM EDHE I BULETINIT POLICOR

 

Nga gjysmëfjalia “njeriu që fshehet pas inicialeve të buletinit policor”, mund të supozohet se personazhi kryesor ka fituar rol në tekst për shkak se është përmendur në buletinin policor. Megjithatë, kjo është bërë dhe është shkruar në mënyrë aq të ngathët, sa që një njeri i arsyeshëm, në bazë të tekstit të ofruar, vështirëse mund të nxjerë një konkludim të tillë. Згора на сè нема ниту линк од билтенот, ниту датум кога бил настанот.

Kur shkruhet një tekst nuk mund të supozohet se lexuesit do ta kuptojnë që në fillim se për çka bëhet fjalë. Aq më pak teksti le përshtypje se është i vërtetë, për shkak se buletinet e MPB-së dalin me iniciale për personat e dyshuar, e jo me emër dhe mbiemër të plotë. Prandaj, lexuesi i këtij artikulli me të drejtë mund të mendojë se bëhet fjalë për trillim. Ose në rastin më të mirë, për sulm pa dëshmi.

Sipas burimeve të njoftuara mirë, para pesë-gjashtë viteve, në veturën e Kacarskit të tipit “Buba”, policia ka gjetur sasi të madhe kokaini para shkollës së mesme hotelierike. Për këtë Aleksandar Kacarski ka qenë në paraburgim 2 muaj, dhe pas presioneve të fuqishme të “ndonjë” ministri të pushtetit, është lëshuar në liri.

Burimi që është përmendur në këtë paragraf, poashtu nuk është precizuar si duhet. Në një tekst gazetaresk mund të ketë edhe burime anonime, mirëpo ato duhet të precizohen më mirë që të mund të karakterizohen si relevante. Kjo nuk është bërë këtu, dhe me të drejtë lexuesi do të mendojë se ndoshta bëhet fjalë për trillim.

Теksti me spekulime edhe përfundon në stilin e njëjtë. E potencojmë përsëri – pa ofruar asnjë dëshmi – as se njeriu punon në ministri, as se është kapur me drogë, as se është shok i ministrit. E kjo nuk është aspak gazetari e as profesionale. Poashtu, është në kundërshtim edhe me disa nene të Kodit të gazetarëve, në mesin e të cilëve edhe me nenin 1:

Gazetari ka të drejtë për qasje të lirë deri te të gjitha burimet e informimit, të cilat janë në interes publik.

Gazetari duhet të botojë informata të vërteta e të konfirmuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale e as nuk do të falsifikojë dokumente.

Në qoftë se informata nuk mund të konfirmohet, ose nëse bëhet fjalë për supozim, respektivisht spekulim, kjo gjë duhet cekur dhe botuar.

Saktësia e informatës duhet të vërtetohet sa më shumë që është e mundur.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare, anonime

jorelevante

nuk mund të përcaktohet

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

nuk aplikohet

nuk ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja