verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Tekst i qëlluar nga asteroidi

on 20 - 05 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

republika asteroid

[Recension: Një asteroid do të na qëllojë më 16 maj, ndërsa lufta botërore do të fillojë në qershor]

Teksti shkakton habi dhe reagime të tipit: “çka nuk ka në medie”! E fakti që në këtë moment jeni duke e lexuar këtë recension, do të thotë se jeni në mesinë a fatlumëve që e kanë mbijetuar rënien e asteroidit!

asteroidLinku deri te artikulli origjinal: Një asteroid do të na qëllojë më 16 maj, ndërsa lufta botërore do të fillojë në qershor

Data dhe koha e publikimit: 14.05.2016, 13:06

Data e recensionit: 17.05.2016

Recensues: Vllado Gjorçev

JURISTI PERUAN DHE ASTRONOMIA

Ky artikull është shkruar dhe është plasuar në mënyrë senzacionaliste, dhe që në titull na njofton se sigurisht do të na qëllojë një asteroid dhe se lufta botërore do të fillojë në qershor! Qëllimi i tij i vetëm është të tërheqë sa më shumë vëmendje dhe lexueshmëri, duke e anashkaluar me këtë rast faktin se e mashtron publikun dhe me vetëdije përhapr panik. E kjo nuk është gazetari.

Artikulli, me gjasë është “huazuar” nga një medie tjetër, ku është publikuar me titullin e njëjtë para dy muajsh (31.03.2016), mirëpo kjo nuk është theksuar. Përndryshe, teksti i referohet “pastorit parashikues Rikardo Salazar”, i cili:

parasheh se Kina dhe Rusia do të fillojnë luftë kundër SHBA-ve tre muaj pas Europa, për shkak të valës së refugjatëve, do t’i mbyllë kufinjtë e saj…

Në artikull Salazari është paraqitur vetëm si “jurist peruan që jeton në Japoni, e ka plan ta ndërtojë tempullin më të madh krishter në botë” dhe ai tregon se

në ëndërra dhe parashikime i është paraqitur Zoti dhe i ka thënë se në fakt ai është kanal për transmetimin e parashikimeve.

Nga ky publikim nuk mund të kuptohet se çfarë lidhjeje ka “juristi peruan” me astronominë dhe studimin e trupave qiellorë, me politikën gjeostrategjike, lëvizjet globale dhe proceset ekonomike dhe pse duhet lexuesit t’u besojnë parashikimeve të tij, si për shembull ajo se në muajin

Mars 2017: Juani kinez do të bëhet valuta e parë globale

(Dez)informatat e këtilla për luftën e tretë botërore dhe parashikimet se në planetit Tokë i kërcënohet një аteroid i madh, vazhdimisht paraqiten nëpër medie. Kjo, në mes tjerash flet edhe për atë se në çfar shkalle ka rënë gazetaria në Maqedoni kur tema kryesore janë gjyshe Vangja, Nostradamusi, Ivan shëruesi, parashikuesja Kleopatra…

Artikuj pa asnjë farë vlere gazetareske që plasohen vetëm për të mledhur sa më shumë klikime.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

pohimet jo të sakta

deklarata jo të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare, anonime

jorelevante

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

nuk aplikohet

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja