Tekst i shprishur vetëm për në “Facebook”
Published in Recensione
on 14 - 09 - 2016 Author: Владо Ѓорчев[Recension: ЕPO U DRIDH BRANKOJA: Brankoja i dridhur nga tërmeti, i frikësuar, me tuta pret para ndërtesës!]
Teksti i këtillë vështirë se mund të quhet gazetaresk, mirëpo ja, Maqedonia është vend i çudirave, prandaj edhe kjo ekziston! Меtodologjia në bazë të të cilë udhëhiqet “Shërbimi për verifikimin e fakteve në medie” sikur është bërë mu për këtë teks. Përveç gjithë kësaj, artikulli është shkruar në mënyrë të keqe, me gabime gramatikore që flasin për mosnjohje elementare të gjuhës maqedonase.
Linku deri te artikulli origjinal: ЕPO U DRIDH BRANKOJA: Brankoja i dridhur nga tërmeti, i frikësuar, me tuta pret para ndërtesës!
Data dhe koha e publikimit: 11.09.2016
Data e recensionit: 13.09.2016
Recensues: Vllado Gjorçev
Një fotografi dhe një koment i këtillë mund të “kalojnë” në rrjetet sociale, prej kur, edhe supozojmë, se është “siguruar” fotografia. Megjithatë, në medie kjo nuk mund të kalojë. Që moti është dashur të kalohet leksioni se “Facebook”-u dhe portali nuk janë gjëja e njëjtë, dhe se mediet kanë kod të sjelljes.
Që të thuhet se njeriu në fotografi është Branko Cërvenkovski, duhet të ketë argumente për këtë, veçanërisht në rastin e këtillë, kur ajo është e turbullt, e fotografuar nga larg, dhe nuk mund të thuhet me siguri se kush është në të. E në argumente hyjnë: deklarata nga personi i përmendur, adresa ose vendi ku është bërë fotografia, burimi i sigurt, bashkëbiseduesit…
Nuk ka asgjë nga kjo në këtë teskt. E ka mjaftuar të pyetet se ku është bërë fotografia, dhe, eventualisht, të kërkohet ndonjë dëshmitar okular. Kështu mbetet t’i besojmë tekstit, e ai nuk na ofron dëshmi të mjaftueshme për këtë.
Poashtu, teksti është përplot me komente, formulime të çuditshme të fjalive dhe tentime për nënçmim të ish-kryetarit të LSDM-së.
Sidoqoftë, ky tekst nuk plotëson asnjë nga kushtet e normave për shkrimin e teksteve gazetareske. Joetik, rëndë për t’u besuar, jopërmbajtësor, joobjektiv, të gjitha në një vend. Prandaj, kjo gjë që quhet shkrim mund të “kalojë” vetëm në Facebook, e jo edhe në medie – asnjëherë.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
ka fakte
nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
nuk ka burime të evidentuara
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
informata të fshehura
BIAS
nuk mund të përcaktohet
nuk mund të përcaktohet
nuk mund të përcaktohet
mban anën e një pale
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
nuk mund të përcaktohet
nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
nuk aplikohet
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e