verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Tekst jopërmbajtësor, me informata të cekta dhe agresive

on 11 - 11 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

FireShot-Screen-Capture-124--I-zurnal_n-crop-resize

[Recension: Cilët janë ministrat dhe zëvendësit e rinj nga LSDM-ja – kuadro të vjetra dhe të komprometuara të Zaevit]

Edhe media edhe informata të cilën e publikon ajo, e që është subjekt i këtij recensioni, mund të krahasohen vetëm me mbeturinat nukleare. Nuk janë për përdorim, ndërsa përhapin energji negative. Lajmi ka të bëjë me zgjedhjen e ministrave dhe zëvendës-ministrave të rinj, të cilët janë nga radhët e opozitës, për të cilët është arritur marrëveshje ndërmjet katër partive politkke në Përzhnë, si kusht për daljen nga kriza në të cilën gjendet vendi. Informatat e plasuara nuk janë të vërteta. Qëllimi i vetëm i medies është të diskualifikojë një sërë personash që do të marrin funksione të rëndësishme në qeveri dhe te qytetarët të krijojë huti për biografitë e tyre.

FireShot Screen Capture #124 - 'Кои се новите министри и заменици од СДСМ – стари и компромитирачки кадри на Заев I zurnal_nLinku deri te artikulli origjinal: Cilët janë ministrat dhe zëvendësit e rinj nga LSDM-ja – kuadro të vjetra dhe të komprometuara të Zaevit

Data dhe koha e publikimit: 06.11.2015, 08:00

Data e recensionit: 08.11.2015

Recensues: Аleksandar Pisarev

BURIME TË DYSHIMTA

Vërtetësia e përmbajtjes të cilën e publikon kjo medie, nuk mund të konfirmohet, ndërsa burimet të cilave u referohet nuk mund të konsiderohen si relevante. Në këtë tekst skajshmërisht jopërmbajtësor, nuk ka informatë, e nuk ka as porosi. Sipas formulimeve dhe improvizimit që është bërë, qëllimi i vetëm është t’i diskualifikojë ministra dhe zëvendës-ministrat nga radhët e opozitës që akoma zyrtarisht nuk janë emëruar, e të cilët janë propozuar sipas marrëveshjes së katër partive politike në Përzhinë.

Prej fillimit e deri në fund propagon informata të cekta dhe agresive të cilat nuk janë të sakta, ndërsa u referohet burimet krejtësisht jorelevante.

Ministër i ri për punë të brendshme do të jetë Oliver Spasovski, i cili është ish-sekretar i komunës së Kumanovës dhe i përfshirë në të gjithë tenderët e turbullt në komunë, siç ka akuzuar shumë herë deri tani partia në pushtet.

Kiracovski ka qenë i dënuar me dënim me kusht për pjesëmarrje në rrahje në vitin 2001, publikoi Netpress para do kohësh.

Zaevi vazhdon të mos i kuptojë dhe t’i injorojë porositë e qytetarëve se nuk ia pranojnë këta njerëz dhe këtë mënyrë të punës.

KUR JONORMALJA BËHET NORMALE

Pasojat e gazetarisë së tillë mund të jenë prej frikës e deri te urrejtja ndaj disa njerëzve të cilët ndoshta këtë nuk e meritojnë. Mirëpo, për shkak se tendencat e tilla ekipi redaktues qartazi nuk i kontrollon ose i miraton, ato bëhet gjë normale, së paku kur është në pyetje media përmbajtjen e të cilit e recensojm.

Nëse nga ai aspekt e shohim edhe informatën dhe medien ajo nuk meriton recension, mirëpo për shkak se paraqitet në hapësirën mediatike duhet theksuar se atje vlejnë, ose së paku do të duhej të vlejnë disa rregulla të sjelljes që janë të definuara me Kodin e gazetarëve të Maqedonisë. Mirëpo edhe me rregillat e rrepta për vetërregullim, të cilat OSBE-ja i vendosi në vitin 2008 për mediet elektronike, e të cilat në këtë rast janë shkelur në mënyrë drastike.

Derisa edhe mediet e këtilla të fillojnë të sillen në mënyrë të përgjegjshme, qytetarëve u mbetet të vetë të jenë filter i informatave të ofruara.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare

jorelevante

2 burime

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

adekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja