verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Tekst lavdërues për Gruevskin “e palodhshëm”

on 6 - 06 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

republika

[Recension: Pas agjendës intensive në terren, Gruevski me miqtë në parti basketi (fotogaleri)]

Ky është një tekst lavdërues dhe populist, i cili nga një informatë e zakonshme, ka bërë reklamë të shkëlqyeshme për liderin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.

По интензивната агенда на терен Груевски со пријателите на партија баскет фотогалерија Република OnlineLinku deri te artikulli origjinal: Pas agjendës intensive në terren, Gruevski me miqtë në parti basketi (fotogaleri)

Data dhe koha e publikimit: 05.06.2016

Data e recensionit: 06.06.2016

Recensues: Аna Аnastasovska

REKLAMË PËR GRUEVSKIN

“Pas agjendës intensive gjatë të cilës realizoi takime me qytetarët dhe kontrolloi realizimin e disa projekteve në rajonin e Koçanës, në fshatrat Orizare dhe Podllog, Gruevski gjeti kohë edhe për t’u shoqëruar me miqtë. Kësaj radhe me basketboll, me ç’rast tregoi se përveç futbollit, mirë e luan edhe basketbollin”.

Nga një informatë e zakonshme, se Gruevski ka luajtur basketboll me miqtë është bërë një publikim lavdërues, që lideri i VMRO-DPMNE-së të prezantohet si shumë punëtor dhe i palodhshëm. Nga ana tjetër, potencohet edhe shkathësia e tij në sport, jo vetëm për futboll, por edhe për basketboll.

Edhe pse te fotografitë mund të vërehen edhe disa ministra, megjithatë, theksi plotësisht është vënë te Gruevski.

Artikulli nuk ka problem me vërtetësinë, mirëpo problemi është se ai është bërë me qëllim të caktuar, në mënyrë populiste dhe i ngjan tekstit për marketing politik, që është përgatitur sipas dëshirës së partisë në pushtet.

Me mënyrën e këtillë të përpunimit dhe të plasimit të këtij publikimi jashtëzakonisht favorizues, është shkelur neni 14 i Kodit të gazetarëve, ku në mes tjerash thuhet:

Gazetari duhet të sigurojë distancë profesionale prej subjekteve politike.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

pohime të sakta

deklarata të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

infoVistinitostEXTENSIVENESS

gjithëpërfshirës

nuk ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

plotësisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

informon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

i qartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

informon

është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja