verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Tekst me dioptri partiake

on 25 - 04 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

republika

[Recension: Zaevi ik nga negociatat, LSDM-ja dhe SOROS-i dëshirojnë eksalim të krizës]

Sipërfaqësor, paushall dhe komentues – këto janë karakteristikat e këtij materiali, i i cili, siç duket, dëshiron që situatën edhe ashtu jashtëzakonisht ta thjeshtojë në mënyrë joadekuate duke e etiketuar fajtorin, duke e shtrembëruar fotografinë reale gjatë kësaj. Do të thonim se bëhet fjalë për një artikull të shkruar me syze partiake.

 Linku deri te artikulli origjinal1111: Zaevi ik nga negociatat, LSDM-ja dhe SOROS-i dëshirojnë eksalim të krizës

 Data dhe koha e publikimit: 20.04.2016  14:08 

 Data e recensionit: 24.04.2016

 Recensues: Vlladimir Mirçeski

 

LAJM I DËSHTUAR

Kemi tre paragrafe, dy prej tyre korrekte, mirëpo jo edhe i treti (përfundimi). Me vetëm një fjali është prishur teksti që ka mundur të kalojë si një informatë e shkurtër, mirëpo solide. Nga kjo fjali e fundit e artikullit, pastaj është nxjerrë edhe titulli tendecioz: “Zaevi ik nga negociatat, LSDM-ja dhe SOROS-i dëshirojnë eksalim të krizës”, me të cilin, në fakt, ka dështuar lajmi krejtësisht.

Në rregull, lajm, edhe atë i madh, është ai se opozita e kushtëzon shkuarjen në takimin negociator në Vjenë me plotësimin e dy kërkesave – tërheqjen e vendimit për amnestimin e politikanëve dhe konvokimin e mbledhjes së Kuvendit ku do të shtyheshin zgjedhjet që janë caktuar të mbahen më 5 qershor. Mirëpo, gjithsesi nuk është informatë, së paku e besueshme dhe e verifikuar, pohimi, ose më mirë të themi komenti përfundimtar:

Pas kësaj konference për shtyp të Zaevit është shumë e qartë se ai dhe LSDM-ja ikin nga bisedat në Vjenë dhe se qëllimi i tyre nuk është zgjidhja e krizës, por vazhdimi dhe thellimi i mëtutjeshëm i saj.

Prej nga ky përfundim? Në bazë të cilëve elemente mund të thuhet se opozita dëshiron thellim të krizës? Fakte nuk ka, poashtu as argumente, nuk ka burime, nuk ekzistojnë as shprehjet e zakonshme “kuptojmë”, “burime të besueshme”, “burime partiake”, “diplomatë anonimë”… Me fjalë të tjera, nuk ka asnjë dëshmi reale, të interpretuar me veglat gazetareske, që të mbështetet formulimi serioz, mirëpo edhe i rrezikshëm i titullit se “LSDM-ja dhe SOROS-i dëshirojnë eksalim të krizës”Prandaj, vërtetësia është dëmtuar nga brenda.

Теksti ka pasur mundësi të vendoset në baza të shëndosha – në atë që e ka deklaruar lideri i opozitës dhe pastaj të zhvillohet ngjarja. Ka mundur të pyetet LSDM-ja se çka nënkupton veprimi i tyre i tillë, ja p.sh. e pengojnë procesin, e bëjnë presion mbi pushtetin etj., dhe në bazë të përgjigjeve të ndërtohej artikulli, të kërkohej mendimi i Komisionit Evropiuan, si iniciator i takimit të Vjenës, pastaj të merren qëndrime të ekspertëve, që ata ta interpretojnë qëndrimin e opozitës.

E jo kështu, një akuzë e rënë nga qielli që “mbështetet” në ajër, gjegjësisht ri pezull…


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

pjesërisht

pjesërisht

pjesërisht

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare

relevante

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

manipulon

është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja