Tekst me konstatime е pa konfirmime, nuk mund të jetë lajm!
Published in Recensione
on 30 - 01 - 2017 Author: Adrian Kerimi[Recension: EKSKLUZIVE: Gruevski gjunjëzohet para kushteve të BDI-së, i pranon të gjitha !]
Gazetarët duhet të sigurojnë distancë profesionale nga subjektet politike, e kemi cekur shumë herë. Në këtë drejtim, ata nuk janë palë, e cila duhet të jep konstatime apo të sjellë përfundime vetë, qoftë në emër të ndonjë pale tjetër apo të lexuesve.
Teksti që po recensojmë në asnjë rresht nuk dëshmon atë që konstatohet në të. Për të gjitha konstatimet, nuk ka burime të evidentuara, por thjeshtë gazetari thirret në termin “mëson” pa treguar se prej kujt, si dhe jep përfundimet, të cilat, në këtë mënyrë, ua imponon lexuesve në mënyrë jo profesionale.
Të gjendur para presionit dhe kushteve të caktuara nga Bashkimi Demokratik për Integrim, Agjencia e Lajmeve Flaka mëson që drejtuesit e VMRO-DPMNE-së kanë pranuar pa përjashtim të gjitha kushtet e vendosura në tavolinë.
Mandat shtesë 5 vjeçar për Prokurorinë Speciale Publike, gjuha shqipe si dhe të gjitha pikat e deklaratës së përbashkët të partive politike shqiptare dhe platformës së Bashkimit Demokratik për Integrim, janë tashmë një akt i kryer në tavolinë.
Agjencia e Lajmeve Flaka, mëson që Bashkimi Demokratik për Integrim do të merr edhe timonin e Parlamentit të Republikës së Maqedonisë, duke caktuar kryeparlametar një nga deputetët e vet.
Linku deri te artikulli origjinal: “EKSKLUZIVE: Gruevski gjunjëzohet para kushteve të BDI-së, i pranon të gjitha !”
Data dhe koha e publikimit: 27.01.2017
Data e recensionit: 27.01.2017
Recensues: Adrian Kerimi
Për të gjitha elementet e lajmit nuk ka asnjë burim, asnjë citat dhe asnjë provë, e cila dëshmon atë që thuhet në tekst. Për çudi, përskaj të gjitha pretendimeve, në tekst nuk ka as qëndrim nga palët e përfshira. As njëri e as tjetri protagonist nuk janë të inkuadruar në tekst, e nuk ka as ndonjë fjali që thotë se redaksia ka tentuar që t’i kontaktojë. Ky veprim dhe kjo qasje e vë në pikëpyetje vërtetësinë e lajmit.
Po ashtu, Bashkimi Demokratik për Integrim do të drejton edhe shumë ministri dhe drejtori të rëndësishme, një nga ato edhe Ministria e Mbrojtjes.
Nga burime të veta, Flaka mëson që të gjitha pikat e dakorduara janë precizuar qartë me afat realizimi.
Për dallim nga herët e kaluara, marrëveshja do të bëhet publike dhe do të mban vulat e dy subjekteve politike.
Artikulli më shumë i ngjason një propagande ditore të përgatitur në kuzhina partiake, se sa një lajmi profesional. Sa për informacion, as edhe një lajm agjencie nuk guxon të transmetohet pa mos përfshirë të gjitha palët në tekst, pa mos dëshmuar atë që thuhet dhe pa mos siguruar edhe qëndrimin e palëve të prekura.
Jo zyrtarisht, Flaka mëson që Gruevski nuk do të jetë kryeministër dhe as ministra ish ministrat që dhanë dorëheqje shkaku i përgjimeve.
Fjalën e fundit pritet ta thotë lideri i BDI-së Ali Ahmeti. Sot, në mbledhjen e kryesisë qendrore Ahmeti do të vendos lidhur me koalicionimin me VMRO-DPMNE apo opsione të tjera që ishin lansuar nga lideri i kësaj partie Ali Ahmeti. Flaka
Teksti përfundon me konstatim, ku thuhet se fjalën e fundit do ta ketë lideri i BDI-së. Sidoqoftë, pavarësisht rrethanave politike, për këtë tekst, fjalën e fundit do ta ketë publiku, i cili me të drejtë mund ta cilësojë si spekulim dhe pretendim të pabazuar në fakte.
Lajmi nuk posedon as strukturë, rrjedhë dhe sfond që do të informonin në mënyrë plotësuese lexuesit dhe do t’u jepte atyre një pasqyrë më e qartë për të gjitha zhvillimet politike të deritanishme.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
pohimet jo të sakta
deklarata jo të vërteta
SOURCES OF INFORMATION
nuk ka burime të evidentuara
nuk mund të përcaktohet
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
informata të fshehura
BIAS
jo
nuk përjashtohet
nuk përjashtohet
mban anën e një pale
anshmëri politike, anshmëri komerciale
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të ndara nga faktet
PLAGIARISM
nuk mund të përcaktohet
nuk është theksuar autori
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
joadekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
elemente solide multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e