Tekst me shumë komente, cilësime dhe shkelje etike
Published in Recensione
on 20 - 09 - 2016 Author: Agron Vrangalla[Recension: “BDI –BFI”]
Ironia dhe sarkazma janë dy gjërat që në një moment të caktuar mund të jenë shumë të qëlluara për të komunikuar me publikun. Në gazetari ekzistojnë zhanre të posaçme satirike, siç është kozeria, skeçi dhe karikatura. Edhe komentet apo opinionet shpeshherë mund të kenë dozë ironie apo sakrazmi. Përmbajtjet e tilla zakonisht përdoren për të ironizuar me një dukuri apo ndonjë informacion, qoftë fjala për politikë, ekonomi, sociale. Këto zhanre jo gjithmonë janë për të qeshur. Ato paraqesin një realitet të caktuar nga një këndvështrim tjetër.
Duhet theksuar se disa grupacione (jo komunitete të tëra) nuk e pranojnë për shembull humorin për të përballuar një karikaturë të besimit të tyre fetar. Rast të tillë eklatant kishim në Francë me revistën satirike Charlie Hebdo, e cila para dy vitesh u përball me numër viktimash nga një sulm terrorist, vetëm si hakmarrje ndaj një kopertine kontroverse që hodhi në treg kjo kompani. Por pyetja që ngritet këtu është: A mund të cilësohet teksti i recensuar si një lajm satirik? Ndjekim detajet…
Linku për te artikulli origjinal: “BDI –BFI”
Data dhe koha e publikimit: 12.09.2016
Data e recensionit: 18.09.2016
Recensues: Agron Vrangalla
Teksti ka marrë për bazë një gafë që është bërë në edicionin e lajmeve të një televizioni gjatë 11 shtatorit kur edhe ndodhi tërmeti në Shkup. Në pamje të parë, duket sikur ky tekst do të ironizojë pak me gafën që u shfaq në ekran, dhe kaq. Jo. Ai futet shumë më thellë.
Teksti ka disa probleme. Më kryesori është se duket si sarkazëm, por nuk është sarkazëm. Të paktën nuk duket se autori e ka këtë qëllim. Por sipas seriozitetit të shfaqur në këtë tekst, që përndryshe është e vështirë të konsiderohet serioz, lind batuta e dytë, akoma më e fuqishme, që është kjo se aty shfaqen tendenca serioze të parashikimit. Më konkretisht, hidhet ideja se kreu i BFI-së do të bëhet kryetar i BDI-së. Por, kjo nuk thuhet vetëm me shaka, sepse pasojnë komente tjera, ku thuhet se kjo vjen si pasojë e dështimit të ministrave të kësaj partie, andaj në krye të saj do të vijë Sulejman Rexhepi.
Më pas, redaksia uron dhe shpreson se Ali Ahmeti do të kthehet në Zvicër për të shfrytëzuar pensionin e tij që ky shtet ia ka ndarë, pasi ka vlerësuar paaftësinë psiko-fizike të Ahmetit për të bërë punë. Ja si thotë fjalia:
“Shpresojmë se Ali Ahmeti do të kthehet në kurbet në Zvicëre që do ta shijojë pensionin e 30 viteve më parë të fituar si njeri i paaftë për punë dhe probleme psiqike.”
Hiq të gjitha, vetëm kjo fjali përmban shumë nga shkeljet e mundshme që mund të ndodhin brenda një lajmi. Ka akuzë të pa bazuar në fakte, gjuhë diskredituese, si dhe koment për të tërë. Në një shtet normal ku funksionon ligji, vetëm me këtë fjali, autori apo redaksia mund të ballafaqohet me gjyqin dhe me dënime. Nuk futemi në atë se a është e vërtetë akuza apo jo. Mund të jetë e vërtetë, por kjo nuk të shpëton nga dënimi. Fakti që hidhet një akuzë e pa argumentuar, është e dënueshme.
Menjëherë pas kësaj pason një cilësim tjetër, po aq i rëndë, kur thuhet se edhe Sulejman Rexhepi nuk dallon shumë nga Ali Ahmeti. Pra sipas autorit, kemi të bëjmë me dy persona me probleme psiqike, që do udhëheqin një parti njëri pas tjetrit?!?
Ose, e treta, ku BFI emërtohet si parti politike, duke thënë “Rroftë partia BFI e BDI”. Sido që të jetë, BDI-ja e BFI-ja, qoftë edhe djalli vetë, këto përshkrime dhe cilësime janë rreptësisht të ndaluara në kodin e gazetarëve. Madje edhe në kuadër të një kolumne do të ishin qëndrime tejet radikale, sepse, fundja, ekziston një lloj etike në mes një kolumnisti apo opinionisti me publikun të cilit i shkruan. Por, a mund të quhet të paktën një shkrim me natyrë sarkastike? Mbase në rrethana të tjera po, por me një kusht që autori të ishte i vetëdijshëm se po ironizon me situatën dhe të mos publikohej në rubrikën e lajmeve. I tillë siç është, teksti përfshin një seri shkeljesh në aspektin e profesionit të gazetarisë dhe vë redaksinë dhe vetë gazetarin në rrezik për sanksionim ligjor apo etik.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
pohimet jo të sakta
deklarata jo të vërteta
SOURCES OF INFORMATION
nuk ka burime të evidentuara
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
informata të fshehura
BIAS
nuk mund të përcaktohet
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
informata të rrejshme
është i njëanshëm
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
vepër origjinale
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
nuk aplikohet
nuk ka linke kontekstuale
i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e