Tekst me spekulime të paverifikuara
Published in Recensione
on 18 - 04 - 2016 Author: Димитар Тануров[Recension: Ivanovi sonte megjithatë i ka pranuar ambasadorët Bejli dhe Althauzer]
Теksti është spekulues, fshehet pas shprehjes “kuptojmë nga burime diplomatike”. Në asnjë pjesë të tekstit nuk përmendet asnjë burim tjetër që do t’i konfirmonte pretendimet e bëra, e as që më vonë është publikuar demanti (nga ambasada gjermane) se takimi i tillë fare nuk është mbajtur.
Linku deri te artikulli origjinal: Ivanovi sonte megjithatë i ka pranuar ambasadorët Bejli dhe Althauzer
Data dhe koha e publikimit: 13.04.16, 01:09
Data e recensionit: 16.04.16
Recensues: Dimitar Tanurov
DEZINFORMATË
“Sonte, në orën një pas mesnate, kryetari Gjorge Ivanov, megjithatë në rezidencën e tij në Vodno e ka pranuar ambasadorin e SHBA-ve, Xhes Bejli dhe të Gjermanisë, Kristine Althauze, kupton Libertas nga burimet diplomatike. Takimi është mbajtur me insistimin e ambasadorëve të shokuar nga vendimi i Ivanovit për të bërë amnesit të përgjithshme.”
Теksti bazohet në informata të pakonfirmuara spekulative, të cilat janë të “mbështjella”, sikur gjoja janë marrë nga kanale diplomatike. Në artikull theksohet informata e njohur se ambasadorët kanë kërkuar takim me kryetarin Ivanov dhe këtu nuk ka asgjë kontestuese, duke pasur parasysh se ambasadorët publikisht kërkuan sqarim dhe takim pas vendimit të tij për amnesti.
Megjithatë, edhe përkundër kërkesave për takim, Ivanovi madje pas dy ditësh nga publikimi i vendimit, i pranoi ambasadorët, e jo siç thuhet në këtë shkrim. Takimi i parë me ambasadorët u mbajt më 14 prill, ndërsa në të morën pjesë ambasadori i SHBA-ve, Xhes Bejli, dhe euroambasadori Aivo Orav. Nuk u zbuluan detaje nga ky takiml Ambasadorja gjermane Kristine Althauzer aspak nuk ka pasur takim me kryetarin Ivanov, ndërsa nga ambasada gjermane na informuan se kanë dërguar edhe demant, mirëpo ai nuk është publikuar.
Në artikull, poashtu, transmetohen detaje nga takimi i pretenduar dhe duke për i përdorur epitetet “i ftohtë”, “polemik”, “me zënka”, krijohet përshtypje se ai me të vërtetë ka qenë i tillë.
PJesa tjetër e tekstit, ku zbulohen fragmene nga bisedat, në fakt paraqesin pjesë nga deklaratat parparake të dhëna nga diplomatët dhe bashkësia ndërkombëtare për vendimin e Ivanovit.
Теksti është në kundërshtim me Kоdin e gazetarëve, ku theksohet se detyra e gazetarëve është respektimi i të vërtetës dhe gjatë transmetimit të informatave, ata duhet të jenë të ndershëm, objektivë dhe të saktë.
Neni 1 i Kodit thotëse сçdo informatë duhet të verifikohet sa më shumë që është e mundur, e në qoftë se nuk mundet, atëherë duhet cekur se bëhet fjalë për spekulim.
Ndërsa, në Nenin 3 të Kodit thuhet se gazetari duhet ta publikojë demantin në rastet kur do të vërtetohet pasaktësia e informatës.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
ka fakte
pohimet jo të sakta
deklarata jo të vërteta
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
jozyrtare
jorelevante
nuk mund të përcaktohet
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
tregon një të pavërtetë
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
informata të rrejshme
mban anën e një pale
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
nuk mund të përcaktohet
nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
josenzancionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
nuk ka elemente multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e