Tekst në kategori të gabuar, me shumë komente e pa dëshmi
Published in Recensione
on 22 - 09 - 2016 Author: Fatlume Dervishi[Recension: “Panika e bën BDI – në qesharake, shpëtimin nga opozita e kërkon tek Imer Selmani?!”]
Përveç që nuk kuptohet se cilës rubrike i takon, artikulli nuk respekton parimet bazë të asnjërit prej zhanreve. Teksti, edhe pse është i gjatë, është publikuar në rubrikën “Lajme Flash”, kurse në krye të tij qëndron etiketimi “Analizë: Sakte.net”. Përderisa në përbërjen e tij nuk është cituar as edhe një analist ose ekspert, ky tekst nuk mund të jetë as analizë .
Linku deri te artikulli origjinal: “Panika e bën BDI – në qesharake, shpëtimin nga opozita e kërkon tek Imer Selmani?!”
Data e publikimit: 20.09.2016
Data e recensionit: 21.09.2016
Recensues: Fatlume Dervishi
Pa citime dhe dëshmi, është shkruar mbi marrëdhënien e BDI-së me ish kreun e DR-së, Imer Selmanin, është pretenduar për bashkëpunim, madje shtjellohet edhe një skenar të mundshëm që do të kthente Selmanin në skenën politike. Gabimet e përmbajtjes e kanë fillimin që në titull.
“Analizë: Sakte.net
Pasi që gradualisht janë duke i dështuar të gjitha skenaret për përcarje të opozitës, veprimi i radhës i BDI – së dëshmon edhe dëshprimin e thellë që aktualisht është duke kaluar kjo parti e cila fillimisht u detyrua t’i zëvendësojë të gjithë ministrat shkaku i skandaleve në publik, më pas u angazhua që me llojin e “vesel memedëve” të kontrollojë opozitën, ndërsa tash së fundmi përpiqet të ringjallë një “kufomë politike”, njeri që i shijoi të gjitha privilegjet e pushtetit dhe u ndëshkua me votë nga populli kur u kuptuan lidhjet e tij të afërta me partitë pushtetare, shqiptare e maqedonase. Është fjala për Imer Selmanin, i cili përmes mediave të pushtetit është duke bërë përpjekjet për një “rikthim” politik.”
“Analiza” nuk mund të ndërtohet duke pasur vetëm një deklaratë të personit, sjellja politike e të cilit është vetë si objekt analize. Këtë analizë duhet ta ndërtojë gazetari, mirëpo jo dosido, por duke u bazuar në vlerësimet e ekspertëve dhe njohësve të çështjes.
Zgjedhja e fakteve patjetër të sigurojë informacion objektiv duke pasur parasysh të gjitha apektet e rëndësishme të temës që trajtohet. – shkruan në Kodin Etik.
“Subjekti i Imer Selmanit është ende aktiv, por përpjekja që të rifunkcionalizohet ky subjekt gjoja me pretekst se këtë e kërkojnë qytetarët është një dëshmi më shumë të panikës së BDI-së e cila u ballafaqua me mllefin e mbi 30 mijë qytetarëve që u pa në protestën e organizuar nga Këshilli Opozitar dhe partitë opozitare./Sakte.net”
Nëse gazetari vlerëson se informacioni i paprovuar është me interes publik, është i obliguar ta publikojë, por duke saktësuar se bëhet fjalë për informacion të pakonfirmuar. – shkruan në Kodin Etik.
Teksti, në fakt, bën pjesë në kategorinë e komenteve, të redaksisë ose të vetë gazetarit. Ja disa prej pjesëve komentuese:
- “… gradualisht janë duke i dështuar të gjitha skenaret për përcarje të opozitës…”
- “… dëshmon edhe dëshprimin e thellë që aktualisht është duke kaluar kjo parti…”
- “… përpiqet të ringjallë një “kufomë politike”…”
- “… përpjekja që të rifunkcionalizohet ky subjekt gjoja me pretekst se këtë e kërkojnë qytetarët…”
- “… panikës së BDI-së e cila u ballafaqua me mllefin e mbi 30 mijë qytetarëve…”
Vetëm po të ishte i shënuar si koment, për artikullin do të mund të thuhej që është brenda kornizës së parimeve, ngase kështu siç është, ai nuk mund të konsiderohet ndryshe, përveçse si lajm ose analizë jo profesionale. Meqë është bërë kategorizim i gabuar, artikulli del të jetë tendencioz, sidomos për shkak se diskrediton aktorët e përmendur dhe nuk ofron fakte për atë që pasqyron.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
jorelevante,
1 burim
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
nuk mund të përcaktohet
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
nuk mund të përcaktohet
është i njëanshëm
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
kopje të plotë
është theksuar burimi pa link
TITLE QUALITY
nuk informon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
nuk ka elemente multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e