verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Теkst në të cilin nuk dëshmi dhe mbështetje – por vetëm akuza

on 20 - 01 - 2017       
Këtë postim mund ta lexoni edhe në: Maqedonisht

Kurir protiv Soros

[Recension: Sorosi me taktikën “Nuk ka drejtësi, nuk ka qetësi” proteston edhe kundër Trampit]

Теkst që është definicion për manipulim. Vepra gazetareske që i nënshtrohet kësaj analize transmeton një tekst nga një medie serbe, mirëpo atij teksti në mënyrë tendencioze ia shton një pjesë komentuese, me të cilën plotësisht e ndryshin rëndësinë e tekstit origjinal dhe e manipulon publikun.

Artikulli fillon me tekst për protestat në SHBA që u zhvilluan disa ditë para inaugurimit të kryetarit të ri të zgjedhur amerikan, Donald Tramp. Теksti është marrë në mënyrë korrekte nga media serbe “Blic”, mirëpo korrektësia përfundon diku në gjysmë të tekstit. Gjysma tjetër është shtojcë e cila nuk ka asnjë lidhje me tekstin origjinal dhe është ngjitur për të bërë propagandë.

Сорос со тактика „Нема правда нема мир“ протестира и против Трамп Kurir.mkLinku deri te artikulli origjinal: Sorosi me taktikën “Nuk ka drejtësi, nuk ka qetësi” proteston edhe kundër Trampit

Data dhe koha e publikimit: 14.01.2016, 21:54

Data e recensionit: 18.01.2017

Recensues: Simona Atanasova

EDHE TEKSTI I HUAZUAR ME PIKËPYETJE

Në fakt, edhe pjesa që është marrë nga media serbe është e dyshimtë. Nuk është konfirmuar fakti se me të vërtetë protestat në Uashington zhvillohen me moton “Nuk ka drejtësi, nuk ka qetësi”. Për një gjë të tillë tekstet nuk ofrojnë fotografi, e as ndonjë video-inçizim që do ta konfirmonte pohimin që është bërë në tekst.

Siç transmetojnë edhe mediet botërore, protestat kundër Trampit në Uashington bëhen për shkak se kërkohet barazi nga administrata e re amerikane, si dhe për ta shprehur mospajtimin me premtimin e Trampit se do ta heqë programin shëndetësor të krytearit amerikan në largim, Barak Obama, të njohur si “Obamacare”.

Dhe kjo aspak nuk ka lidhje me Xhorxh Sorosin.

Në asnjë medie amerikane, e as në ndonjë medie relevante botërore nuk përmendet emri i Sorosit në kontekst të këtyre protestave. Përveç në meidet maqedonase.

Në fakt, as në tekstin që i nënshtrohet këtij recensioni nuk përmendet Sorosi, por emri i tij figuron vetëm në titullin e tekstit. Sorosi “famëkeq” përsëri shërben “për t’i frikësuar njerëzit”, pa asnjë dëshmi se ka lidhje me protestat, etiketohet se organizon protesta si në SHBA, ashtu edhe në Maqedoni.

E PAQARTË ËSHTË SE PSE ËSHTË “E QARTË”

Aq më tepër, teksti vendos një paralele imagjinare ndërmjet SHBA-ve dhe Maqedonisë, duke pohuar pa fakte se “në Amerikë realizohet skema e njëjtë sikurse edhe në Maqedoni”, gjegjësisht “skenari tashmë i parë”.

“Ajo që është e qartë është se bëhet fjalë për protestë klasike politike nën paravanin e organizatave joqeveritare dhe qytetare që ka për qëllim mashtrimin e publikut. Skenar tashmë i parë në Maqedoni, protesta me moton e njëjtë të organizatave joqeveritare, të cilat në shikim të parë angazhohen për dofarë të drejtash. Qëllimi i tyre i vetëm është politika dhe veprimi në dobi të të majtës, ndërsa kundër të djathtës, e cila sikurse në Maqedoni, ashtu edhe në SHBA, zbaton politika të drejta nacionale”.

Aspak nuk është e qartë se si është “e qartë” se bëhet fjalë për protestë klasike politike nën paravanin e organizatave joqeveritare, siç thotë teksti. Nuk ka asnjë dëshmi për lidhshmërinë as të Sorosit, e as të organizatave joqeveritare që janë nën ombrellën e tij  me organizimin e dhe realizimin e protestave në SHBA. As që ka ndonjë vërtetim real se organizatorët veprojnë në dobi të të majtës, e kundër të djathtës – si në SHBA, ashtu edhe në Maqedoni.

Artikulli, poashtu, në mënyrë komentuese dhe të njëanshme thotë se “e djathta, sikurse në Maqedoni, ashtu edhe në SHBA, zbaton politika të drejta nacionale”. Mbetet “pezull” se ku e bazon media këtë pohim? Sipas cilave kritere, publikut i servohet si i saktë pohimi se e djathta zbaton politika të drejta nacionale?

Poashtu, në mënyrë të njëanshme konstatohet se OJQ-ve nuk u interesojnë as të drejtat, as shëndetësia, as arsimi, e as temat e tjera qytetare, e nuk ka dëshmi se kjo me të vërtetë është ashtu, ose është trilluar për ndonjë qëllim të caktuar.

Ky artikull aspak nuk i respekton vlerat etike dhe standardet profesionale gjatë transmetimit të informatave, e as që e informon publikun në mënyrë të ndershme, objektiv e dhe të saktë. Në fakt, gjëja e vetme që arrihet me këtë artikull është shtrembërimi i fakteve, e me këtë edhe dezinformimi dhe manipulimi i lexuesve.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAFIKU

infoVistinitostVËRTETËSIA

ka fakte

pohimet jo të sakta

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostBURIMET E INFORMATAVE

ka burime të evidentuara

zyrtare, anonime

më tepër burime

një palë

infoVistinitostPËRMABJTËSIA

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostANSHMËRIA

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostKOMENTIMI

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGJIATURA

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostKUALITETI I TITULLIT

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostFOTOGRAFIA

ka

adekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostGJUHA E URREJTJES

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostI PËRSHTATUR PËR UEB

mesatarisht i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Abonohuni për lajmet më të reja