verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Tekst që është me vite drite larg produktit gazetaresk

on 28 - 09 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

dokaz

[Recension: I vogël është dallimi sipas anketave të fundit, DPMNE në përparësi me vetëm pesë deputetë]

Ky publikim sipas asnjë standardi nuk paraqet tekst gazetaresk. Madje edhe mënyra se si është përgatitur ai e vë në pikëpyetje vërtetësinë e tij. Më tepër i ngjan informatës së trilluar, se sa njoftimi.

dokazm-mk-mala-e-razlikata-spored-poslednite-anketi-dpmne-vo-prednost-samo-so-pet-pratenikaLinku deri te artikulli origjinal: I vogël është dallimi sipas anketave të fundit, DPMNE në përparësi me vetëm pesë deputetë

Data dhe koha e publikimit: 21.09.2016,

Data e recensionit: 26.09.2016

Recensues: Dimitar Tanurov

LETËR E TRANSMETUAR PA TRAJTIMIN ADEKUAT

Teksti, sipas formës së tij, nuk bën pjesë në asnjë zhanr gazetaresk për shkak se informata e fituar aspak nuk është përpunuar, por është transmetuar në mënyrë integrale. Kjo është në kundërshtim me rregullat dhe standardet e gazetarisë që parashohin që informatat e fituara të hulumtohen, të verifikohet vërtetësia e tyre dhe ato të përpunohen.

Pa marrë parasysh se cilit zhanr i takon informata, ajo duhet ta ketë kreun e saj, brendinë dhe fundin. Mirëpo, edhe kjo mungon.

Poashtu, kontestuese është edhe gjuha e vetë publikimit, e cila është në kufi me mosnjohjen elementare të saj. Fare nuk ka shenja të pikësimit, nuk ka shkronja të mëdha në fillim të fjalisë, e edhe emrat nuk janë shënuar me shkronjë të madhe. Pa marrë parasysh se denoncuesi nuk përdor gjuhë standarde letrare, gazetari është i obliguar ta rregullojë atë.

“ka anketë vmro është në përparësi me 5 deputetë mirëpo pa shqiptarët këtu lsdm-ja do të ketë bdi-ja ka 12 deputetë besa 109 thaçi mezi 1 dhe ai sela 1”

NUK KA DËSHMI TË MJAFTUESHME SE BËHET FJALË PËR LETËR TË PRANUAR

Nga ana tjetër, kontestues është burimi. Gjoja, bëhet fjalë për denoncim nga një politikan që është dërguar nëpërmjet postës elektronike, mirëpo porosinë nuk e shohim, vetëm tekstin që është kopjuar prej saj. Në rastet e këtilla bëhet printscreen i porosisë, ndërsa të dhënat e politikanit mbulohen, në qoftë se ai dëshiron të mbetet anonim. Mirëpo, me publikimin e këtillë, lind dyshimi se a ekziston me të vërteët burimi, apo bëhet fjalë për informatë të trilluar. Poashtu, askund nuk zbulohet se kush e ka realizuar anketën, kur është realizua ajo… Këto janë informata që duhet të hulumtohen, dhe prej tyre varet relevanca e anketës.

Publikimi është në kundërshtim me këto nene të Kodit të gazetarëve:

Neni 1.

Gazetari ka të drejtë për qasje të lirë në të gjitha burimet e informimit me interes publik. Gazetari duhet të publikojë informata të sakta, të verifikuara dhe nuk do të fshehë informata thelbësore dhe nuk do të falsifikojë dokumente. Në qoftë se informata nuk mund të konfirmohet ose bëhet fjalë për supozim, gjegjësisht spekulim, kjo duhet të thuhet dhe të publikohet. Saktësia e informatës duhet të verifikohet sa më shumë që është e mundur.

Neni 2

Nëse gazetari është i penguar që të arrijë deri te informata e kërkuar, për këtë ka të drejtë ta informojë publikun.

Neni 4

Gazetari duhet ta citojë burimin e informatave, mirëpo nëse burimi dëshiron të mbetet anonim, gazetari do ta mbrojë atë.

Neni 13

Gazetari duhet të bëjë dallim ndërmjet fakteve dhe mendimeve, ndërmjet lajmit dhe komentit.

Neni 14

Raportimi nga proceset politike, veçanërisht  nga zgjedhjet, duhet të të jetë i paanshëm dhe i balancuar. Gazetari duhet të siugurojë distancë profesionale nga subjektet politike.

Neni 15

Gazetari duhet ta kultivojë kulturën e të folurit dhe etikën. Komunkimi i pahijshëm me publikun nuk ta të bëjë fare me profesionin e gazetarisë.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

anonime

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

nuk aplikohet

infoVistinitostCOMMENTING

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

josenzancionalist

infoVistinitostPHOTOGRAPH

nuk ka

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk aplikohet

nuk ka linke kontekstuale

i parregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja