verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Tekst që ringjall kujtime

on 30 - 06 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

nova m

 [Recension: Humbi zhurma e fëmijëve në Pelister]

Informatat dhe lajmet ditore-politike plotësisht e kanë okupuar hapësirën mediatike, kështu që kur do të paraqitet ndonjë tekst i këtillë, ai është një freski e veçantë. Me të vërtetë shumë rrallë publikohen artikuj për objektet që më parë kanë qenë reprezentative që janë lënë të shkatërrohen për shkak të mosinteresimit, pakujdesisë ose papërgjegjësisë institucionale.

pelisterLinku deri te artikulli origjinal:  Humbi zhurma e fëmijëve në Pelister

Data dhe koha e publikimit: 27.6.2016

Data e recensionit: 28.06.2016

Recensues: Vllado Gjorçev

HESHTJA E PUSHIMORES SË FËMIJËVE

Теksti për heshtjen e këtij objekti të lënë në harresë është shumë i qëlluar dhe i ka të gjitha elementet e një produkti gazetaresk të përgatitur në mënyrë profesionale. E ajo që është më e rëndësishme, nëpërmjet një naracioni të bukur paraqiten shkaqet për shkatërrimin e pushimores për fëmijë në Pelister:

“E fatin e tillë të zymtë të pushimores për fëmijë e parashikonin shumë njerëz, që para një viti, kur gjatë dimrit, Ministritë për Punë dhe Politikë Sociale dhe për Ekologji hoqën dorë nga praktika e deriatëhershme që me mjetet e tyre ta subvencionojnë pushimin e fëmijëve në Pelister, e poashtu edhe pasi shkollat e Manastirut filluan që mësimet e tyre në natyrë t’i mbajnë në pushimoret tjera.”

Artikulli është përmbajtësor, realisht e paraqet gjendjen në terren dhe e trajton çështjen se pse objekti nuk është shitur, edhe pse është ofruar për shitje:

“Vitin e kaluar, kur në ankandin elektronik edhe në përpjekjen e katërt, në shpalljen e publikuar nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale nuk u paraqit askush që ta blejë pushimoren për fëmijë “Pelister”, si duket u vulos fati i tij.

Të kujtojmë, atëherë pushimorja e fëmijëve u ofrua për shitje me vlerë prej 48.646.684,50 denarë, ose diçka më shumë se 800 mijë euro…”

TË ZGJOHEN NGA GJUMI ORGANET KOMPETENTE

Теksit është shkruar në mënyrë raportuese dhe ngjall kujtime nga një kohë kur pushimorja ishte përplot me fëmijë. Pastaj, ka edhe deklarata të fëmijëve nga vitet e kaluara, të cilët kanë qenë të ngazëllyer me qëndrimin e tyre në Pelsiter dhe bën krahasim me gjendjen e sotme. Artikulli është pajisur edhe me fotografi që e ilustron përshtypjen e autorit.

Маteriali në pjesën e fundit përkujton se si pushimorja e fëmijëve, e cila disa vite e kishte xhiro-llogarinë e bllokuar, falimentoi dhe e parashtron dilemën se a do ta ketë edhe ky objekt, që një kohë ishte reprezentativ, fatin e firmave të tjera në Manastir të cilat falimentuan. Në fund, ka porosi të drejtpërdrejtë deri te institucioni në kompetencë të të cilit është objekti:

“Deri atëherë Ministria për Punë dhe Politikë Sociale duhet të kujdeset që të vendoset sigurim për objektin, për shkak se nëse nuk bëhet kjo, për një kohë të shkurtë, vjedhësit do të fillojnë të vjedhin dhe të marrin nga objektet gjithçka që do të gjejnë.”

Pushimorja për fëmijë “Pelister” është një objekt me rëndësi që nuk guxon të lihet në harresë. Prandaj, është mirë që me artikuj sikurse ky, që meriton vlerësim pozitiv, të alarmohen institucionet kompetente, me shpresë se do të “zgjohen nga gjumi” dhe se do të angazhohen për ta zgjidhur problemin.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

pohime të sakta

deklarata të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare

relevante

më tepër burime

më tepër palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

gjithëpërfshirës

nuk ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

plotësisht e paraqet të vërtetën

nuk ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

është i balancuar

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

informon

kreativ

josenzancionalist

adekuat

i qartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

informon

është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja