verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Tekst skandaloz me spekulime të paverifikuara

on 7 - 09 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

 

Kurir od Zurnal za portparolite na SJO

[Recension: “Zhurnal”: Janeva edhe më tutje i fsheh njerëzit nga LSDM-ja që janë përgjegjës për PR e saj]

Теksti që e recensojmë fillon si koment dhe në pjesën më të madhe është pikërisht i tillë.

“Skandaloze është që njerëzit që janë përgjegjës për marrëdhëniet me publikun, që janë në kontakt me materiale të ndjeshme, të fshehen nga mediet dhe publiku”.

Me këtë, që nga fjalia hyrëse shkilen rregullat për raportim etik në medie. Megjithatë, ku qëndron skandali mbetet e paqartë deri në fund. A është skandal ajo që thuhet se Prokuroria speciale publike “fsheh” diçka apo skandaloze është ajo se teksti është spekulim i paverifikuar, duke mos tentuar të pyetet pala e interesuar.

sjo novinariLinku deri te artikulli origjinal: “Zhurnal”: Janeva edhe më tutje i fsheh njerëzit nga LSDM-ja që janë përgjegjës për PR e saj

Data dhe koha e publikimit: 4.09.2016, 09:37

Data e recensionit: 05.09.2016

Recensues: Vllado Gjorçev

Ç’ËSHTË SKANDALOZE?

“Kjo tregon se sa jotransparente është PSP-ja dhe sa punon PSP-ja sipas urdhërave të LSDM-së dhe vetëm për mediet që janë nën kontroll të LSDM-së/SOROS-it, shkruan Zhurnal.net”.

Kualifikimet negative vazhdojnë menjëherë edhe në paragrafin e dytë. Nuk mund të thuhet se diçka apo dikush është jotransparet nëse nuk kërkohet deklaratë për temën e cila trajtohet. Në artikull nuk ka përpjekje për të kërkuar qëndrim edhe nga kjo prokurori, për shkak se gjithçka është shkruar në kuadër të spekulimeve. Për atë se paragrafi është fare i paargumentuar, pa dëshmi se PSP-ja punon në bazë të urdhërave të LSDM-së, nuk ka se çka të flitet më tepër…

Edhe pse teksti është marrë nga një portal tjetër (Zhurnal) nuk ka qëndrim kritik ndaj asaj që është shkruar, por kemi kopje të plotë. Burimi i informatave është i panjohur, nuk është theksuar se a është jozyrtar, anonim. Thuhet se është bashkëbisedues, mirëpo kjo nuk do të thotë asgjë nëse nuk tregohet në mënyrë më precize se prej ku burojnë informatat, për shkak se vetëm në atë mënyrë mund t’i besohet tekstit. Kështu del se ai mund të jetë tregtari nga pazari, fqinji, ndonjë muhabet në restoran, të cilët nuk kanë kredibilitet të madh në shkrimet gazetareske.

Mënyra më e lehtë për të ardhur deri te informata, megjithatë, është të pyeten bashkëbiseduesit e involvuar në tekst. Kjo nuk është bërë, edhe pse ka më shumë njerëz që janë të tanguar nga ajo që është shkruar. Теksti nuk ka tentuar të komunikojë me askë, me çka është lëshuar shansi për të qenë objektiv dhe përmbajtësor.

PSE NUK ËSHTË PARASHTRUAR PYETJA NË PSP, NË VEND SE NË INTERNET?

 “Gazetarët e afërt me LSDM-në e Soros-it, gjithë ditën rijnë në PSP dhe i kanë të gjitha, thjesht të gjitha, informatat për procedurat hetuese dhe parahetuese që i publikojnë për të shkaktuar tensione dhe stres psikologjik.”

Nëse mediet që kanë qëndrim kritik ndaj PSP-së kërkojnë informata për hetimet, gjithsesi se do t’i marrin ato, aq sa fitojnë edhe mediet e tjera. Këtë mund t’ua thotë çdo gazetar që ka kërkuar informatë nga kjo prokurori. Të gjithë marrin informata, gjithsesi aq sa lejon procedura hetimore ose parahetimore. Është shumë e qartë se nëse nuk kërkon, nuk mund të kesh informatë.

Kështu, prej fillimit deri në fund teksti është koment, a burime precize, pa palën e dytë…

Çka tjetër të themi për këtë tekst. Gjithsesi se është në funksion të një agjende politike, aspak duke mos u brengosur për gazetarinë dhe detyrën e saj prioritare – të raportojë në mënyrë të vërtetë.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

pohimet jo të sakta

:

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare, anonime

jorelevante

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të pjesshme

nuk është theksuar autori, është theksuar burimi pa link

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk aplikohet

nuk ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja