verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Tekst tendencioz pa fakte, i humbur në opinion personal

on 30 - 11 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht
 [Recension: Rufi Osmani i jep përkrahje BDI-së në këto zgjedhje]

Gazetaria mund të flasë me fotografi në raste kur fotografia është vetë lajmi dhe nuk ka nevojë për spjegime plotësuese. Në raste tjera, bashkë me fotografinë, për të dëshmuar një pohim, nevojiten edhe argumente tjera. Fotoja mund të jetë pikënisje e një renditjeje argumentesh, por jo edhe vetë lajmi. Në një lajm, brenda standardeve gazetareske, flasin faktet, e jo vetëm fotoja. Duhet kemi parasysh se maksima “fotografia flet” apo “një fotografi – 1000 fjalë” nuk përputhet çdoherë me profesionalizmin në gazetari, sidomos kur vetë fotografia nuk paraqet fakt të pakontesktueshëm, me kontekst dhe porosi të qartë. Në gazetari – flasin faktet.

downloadLinku deri te artikulli origjinal: Rufi Osmani i jep përkrahje BDI-së në këto zgjedhje

Data dhe koha e publikimit: 17.11.2016

Data e recensionit: 26.11.2016

Recensues: Xhenis Sulimani

Tekstin që po e recensojmë bazohet në një foto, e cila në tekst interpretohet si dëshiron vetë autori. Njëri ndër protagonistët e fotografisë është edhe ish-politikani, profesori universitar, Rufi Osmani. Tendencën ndaj Osmanit gazetari e ngre qysh në titull: “Rufi Osmani i jep përkrahje BDI-së në këto zgjedhje”. Këtë përkrahje përmbajtja dëshiron ta argumentojë me një foto, ku Osmani shihet në prani të zyrtarëve të lartë të BDI-së.

“Ish kryetari i RDK-së dhe komunës së Gostivarit Rufi Osmanit pas dorëheqjes nga RDK kumtoi se nuk do të angazhohet politikisht më. Mirëpo kjo foto që ka siguruar portali Shqipmedia kur shifet Rufi Osmani me ministren e BDI-së Shyhrete Elezi dhe Teuta Arifi nënkryetaren e BDI-së, si duket tregon të kundërtën. Edhe pse nuk ka informata nëse Rufi Osmani do i kthehet politikës mirëpo një gjë është e sigurt; simpatia e tij nuk është më RDK-ja por BDI-ja. Kush e di pas zgjedhjeve ndoshta edhe BDI-ja e shpërblen me diçka…Shqipmedia”

Në vazhdim, teksti, në vend se të numërojë fakte, numëron interpretime personale të gazetarit. Opinioni nuk informohet se gjatë çfarë rasti dhe në çfarë kontekst është bërë fotografia. Lexuesi nuk e di se çfarë mendon i apostrofuari në këtë tekst për interpretimin që është bërë në përmbajtje. Pa fakte dhe pa këto sqarime, teksti është tendencioz dhe shumë lehtë mund të quhet i pasaktë, jo objektiv dhe i njëanshëm.

Në tekst duhej të kishte më shumë informacione për ngjarjen, ku janë fotografuar protagonistët e fotografisë, pastaj prononcime nga të njëjtit për ndonjë bashkëpunim të mëtejmë në fushën e politikës, siç pretendon të na bindë autori i tekstit, mirëpo pa asnjë “palë” të cituar në tekst dhe pa fakte shtesë.

 

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

pohimet jo të sakta

deklarata jo të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

jo

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

është i njëanshëm

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

adekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

manipulon

është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk aplikohet

nuk ka linke kontekstuale

i parregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja