Teksti i ri me lajm të vjetër, vetëm për ca klikime më tepër
Publikuar në Recensione
on 10 - 03 - 2016 Autor: Xhenis Sulimani
Recension: “Shqiptarizohet” Zoran Zaev, bën fushat me flamurin kombëtar shqiptar
Mediat tanimë nuk zgjedhin metoda për të tërhequr një klikim plus në ueb faqet e tyre. Profesionalizmi, në këso rastesh, rregullisht bëhet çështje dytësore. Teksti që po recensojmë është shembull tipik se si nuk duhet të duket një lajm, produkt gazetaresk i cili, mes tjerash, duhet t’i sjellë publikut risi dhe të kumtojë të vërtetën.
Linku deri te artikulli origjinal: ““Shqiptarizohet” Zoran Zaev, bën fushat me flamurin kombëtar shqiptar”
Data dhe koha e publikimit: 06.03.2016
Data e recensionit: 09.03.2016
Recensues: Xhenis Sulimani
Teksti mëton të riaktualizojë një lajm për një ngjarje që ka ndodhur një vit më parë. Dhe, qartazi, shihet tendenca e gazetarit . ““Shqiptarizohet” Zoran Zaev, bën fushat me flamurin kombëtar shqiptar”, titull ky i tekstit që s’ka të bëjë me të vërtetën, por që tërheq një klikim më tepër.
“Fotografia e Zoran Zaevit me një flamur kombëtar shqiptar është bërë hit në rrjetet sociale. Kjo foto po shpërndahet me të madhe, ku nga njëra anë nga komentuesit e ndryshëm përshëndetet si gjest për bashkëjetesë më të mirë për shqiptarët, transmeton zhurnal.mk”
Fotografia, në të cilën aludon tesktshkruesi, daton nga viti i kaluar dhe s’ka të bëjë me informacionin që ai është duke e plasuar në opinion. Madje, në ditën kur është publikuar teksti, ose një ditë më parë, foton nuk mund ta gjejmë në asnjë faqe zyrtare të liderit të LSDM-së. Që do të thotë se s’kemi të bëjmë me fushatë eventuale parazgjedhore të Zoran Zaevit me flamurin kombëtar shqiptar.
Më tutje, gazetari potencon se ka kritika ndaj “shqiptarizimit” të Zaevit, por askund duke mos theksuar se kush i shpreh ato. Dhe, autori në asnjë moment nuk tregon se ka tentuar të marrë mendimin e atij që akuzohet, ashtu siç mëson kodi etik gazetaresk – se pala e dytë që akuzohet e ka të drejtën që të shprehet.
“Nga ana tjetër, ka edhe kritika të ashpra se Zoran Zaevi po shfrytëzon shqiptarët për përfitim votash për zgjedhjet që do të mbahen me 5 qershor të vitit 2016”.
Qasja e këtillë e gazetarit është jokorrekte dhe joprofesionale, dhe mund të vështrohet si një manipulim i vetëdijshëm me opinionin. Sipas parimeve etike dhe rregullave bazike të gazetarisë, dezinformimi është jashtë çdo standardi profesional.
INFOGRAFIKU
VËRTETËSIA
nuk ka fakte
pohimet jo të sakta
deklarata jo të vërteta
BURIMET E INFORMATAVE
nuk ka burime të evidentuara
PËRMABJTËSIA
jogjithëpërfshirës
informata të fshehura
ANSHMËRIA
dezinformon
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
informata të rrejshme
është i njëanshëm
anshmëri politike
KOMENTIMI
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGJIATURA
vepër origjinale
është theksuar autori, nuk është theksuar autori
KUALITETI I TITULLIT
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
FOTOGRAFIA
ka
manipulon
nuk është theksuar autori (burimi)
GJUHA E URREJTJES
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
I PËRSHTATUR PËR UEB
mesatarisht i lexueshëm
nuk aplikohet
nuk ka linke kontekstuale
i parregulluar në aspekt stilistik
i lidhur me tag-e