verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Tema me rëndësi, lajmi me mangësi

on 6 - 05 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

[Recension: Kërçova pa flamur dhe me mbishkrime maqedonisht]

Lajmi që po recensojmë, ngrit çështje me rendësi, sidomos për publikun shqiptar, por edhe për publikun në përgjithësi në Maqedoni. Mbase duke lexuar mes rreshtave dikush mund ta cilësojë si tendencioz, mirëpo, mbi të gjitha, bëhet fjalë për denoncim të shkeljes së Kushtetues së RM-së dhe rregullativës ligjore për përdorimin e gjuhës shqipe dhe flamurit shqiptar. Ajo që nuk shkon në lajm fillimisht është radhitja e tij. Autori ka nisur tekstin me shkeljen e Kushtetutës, ndërsa informacioni kryesor në përmbajtje është i vonuar, duke i treguar publikut atë që ka ndodhur farë në fund të tekstit.

Gazetari e ka shpjeguar mirë kategorinë kushtetuese, mirëpo kjo nuk është e gjitha. Për më tepër, ligji është baza e lajmit në këtë rast. Gazetari, bazuar në ligj, është dashur të kërkojë qëndrim nga kreu i Komunës, që ai të prononcohet rreth mungesës së mbishkrimeve në gjuhën shqipe dhe flamurin shqiptar në institucionet publike.

Lëshimi tjetër që ëshë bërë është se autori ka shprehur një lloj etnocentrizmi në tekst, duke mos pyetur për mungesën e flamuri shqiptar, por vetëm duke denoncuar se në objektin e apostrofuar është vetëm flamuri shtetëror, që nuk është gjë që duhet problematizuar.

Përkundër ligjit i cili thotë se gjuha shqipe është gjuhë zyrtare në ato komuna ku shqiptarët janë më shumë se 20 për qind e popullatës, nëpër lokalet e ndërmarrjet private dhe ndërtesat e institucionet publike në Maqedoni, gjuha shqipe shumë pak apo fare shihet në mbishkrimet e tyre.

Kërçova pa flamur dhe me mbishkrime maqedonisht screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “Kërçova pa flamur dhe me mbishkrime maqedonisht”
Data dhe koha e publikimit: 03.05.2016
Data e recensionit: 04.05.2016
Recensues: Adrian Kerimi

Përmbajtja nuk e shpjegon qartë se si është shkelur ligji dhe Kushtetuta dhe, për më tepër, nuk sjell fakte dhe dëshmi relevante. Në tekst thuhet se bëhet fjalë për Pallatin e Kulturës “Koço Racin”, mirëpo kjo nuk e dëshmohet qartë përmes fotografive, të cilat janë jo adekuate dhe me kualitet të ulët. Kur jemi tek fotografia, pikërisht këtu është vendosur theksi i spinit (kthesës së lajmit në kuptim tjetër). Në fotografi vërehet kreu i LR PDSH-së, që sjell në përfundim se teksti, bashkë me fotografinë dhe modelin e lajmit, kanë prapavijë politike, mbase edhe interes politik.

Shembulli më drastik është në Kërçovë, komunë e udhëhequr nga partia shqiptare në pushtet, njofton korrespodenti i agjencisë së lajmeve INA. Pallati i Kulturës në Kërçovë akoma mbanë emrin “Koco Racin” dhe i njëjti emër nuk i shkruar në versionin shqip. Poashtu në këtë institucion valon vetëm flamuri maqedonas. (INA)

Nëse autori vërtetë është i brengosur se pse nuk është vendosur flamuri shqiptar, atëherë këtë do ta kishte artikuluar në mënyrë më profesionale duke kërkuar qëndrime zyrtare, nga ajo që thamë më lartë – fillimisht nga kreu i komunës së Kërçovës, më pas edhe nga drejtori i Pallatit të Kulturës, e përveç kësaj, do të ishte në rregull që të reflektohej edhe aspekti qytetar , pra të zhvillonte një anketë, e cila do të përfshinte qytetarët shqiptarë por edhe ata të komuniteteve tjera, dhe do të pasqyronte qëndrimin e tyre për këtë rast.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

Jo relevante

:

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

nuk mund të përcaktohet

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

Jo

Nuk përjashtohet

Mbase

është i njëanshëm

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

josenzancionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja