verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Temë e nxehtë e përpunuar në mënyrë profesionale dhe faktografike

on 10 - 02 - 2017       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

dterspnm

[Recension: Kush është kongresmeni që i vuri “kryq” Maqedonisë]

Në mënyrë faktografike dhe gjithëpërfshirëse, kjo është detyra që është përmbushur me këtë tekst për kongresmenin amerikan Dana Rorabaker. Artikujt e këtillë duhet të përshendeten, për shkak se tregojnë se edhe temat shumë të nxehta mund të pranohen me qetësi, siç do të thuhej në zhargonin futbollistik, fillimisht “të ndalen” e pastaj të përpunohen në mënyrë profesionale, pa iu nënshtruar emocioneve.

dterspnmLinku deri te artikulli origjinal: Kush është kongresmeni që i vuri “kryq” Maqedonisë

Data dhe koha e publikimit: 07.02.2017, 16:03

Data e recensionit: 08.02.017

Recensues: Ljubomir Kostovski

 

BEFASI PREJ PËRTEJ ATLANTIKUT

“Si shqetësuese i vlerësoi sot Ministria për Punë të Jashtme e Maqedonisë deklaratat e kongresmenit amerikan Dana Rorabaker se Maqedonia është vend i dështuar dhe prandaj më mirë është që të ndahet dhe të zhduket. Për më shumë se njëzet vite të pavarësisë, Maqedonia nuk ka dëgjuar qëndrim të këtillë nga SHBA-të prej ku, përkundrazi, vinin vetëm mbështetje për stabilitet dhe për sovranitetin territorial të vendit”. 

Befasia nga deklarata e Rorabaker në vend është e përgjithshme dhe fillimisht ishte mediatike. Bëhet fjalë për politikan që ka shërbyer shumë mandate në Kongres që nga viti 1989, ka ndjekur disa vatra të luftës, ndërsa tani është anëtar edhe i Komitetit për punë të jashtme në nëngrupin që është përgjegjës për rajonin tonë, ose thënë më thjeshtë, grupin që e formulon politikën për Ballkanin.

Veçanërisht autentik është insistimi i këtij produkti gazetaresk, që rasti të shihet në korniza rajonale, për shkak se, siç thuhet në të, ka ofertë që të bëhet edhe këmbim “veriut të Kosovës me jugun e Serbisë”, që konsiderohet një lloj ekzibicionizmi politik, veçanërisht në Ballkanin që shumë lehtë ndizet.

Në artikull janë përmendur disa reagime: nga MPB-ja, nga kryeministri serb Vuçiq, si dhe porosia e shkurtër nga Ambasada e SHBA-ve në Maqedoni se “SHBA-të e pranojnë dhe e mbështesin integritetin territorial të Maqedonisë dhe kjo politikë nuk ka ndryshuar”.

Është shumë me rëndësi që në kronikë shkohet edhe një hap më tutje dhe hapet dilema e vërtetë – “a ka qenë për këtë deklaratë (të Rorabakerit) i inspiruar nga qarqet shqiptare, si lobist i tyre apo është paraqitur si “lojtar” i lirë është çështje në të cilën duhet të jepet përgjigje sa më parë. Теksti u rikthehet edhe deklaratave të mëparshme të tij, dhe në këtë mënyrë ofron një pasqytë “sе bëhet fjalë për person ekzotik në politikën e jashtme të Kongresit, i cili edhe më parë është paraqitur me qëndrime unike për vatra të ndryshme të krizës, dhe jo rralë për ndryshimin e kufinjve të vendeve, që si duket është përgjigja e tij universale për vendet që janë në krizë”. Me këtë rast, si shembuj përmenden deklaratat e tij në lidhje me Irakun, krizën e SHI-në…

Qasja e këtillë ndaj temës i qetëson emocionet e publikut lexues, për shkak se zbulon një “ekzibicion disa dekadash” te ky kongresmen.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

pohime të sakta

deklarata të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare

relevante

më tepër burime

më tepër palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

gjithëpërfshirës

nuk ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

plotësisht e paraqet të vërtetën

nuk ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk ka informata të rrejshme

është i balancuar

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

informon

kreativ

josenzancionalist

adekuat

i qartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja