verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Tendenca dhe nxitja e frikës nuk takojnë në lajm

on 3 - 05 - 2016       
Овој напис го има и на: MaqedonishtLajmpress - Nje grup prej 40 kosovaresh

[Recension: “Një grup prej 40 kosovarëve të armatosur gjendet afër fshatit Tanushë”]

Pavarësisht se i futur në thonjëza, ky titull është mjaftë alarmues dhe ka tendencë për të nxitur frikë. Ajo që thuhet në titull detajisht sqarohet më vonë, por fuqia goditëse e tij fillimisht lë hapësirë të përcaktohet ndryshe.

Lajmpress - Nje grup prej 40 kosovareshLinku deri te artikulli origjinal: “Një grup prej 40 kosovarëve të armatosur gjendet afër fshatit Tanushë”]

Data dhe koha e publikimit: 25.04.2016

Data e recensionit: 28.04.2016

Recensues: Fatlume Dervishi

Hamendjet janë pjesë e këtij artikulli, i cili përqendrohet vetëm në vlerësime individuale, komente të tipit “skandaloze”, “spekulime”, “gjoja”, etj. Pjesa më e madhe e tij është përkthim i një artikulli të medias në gjuhën maqedonase “Republika” dhe informacionet që ka dhënë kjo media. Me tendencën për t’i hedhur poshtë pretendimet e “Republika”-s, Lajmpress ka bërë vetë atë që duhet të bënin burime të tjera relevante, ekspertë ose njohës të çështjes.

“Mediumet që kanë përfituar shuma të majme gjatë qeverisjes së koalicionit VMRO-DPMNE-BDI, po e shfrytëzojnë rrezikun që gjoja vjen nga Kosova, si arsyetim për amnistinë skandaloze të presidentit maqedonas, Gjorge Ivanov për politikanët e dyshuar për vepra penale.”

Në tekst nuk ka asnjë tregues se është bërë ndonjë tentim nga autori për të verifikuar çështjen, nuk tregon nëse ka kontaktuar dikë për të marrë më shumë informacione dhe as nuk thotë nëse të paktën ka tentuar të mësojë më shumë nga MPB-ja për të cilën, në pjesën e përkthyer/interpretuar të lajmit të Republika-s, thuhet se ka arritur, tani për tani, të shmangë konfliktin.

“Shërbimet maqedonase të sigurisë tashmë i kanë informuar kolegët e tyre nga vendet aleate të BE-së dhe NATO-s se vendi po përballet me kërcënim direkt nga njerëz të afërt me liderët e Grupit të Kumanovës. Ky grup i udhëhequr nga vëllai i Sami Ukshinit (komandat Sokolit), kurse i afërt me Daut Haradinajn, ka planifikuar sulme mbi gjykatat, kidnapim të policëve që më vonë do të shkëmbeheshin me të arrestuarit në Kumanovë dhe për terrorizëm urban”, shkruan Republika.”

Kodi Etik i Gazetarëve të Maqedonisë është shumë i qartë në këtë aspekt. Gazetari nuk guxon të publikojë informacione të paverifikuara, ose në qoftë se bën të kundërtën, kjo duhet të theksohet qartë.

Nëse informata nuk mund të vërtetohet, ose bëhet fjalë për supozim, përkatësisht spekulim, kjo duhet të thuhet dhe të publikohet. Saktësia e informatës duhet të provohet sa më shumë të jetë e mundur..


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jorelevante,

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike, anshmëri tjetër

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori, është theksuar burimi pa link

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

gjuhë nxitëse

përdor gjuhë nxitëse

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja