verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Tension i “inspiruar” nga spekulimet

on 26 - 01 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

jakkpsaxj 11

[Recension: Atmosferë e tensionuar në Këshillin qendror të LSDM-së]

Artikulli është manipulativ, i njëanshëm dhe senzacionalist. Përveç një sërë spekulimesh, në tekst nuk ka asnjë vërtetim konkret se atmosfera në këshillin qendror të LSDM-së me të vërtetë ka qenë e tensionuar dhe sa ka pasur fishkëllima, bërtitje dhe sharje kundër një pjese të anëtarëve.

jakkpsaxjLinku deri te artikulli origjinal: Atmosferë e tensionuar në Këshillin qendror të LSDM-së

Data dhe koha e publikimit: 21.01.2016, 15:19

Data e recensionit: 23.01.2016

Recensuesе: Simona Atanasova

E DEKLARATË NGA LSDM-JA?

Artikull, i cili, përndryshe, në tërësi është marrë nga një medie tjetër (kjo është theksuar dhe është vënë linku), shërben që të njolloset vendimi i këshillit qendror të LSDM-së, që partia të mos marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, në qoftë se nuk plotësohen kushte për zgjedhje të drejta dhe demokratike.

Në tekst nuk ka asnjë deklaratë nga ndonjëri nga 113 anëtarët e këshillit qendror të partisë, që do ta vërtetonte informatën se situata me të vërtetë ka qenë e tensionuar dhe dramatike, siç thuhet në materialin që e recensojmë.

Artikullit i mungon edhe deklarata e liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, të dhënë menjëherë pas përfundimit të këshillit qendror, ku ai thotë se KQ-ja e LSDM-së ka dhënë përkrahje unanime për vendimin e udhëheqësisë.

“Lidhja Socialdemokrate mbrëmë kishte debat të frytshëm dhe solli vendim unannim. LSDM-ja nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e 24 prillit. Përfundimet që i sollëm në Këshillin qendror pas debatit janë: zgjedhjet e drejta, të rregullta dhe demokratike janë imperativ, e jo data e zgjedhjeve. Maqedonisë nuk i duhen edhe një palë zgjedhje të parregullta. Prandaj, ndryshimi i datës së zgjedhjeve nuk është dëshirë e opozitës, por nevojë për implementimin e plotë të Marrëveshjes së Përzhinës”, tha Zaevi pas përfundimit të Këshillit qendror.”

Një tekst relevant, gjithsesi, duhet ta ketë këtë deklaratë të Zaevit, si informatë zyrtare për atë që ka ndodhur në organin qendror të partisë.

Në këtë artikull thuhet se anëtarët e këshillit qendror, nga i ashtuquajturi krah i Shkupit, të cilët nuk kanë pasur mendim të njëjtë si Zaevi, kur i kanë shprehur argumentet e tyre janë ballafaquar me fishkëllima, bërtitje dhe sharje.

Përveç këtij spekulimi që është dhënë nga burime anonime, teksti nuk është i mbështetur me asnjë dëshmi se atmosfera ka qenë nën nivelin e kulturës politike. Askund në të nuk ka deklaratë nga anëtarët e “krahut të Shkupit”, e as që thuhet se ata janë kontaktuar për ta dhënë qëndrimin e tyre. Pa deklaratat e tyre, artikulli nuk ka argumentim të qëndrueshëm se atë që e pohon me të vërtetë ka ndodhur.

Teksti, i shkruar në stilin e tashethemeve, shërben që t’i çojë lexuesit të mendojnë se ka përçarje në LSDM, se vendimet që i merr udhëheqësia nuk mbështeten nga anëtarët e partisë, dhe me këtë aludohet se vendimi i lartëpërmendur nuk ka mbështetje as në mesin e qytetarëve.

Një produkt gazetaresk nuk guxon të mbështetet vetëm në spekulime, e njëkohësisht t’i fshehë deklaratat zyrtare që ta shtrembërojë realitetin dhe të krijojë pasqyrë të manipuluar në publik.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

anonime

jorelevante

nuk mund të përcaktohet

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të plotë

është theksuar burimi me link

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

adekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

elemente kualitative multimediale

ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja