verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

TESTIMI EKSTERN: Arsimi në kthetrat e pushtetit

on 15 - 12 - 2014       
Овој напис го има и на: Maqedonisht
Студентскиот протест снимен од „дронот“. Фото: видео клип скриншот, Тетреб Продукција, 2014
Protesta studentore e inçizuar nga “droni”. Foto: screenshot nga video inçizimi, Теtreb Produkcija, 2014

 

Propozim për mediat – shqyrtojeni pak dokumentacionin e viteve të fundit dhe shihni se si pushteti e ka udhëhequr politikën arsimore

 

Shkruan: Аleksandar Sholjakovski

 

Në të gjitha këto propozime dhe reagime rreth testimit ekstern të studentëve, nuk i dëgjuam asnjëherë shkaqet që e mbështesin, e arsyetojnë dhe e bëjnë të domosdoshme dhe urgjente këtë zgjidhje. Përveç deklaratës së qeverisë se niveli i edukimit në arsimin e lartë ka rënë, se studentët nuk e fitojnë nivelin e dëshiruar të njohurive dhe se qeveria ka vendosur të ketë rend. Dhe aq!

Pyetja kyçe nuk është parashtruar. Ndërsa, përfundimi se arsimi në fakultete ka rënë nuk është i vështirë për t’u sjellë. Kjo është evidente dhe nuk duhet shumë mend për këtë. Pyetja e vërtetë do të ishte – çka është ajo që ka çuar në këtë gjendje? E, këtë nuk e dëgjuam.

Prandaj edhe pyesim: ç’është ajo që ka çuar në rënien e madhe të nivelit të arsimit të lartë? Sepse, megjithatë, arsimi nuk është trup i izoluar që rritet dhe zhvillohet sipas ndonjë logjike të tij, por është pjesë e shoqërisë me të gjitha ndikimet e proceseve në të. Ose, ashtu siç është gjendja në shoqëri, e tillë është edhe në arsim.

Nëse media e gërvishtin pak, madje edhe sipërfaqen e problemit, do t’u kujtoheshin shumë ngjarje të cilat, me siguri kanë çuar në gjendjen që e kemi tani.

 

NDËRHYRJA E PUSHTETIT

Nuk ka nevojë për ndonjë bubërrim nëpër dokumentacionet e gazetave që t’u kujtohet se diku para një viti, ndodhi një ndërhyrje serioze e pushtetit në autonominë e universiteteve. Atëherë ministri shpresëdhënës Todorov, i cili premtoi se do të debatojë me njerëzit e Universitetit “Kirili dhe Metodi”, nuk e përmbushi premtimin, por solli vendime ligjore me të cilat bëri ndërhyrje flagrante në autonominë e universitetit, që është e garantuar me Kushtetutë. Gjykata Kushtetuese (normalisht) nuk u deklarua për këtë. Dhe kjo ndërhyrje bëhet në mënyrë sistematike tashmë disa vite dhe rezulton me humbjen e pavarësisë, me pasiguri të arsimtarëvehe… dhe çka prisni nga një atmosferë e tillë?

Protestat e profesorëv, të cilët u përpoqën në mënyrë të argumentuar t’i kontestojnë qëllimet e pushtetit, me lehtësi u refuzuan si “partiake” (sikurse edhe protestat aktuale të studentëve).

Dhe për këtë arsye sot situata është e tillë që çdo dekan “i padëgjueshëm” mund të ndërrohet me vendim të rektorit, i cili, është e qartë, është njeri i besueshëm i pushtetit. Madje edhe viti shkollor fillon me liturgji ortodokse. Fakultetet nuk kanë para ta paguajnë ngrohejn… Edhe shumëçka tjetër. Në kushte të tilla nuk mund të prisni ndonjë zellshmëri dhe përkushtim të madh në arsim.

Përveç kësaj, është fshehtësi publike, dhe për këtë kanë shkruajtur gazetat tona, se vendet e punës në universitetet shtetërore vetëm formalisht propozohen nga fakultetet. Mirëpo, që të realizohet një vend pune “amin” duhet të japë ministri për financa. Në këtë mënyrë nëpër fakultet u futën njerëz të pushtetit ose të afërt me të.

A munden mediat të na përkujtojnë për atë se si u hapën dhe me çfarë dashamirësie shihej akreditmi i universiteteve të reja private (do ta rrisnin konkurrencën). Paraqitja e universiteteve të reja private një kohë mori përmasa të pabesueshme, ndërsa njerëzit e pushtetit, veçanërisht kryeministri, ishin mysafirë të rregullt në manifestimet e tyre pompeze me premtime, për dallim nga universiteti i pamposhtur shtetëror “Kirili dhe Metodi”, të cilit në atë kohë nuk i kushtohej një vëmendje e tillë.

Universitetet private (çdo respekt për përjashtimet e rralla të mundshme), veçanërisht ato që ishin të afërta me pushtetin, deri para do kohe “vritnin dhe pritnin” në arsimin e lartë të Maqedonisë. Të përkëdhelur të shumtë të qeverisë, jo vetëm që kryen fakultete dhe magjistruan, po bile edhe doktoruan (krejtësisht papritur) në këto krijesa instant të profiterëve të ndryshëm me proviniencë shumë të dyshimtë.

Në këto universitete u vendos konsensusi: “unë ty para për studime, ti mua diplomë!” Dhe kjo funksion/i. Derisa pushteti nuk u vetëdijësua (ose për ndonjë arsye tjetër, ndoshta) për gabimin nga sforcimi i studimit të këtillë dhe nuk e ndryshoi politikën, kësaj radhe duke i sforcuar institucionet shtetërore të arsimit të lartë, tashmë “të pushtuara”. Mirëpo, megjithatë, interesante është ajo se asnjëri nga universitetet private nuk e arriti e as nuk e tejkaloi nivelin e universitetit shtetëror të Shkupit.

Mediat duhet të kthehen disa vite prapa dhe të përkujtohen se çka ndodhte me disperzimin e përshpejtuar (populist, zgjedhor) të arsimit të lartë, për shkak se edhe kjo me siguri ka ndikim të madh në rënien e nivelit të studimeve. Ky veprim jo vetëm që e zvogëloi nivelin e studimeve, por solli edhe shumë probleme të cilat ishin të pritshme. Kuadrot e këtyre fakulteteteve të improvizuara, të cilat u hapën anembanë Maqedonisë, aspak nuk e plotësuan shpresën, se megjithatë do të sigurojnë ndonjë kualitet të studimeve. Edhe atje, bile edhe më shumë, filluan të funksionojnë lidhjet miqësore, familjare dhe të llojeve të tjera.

 

DISPERZIMI TRAGJIK

Në një tekst të autorit të këtyre rreshtave, me titullin “Hakmarrja e nxënësve të dobët” që u publikua në pranverë të vitit 2010 në Utrniski Vesnik, në fillim të disperzimit, ai përkujtoi se në Maqedoni, para disperzimit të fundit ka pasur edhe dy disperzime të tjera të pasukssesshme (në vitet e hershme të pesëdhjeta, i cili nuk ështëjetësuar asnjëherë, e pastaj edhe në vitet e shtatëdhjeta) që rezultoi me zvogëlimin e nivelit të studimit, krijimin e fakulteteve që asnjëherë nuk e kanë arritur nivelin e Universitetit të Shkupit, e pastaj edhe me largimin nga ato përpjekje.

Në atë tekst përkujothet rezultati i fakulteteve të disperzuara, për Fakultetin Juridik në Manastir, i cili u mbyll në mënyrë famëkeqe, ndërsa fitimi ishte se disa profesorë i përshpejtuan karierat e tyre me avancime të jashtëzakonshme të titujve shkencorë. Edhe për shkollën e lartë ekonomike të Prilepit, e cila u bë fakultet, edhe pse edhe vetë prilepasit e quajnë “tullanë”, për shkka se në vend të ekonomistëve ka prodhuar – тули! Ata të cilët në atë kohë nuk arrinin t’i plotësonin kriteret e Universitetit të Shkupit, shkonin në Prilep, Manastir, e pastaj edhe në Ohër, dhe i kryenin studime në afat rekord. Edhe në atë kohë kishte batuta në lidhje me ta, sikurse që ka edhe tani me këtë disperzim.

Përveç shkaqeve të lartëpërmendura (në qoftë se dëshiron), pushteti mund të konstatojë një sërë arsyesh për rënien e nivelit të arsimit, veçanërisht për shkak se në të gjitha këto procese negative, ajo ka marrë pjesë në mënyrë të padiskutueshme dhe konkrete. Kjo është gjëja e vetme për të cilën nuk mund ta akuzojë opozitën se ia ka bërë kurthin.

Pushteti mund të mendohet dhe t’i rishqyrtojë të gjitha zgjidhjet e këqija të cilat i ka miratuar vetë dhe pastaj të ndërmarrë masa për ta sanuar gjendjen. Me veprimin aktual, pushteti përsëri do të jetë ai i cili edhe më tej do ta përkeqësojë gjendjen.

Në vend të sjelljes autoritare se – do të ketë testim ekstern dhe kjo ka marrë fund! – pushteti kishte mundësi që këtë gjë ta realizojë në mënyrë pak më inteligjente dhe së bashku me studentët të gjejë ndonjë zgjidhje. Dhe gjithsesi, gjithë këtë ta bënet me më tepër ndjesi dhe pa metoda policore, të zbulimit, nxitëse dhe diskualfikuese.

Për shkak se insistimi se zhurmën e ka nxitur opozita, se ky nuk është revolt burimor studentor, është vetëm edhe një asryetim (i keq) për dikë që e ka prishur diçka, dhe pastaj gjithë të tjerët janë fajtorë.


Kjo kolumnë është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Kjo kolumnë është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e kolumnës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Abonohuni për lajmet më të reja