verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Thashethemet nuk kanë vend në lajme

on 9 - 08 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

[Recension: “Kush krisi mbrëmë me kallashnikov në Tetovë?”]

Serioziteti i lajmit varet nga burimet, në të cilat bazohet ai. Nëse lajmi pretendon të jetë serioz dhe brenda kornizave të standardeve profesionale, i njëjti nuk mund të bazohet në thashetheme.

downloadLinku deri te artikulli origjinal: “Kush krisi mbrëmë me kallashnikov në Tetovë?

Data dhe koha e publikimit: 03.08.2016

Data e recensionit: 06.08.2016

Recensues: Xhenis Sulimani

Lajmi që po e recensojmë burim kryesor i ka thashethemet.  Raporton për krisma në qytetin e Tetovës, thotë se krismat kanë shqetësuar qytetarët, por në asnjë moment nuk tenton të vërtetojë thashethemet që pretendon t’i “shesë” si lajm. Në vend që të argumentojë informacionin me ndonjë argument plus, teksti vazhdon me “thuhet se bëhet fjalë…”, duke mos dhënë asnjë të dhënë zyrtare, e as duke mos treguar ose dëshmuar tendencë për të arritur deri te ato.

“Krisma në Tetovë me Kallashnikov  shqetësuan mbrëmë banorët e Tetovës.  Krismat u dëgjuan rreth orës 20:50 dhe vinin nga Reçica e Vogël. Sipas thashethemeve një makinë BMË me targa të Shkupit ka krisur afër një lokali në këtë lagje. Thuhet se bëhet fjalë për qërim hesapesh mes bandave!. Nga policia nuk ka asgjë zyrtare deri në këto momente”.

Gazetari me të drejtë mund të shtrojë pyetje të ndryshme që janë në interes të publikut, por atyre duhet t’u gjejë përgjigje. Në produktin që po e recensojmë parashtrohet pyetja në titull, mirëpo përgjigjja e saj nuk gjendet në tekst. Opinionit i interesojnë lajme objektive, të sakta dhe të plota, e jo pyetje, përgjigja e të cilave pretendohet t’u servohet me thashetheme. Mediat duhet të jenë burim i së vërtetës, e jo burim i thashethemeve.

Kodi etik gazetaresk mëson se saktësia e informacionit duhet të provohet sa më shumë që të jetë e mundur.

“Provimi i të dhënave dhe saktësia janë imperativ moral i gazetarisë, prandaj gazetari është i obliguar ta provojë informacionin prej sa më shumë burimeve, të paktën prej dy burimeve të pavarura.”.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare

jorelevante

1 burim

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

nuk aplikohet

infoVistinitostCOMMENTING

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

senzacionalist

i paqartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk aplikohet

nuk ka linke kontekstuale

i parregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja