Thatësi në fakte, begati në transmetim të urrejtjes
Published in Recensione
on 16 - 12 - 2016 Author: Adrian Kerimi[Recension: Profesori shqiptar u mbanë ligjerata gjimnazistëve: Dora ju thaftë atyre që votuan Zaevin]
Politika është e ndaluar nëpër shkolla, sepse aty kemi të bëjmë me nxënës, fëmijë dhe të mitur, të cilët nuk kanë të drejtë vote dhe nuk duhet të keqpërdoren për qëllime politike. Këndi i lajmit është kapur në mënyrë të duhur, por nuk është trajtuar ashtu siç duhet dhe siç e kërkon profesioni i gazetarisë.
Për raste të tilla, duhet të sigurohen palët e përfshira në lajm. Nëse vërtet redaksia ka fakte që një profesor i gjimnazit në fjalë ka mbajtur fjalime politike dhe ka ushtruar propagandë ndaj nxënësve, kjo do të duhej të denoncohej edhe në institucionet përkatëse dhe gazetari të kërkonte qëndrimin e tyre.
Nxënësit e gjimnazit të Zef Lush Markut janë bombarduar me ligjerata politike nga një profesor, i cili në vend të shtjellimit të njësisë mësimore, u ka folur për procesin zgjedhor. Një nxënës I pranishëm në këtë orë, i ka treguar agjencisë së lajmeve INA, se profesori ka folur se si shqiptarët kanë votuar një parti maqedonase.
Nëse kjo ka ndodhur në një klasë që është pjesë e gjimnazit, atëherë ku është në këtë rast drejtori i shkollës, si i pari i cili duhet të mbajë përgjegjësi për të gjithë atë që ndodh në shkollë?! Në përmbajtje nuk ka indicie që tregon se është tentuar të merret qëndrimi i tij, i cili në këtë rast do të duhej të ishte i rëndësishëm për të pasur një lajm më të balancuar dhe më objektiv.
Linku deri te artikulli origjinal: “Profesori shqiptar u mbanë ligjerata gjimnazistëve: Dora ju thaftë atyre që votuan Zaevin”
Data dhe koha e publikimit: 14.12.2016
Data e recensionit: 15.12.2016
Recensues: Adrian Kerimi
Ligji është arma më e fortë e gazetarit. Në raste kur kemi të bëjmë me keqpërdorime të detyrës, është e udhës që të citohet ligji dhe masat që parashikohen. Në rastin konkret, nuk kemi një element të tillë të përfshirë në lajm.
“Ai e filloi orën duke thënë: Të gjithë ata shqiptarë që kanë votuar LSDM-në ju thaftë dora. Pastaj vazhdoi duke thënë: Prej sot ecni rrugës dhe në vehte përshpëritni: Unë jam tradhtar.Edhe pse ne jemi viti parë dhe nuk kemi të drejtë vote, ai mbante orë politike”, deklaroi nxënësi.
Agjencia e lajmeve INA nuk do të bëjë publik emrin e profesorit për mos dëmtuar imazhin e shkollës. (INA)
Një deklaratë e vetme pa dëshmi konkrete për këtë keqpërdorim nuk është e mjaftueshme për të thurur një lajm. Për të konfirmuar nëse vërtetë ka ndodhur një gjë e tillë në një orë mësimi, teksti duhej të siguronte dëshmi dhe prononcime edhe të nxënësve tjerë dhe të bazonte në citate informacionin. Lajmi, si i tillë, pa prononcimet e nevojshme, pa qëndrime ekspertësh dhe njohësish të fushës së të drejtave të të miturve dhe fëmijëve, i pakompletuar dhe i pa bazuar në dëshmi, është vetëm tendencioz dhe i njëanshëm.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
jozyrtare, anonime
jorelevante,
1 burim
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
nuk mund të përcaktohet
nuk mund të përcaktohet
nuk mund të përcaktohet
është i njëanshëm
anshmëri politike
COMMENTING
nuk ka elemente të komentimit
PLAGIARISM
nuk mund të përcaktohet
nuk është theksuar autori
TITLE QUALITY
nuk informon
jokreativ
senzacionalist
adekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
joadekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
gjuhë ofenduese
gjuhë e urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
diskriminon
diskriminim nacional, diskriminim politik
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
elemente solide multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e