verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Theks propagandues prej fillimi deri në fund

on 28 - 08 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

http___sitel.com_.mk_ekspresna-reakci-crop-resize

[Recension: Reagim ekspres i institucioneve pas vizitës së kryeministrit]

Bëhet fjalë për një kronikë që ka anshmëri të theksuar ku lavdërohet tejmase kryeministri dhe lideri i partisë në pushtet. I gjithë materiali, prej fillimi deri në fund, ka theks propagandues dhe i ngjan klipit të fushatës parazgjedhore.

http___sitel.com.mk_ekspresna-reakciLinku deri te artikulli origjinal: Reagim ekspres i institucioneve pas vizitës së kryeministrit

Data dhe koha e publikimit: 24.08.2015, 16:32

Data e recensionit: 25.08.2015

Recensuese:  Оlivera Vojnovska

 

KRONIKË E NGARKUAR ME LAVDËRIME

Materiali që e recensojmë nuk ka probleme dhe burimet ose me vërtetësinë, por është kontestues për shkak të mënyrës se si është përgatitur dhe si është plasuar. Në fakt, ai është i inspiruar nga vizita e kryeministri në disa vendbanime të komunës së Studeniçanit (sikur në mes të fushatës zgjedhore), e cil au realizua një ditë më parë (23.08.2015) dhe për të cilën mediat tashmë informuan, duke e përfshirë edhe këtë televizion.

Kështu, ky artikull duket sikur është bërë me qëllim që ta madhërojë kryeministrin, i cili është i paraqitur si politikan që është i afërt me popullin, i cili ka mirëkuptim dhe me shpejtësi gjen zgjidhje për problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët.

Kronika është tepër e ngarkuar me lavdërime për Gruevskin. Ato fillojnë të radhiten prej fjalisë së parë:

Vizita e Gruevskit në Moranë, komuna e Studeniçanit, menjëherë dha rezultzate. Institucionet që sot zgjidhën një pjesë të problemeve që u përmendën nga qytetarët. 

E rezultati është “vazhdimi i linjë së autobusit deri në qendër të fshatit Moranë”, por edhe për “shfrytëzimin e përkohshëm të një automjeti për mbledhjen e mbeturinave”!

Duke, bile edhe qesharake se a është stërzmadhuar efekti i “takimeve të kryeministrit në terren” deh angazhimi i tij në “zgjidhjen” e problemeve të ndryshme lokale – ujësjellësi i fshatit (Koliçan i Poshtëm), rruga (Ljubosh), ura (Cvetovë)…

Kështu, për shembull, në rastin e ujësjellësit në Koliçan të Poshtëm, institucionet kompetente kanë dalë vetëm “ta skenojnë gjendjen. Mirëpo, kranika, duke dashur ta potencojë rolin e kryeministrit me qëllim e prezanton “skenimin” e këtillë si një veprim shumë të madh!

Vetë koncepti i artikullit, konstruksioni i fjalive dhe i komenteve të llojit se Gruevski është pritur përzemërsisht –  qytetarë nga të gjitha grupet etnike i kanë dëshiruar mirëseardhje, e përforcojnë përshtypjen se shikuesve u është ofruar një tekst jashtëzakonisht i anshëm, ku kanë dështuar standardet profesionale.

Në fakt, mjafton së shihet titulli lavdërues:

Reagim ekspres i institucioneve pas vizitës së kryeministrit

dhe bëhet e qartë se çfarë përmbajtje propaganduese i ofrohet publikut.

(Nga Shërbimi për verifikimin e fakteve në gjuhën maqedonase)


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

pohime të sakta

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare, jozyrtare

më tepër burime

më tepër palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

gjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

josenzancionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

nuk ka

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja