verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Titull i gabuar për tekst “të huazuar”

on 7 - 10 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

infomax

[Recension: GJYKATË E VEÇANTË PËR LËNDËT E KATICËS: Еurodeputeti jep kushte të reja si alibi për të ikur nga zgjedhjet!]

Një mangësi me pasoja serioze… Mu ashtu, kur gabohet konstruksioni i titullit pasojat i ndjen gjithë teksti. Sa do që përmbajtja të jetë korrekte, sikurse në këtë rast, ajo nuk mbetet imune ndaj titullit të keq. Ndryshon e gjithë përshtypja për artikullin, fitohet përshtypje se ai i njëanshëm dhe ka ngjyrim politik.

 1111Linku deri te artikulli origjinal: GJYKATË E VEÇANTË PËR LËNDËT E KATICËS: Еurodeputeti jep kushte të reja si alibi për të ikur nga zgjedhjet!

 Data dhe koha e publikimit: 03.10.2016

 Data e recensionit: 06.10.2016

 Recensues: Vlladimir Mirçeski

 

 

KUR E GABON TITULLIN…

Pse? Për shkak se kemi shembull të një artikulli e titull-koment:

GJYKATË E VEÇANTË PËR LËNDËT E KATICËS: Еurodeputeti jep kushte të reja si alibi për të ikur nga zgjedhjet!

Ku është baza, themelet për një konstatim aq të fuqishëm që është bërë në titull? Është e qartë, në bazë të vetë përmbajtjes, se nuk ka një gjë të tillë, që tregon se bëhet fjalë për mendim personal. Kjo, nga ana tjetër, është në kundërshtim me nenin 13 Kоdit të gazetarëve, i cili thotë:

Gazetarët duhet të bëjnë dallim ndërmjet fakteve dhe mendimeve, ndërmjet lajmit dhe komentit.

Në mënyrë të padyshimtë aludohet se opozita tenton të ikë nga zgjedhjet, terminologji kjo e cila shpesh përdoret nga partia në pushtet. Këtu arrijmë tek mbështetja e një ane, që është në kundërshtim me nenin 14 të Kodit të gazetarëve, i cili parasheh se:

Gazetari duhet të sigurojë distancë profesionale prej subjekteve politike.

Domethënë, kemi një mospërputhje absolute ndërmjet teksti dhe konstruksionit të titullit. I pari është raport, i dyti është koment personal. Kjo paraqet përzirje jokorrekte të zhanreve gazetareske.

E të mos harrojmë të theksojmë se artikulli ëhstë “i vjedhur” prej A deri në Zh – është ndryshuar vetëm titulli, e me këtë rast askund nuk është theksuar se ai është marrë nga një medie tjetër. Me veprimin e këtillë është shkelur edhe një parim profesional:

Plagjiatuara është e palejueshme. Citatet nuk duhet të shfrytëzohen pa e theksuar burimin ose autorin. (neni 12 i Kodit)

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

pohime të sakta

deklarata të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare

relevante

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

gjithëpërfshirës

nuk ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

plotësisht e paraqet të vërtetën

pjesërisht, në titull

nuk ka informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

në titull

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të plotë

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja