Titull i gabuar
Published in Recensione
on 19 - 01 - 2016 Author: Силвана Жежова[Recension: Shok: Еvropa do të kthejë në Maqedoni qindra mijëra refugjatë?]
Titulli ka për qëllim ta shokojë publikun duke e (dez)informuar se Evropa dp t’i kthejë në Maqedoni qindra mijëra refugjatë. Në tekst nuk ka fakte që do t’i konfirmojnë pohimet e këtilla. Përkundrazi, materiali që e recensojmë më tepër ka të bëjë me gjendjen e refugjatëve në vendet e tjera evropiane.
Linku deri te artikulli origjinal: Shok: Еvropa do të kthejë në Maqedoni qindra mijëra refugjatë?
Data dhe koha e publikimit: 14.1.2016
Data e recensionit: 15.1.2016
Recensues: Silvana Zhezhova
NUMRA PAUSHALLË!
Në këtë tekst, pjesa e vetme që ka të bëjë me Maqedoninë është fragmenti nga deklarata e Komesarit për të drejtat e njeriut të Këshillit të Evropës, Nils Muizhnieks (të cilit ia kanë gabuar edhe mbiemrin Mujzhnieks). Dhe në të aspak nuk përmendet numri prej “qindra mijëra refugjatëve”, që është shënuar në titull, e që në fakt është një numër paushall.
Kthimi i emigrantëve nga Austria në Hungari, në bazë të Marrëveshjes së Dablinit, mund të shkaktojë shkelje serioze të të drejtave të tyre të njeriut, për shkak se në atë rast, autoritetet hungareze do të fillojnë në mënyrë automatike t’i deportojnë ata njerëz në Serbi, e pastaj edhe në Maqedoni, tërhoqi vërejtjen Mujzhnieks.
Përndryshe, në tekst, mungon elementi kyç nga deklarata e Muizhnieks-it që ka të bëjë me Maqedoninë:
Komesari thekson se UNHCR-ja ka dhënë rekomandim që vendet të përmbahen nga kthimi i emigrantëve në Maqedoni përderisa nuk avancohet sistemi për marrjen azilit në atë vend.
Kjo pjesë e rëndësishme e deklaratës së komesarit për të drejtat e njeriut të Këshillit të Evropës jep një pasqyrë krejtësisht tjetër për problemin me emigrantët, ku nuk ka vend për “shokun” nga titulli i tekstit. Faktikisht, titulli: “Shok: Еvropa do të kthejë në Maqedoni qindra mijëra refugjatë?”, është gabim i madh dhe pikëpyetja në fund aspak nuk e zbut përshtypjen e tillë.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
ka fakte
pjesërisht
pjesërisht
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
zyrtare, jozyrtare
relevante
më tepër burime
më tepër palë
EXTENSIVENESS
gjithëpërfshirës
informata të fshehura
BIAS
pjesërisht e paraqet të vërtetën
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
ka në titull
mban anën e një pale
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
nuk mund të përcaktohet
nuk është theksuar autori
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
informon
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
elemente solide multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e