verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Titull i gjatë me kilometra me disa kilogramë vullgaritete

on 10 - 06 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Betmen pushit

[Recension: Betmen Pushit aktivizohet nga regjimi që ta hajë m…tin që as Filip Petrovski nuk dëshiron ta hajë, kërcënohet se do t’i rrahë të gjithë nga Revolucioni laraman]

Përveç titullit të gjatë me “kilometra”, i cili në fakt, ka dashur të thotë gjithçka, dhe ajo që duheshte të jetë artikull nuk ka aspakt tekst, vetëm screenshot nga publikimi në Facebook! Bëhet fjalë për njërin nga shembujt e shumtë nëpër portalet në internet ku shkatërrohen të gjitha standardet e shkrimit gazetaresk, për shkak se këtu më së pakur ka gazetari, e aq më pak shkrim. Bëhet fjalë për keqpërdorim klasik të një medieje, në të cilin, për shkak të statusit në “Facebook” të dikujt që mendon ndryshe, përdoret fjalor vullgar për diskreditimin e tij. Fjalë të pahijshme edhe për komunikim gojor, e lëre më për formë të shkruar, dhe të cilat, në fakt, publiku lexues nuk ka absolutisht nevojë që t’i konsumojë.

BetmenLinku deri te artikulli origjinal: Betmen Pushit aktivizohet nga regjimi që ta hajë m…tin që as Filip Petrovski nuk dëshiron ta hajë, kërcënohet se do t’i rrahë të gjithë nga Revolucioni laraman

Data dhe koha e publikimit: 06.06.2016

Data e recensionit: 08.06.2016

Recensues: Silvana Zhezhova

Titulli, i cili në fakt është edhe i gjithë teksti, është një ofendim i gjatë për Bogdan Ilievskin, alias Betmen velit, i cili në në një status në “Facebook” e shpreh qëndrimin e tij në lidhje me kërkesat e “Revolucionit laraman” dhe datën deri kur demonstrantët presin që të plotësohen ato. Mirëpo, mospajtimi me qëndrimin e dikujt nuk jep të drejtë që të përdoret gjuhë ofenduese dhe e pahijshme.

Ky “artikull” është shembull eklatant për shkeljen e udhëzimeve dhe të rekomandimeve të nenit 11 të Kodit të gazetarëve në Doracakun për etikë në gazetari (fq. 22), ku thuhet se “Gjuha e gazetarit gjithëherë duhet të jetë e matur dhe neutrale, përkundër atij që ofron konkluzione të gatshme dhe gjykime dhe është, ose kufizohet me gjuhën e urrejtjes. Çdoherë duhet të shmangen frazat që në vete përmbajnë konotacione shoveniste, seksiste ose të tjera diskriminuese”.

NOVACION I PAHIJSHËM

“Betmen Pushit aktivizohet nga regjimi që ta hajë m…tin që as Filip Petrovski nuk dëshiron ta hajë, kërcënohet se do t’i rrahë të gjithë nga Revolucioni laraman”

Në materialin që i nënshtrohet këtij recensioni futet në përdorim një formë e re, e panjohur dhe joadekuate e komunikimit me publikun lexues, ku në vend të tekstit vendosen printscreen-e nga statusi në “Facebook” dhe teksti që kanë qenë shkak për shkruarjen e këtij statusi. Ka rregulla gazetareske të shkrimit se si e njëjta mund të thuhet edhe nëpërmjet tekstit… Mirëpo, përsëri, të ballafaquar me përmbajtjen, pyetemi se cila është nevoja për plasimin e “gjërave” të këtilla dhe cili është interesi i përgjithshëm publik për shkruarjen e tij.

Sipas nenit 5 të Kodit të gazetarëve, që është përcjellë në Doracakun për etikë në gazetari (fq. 19):

Interesi publik përfshin informacione që mund të kontribuojnë për zbulimin e veprave kriminale, shpërdorimeve të pozitës zyrtare, rrezikimit të demokracisë, korupsionit, rasteve të padrejtësive, shkeljen e të drejtave të njeriut, diskriminimit, rrezikimit të shëndetit dhe sigurisë së njerëzve, pakujdesi dhe/ose paaftësi të funksionarëve publik. Interesi publik, poashtu, inkuadron edhe informacione që u ndihmojnë njerëzve të marrin vendime me karakter publik dhe pengojnë mashtrimin apo manipulimin me popullësinë me deklarata ose me veprime nga individë ose organizata.

Për shkak se materiali që i nënshtrohet këtij recensioni nuk ka tekst, ai nuk e plotëson as nivelin minimal të përmbajtësis dhe të gjithëpërfshirjes. Përdoret gjuhë ofenduese dhe diskredituese për një njeri që ka qëndrim të kundërt.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk ka fakte, vetëm ofendime

:

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

Është vendosur printscreen ndaj të cilit reagohet në tekst

relevante

printscreen

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

:

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike,

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

diskriminon

diskriminim politik

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

nuk aplikohet

nuk ka linke kontekstuale

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja