Titull në “offside” që nxit urrejtje
Publikuar në Recensione
on 14 - 09 - 2016 Autor: Xhenis Sulimani
Gazetari, meqë parimisht ka synim interesin publik, duhet të identifikojë raste kur ka nxitje të urrejtjes apo nxitje të dhunës dhe t’i dënojë të njëjtat. Megjithatë, në asnjë moment nuk guxon të jetë promovues i këtyre devijimeve shoqërore, apo të tentojë që nëpërmes produkteve gazetareske të nxisë urrejtje.
Linku deri te artikulli origjinal: “Rezhanoc-Kumanovë: Maqedonasi ka mbledhur armë për t`i mbytur shqiptarët”
Data dhe koha e publikimit: 08.09.2016
Data e recensionit: 09.09.2016
Recensues: Xhenis Sulimani
Produkti gazetaresk që po e recensojmë ka titull, shprehur në gjuhën sportive, komplet “offside”(në pozitë jashtë loje), në raport me përmbajtjen.
Tragjedia më e madhe është se titulli nxit urrejtje, me gjasë dhe dhunë. “Rezhanoc-Kumanovë: Maqedonasi ka mbledhur armë për t`i mbytur shqiptarët”, është titulli i tekstit. Ndërkaq, në tekst raportohet për kapjen e një sasie të madhe të armëve në fshatin Rezhanocë të Kumanovës dhe asgjë më shumë.
“Në shtëpinë e I.A.(54) nga fshati Rezhanovc i Kumanovës është gjetur një sasi e madhe e armëve dhe municionit.
Policia e Kumanovës ka kryer kontroll në shtëpinë dhe hapësirat shtesë të një shtëpie në Rezhanoc të Kumanovës ku ka gjetur: një pushkë automatike, një pushkë ajrore, 69 plumba të kalibrave të ndryshme, shtatë patrona për pushkë gjuetie, tre patrona të pagjuajtura, një armë të gjatë, etj. Një pjesë e armëve ka qenë pa leje, ndërsa pjesa tjetër me leje, transmeton TetovaSot.”
Në përmbajtje, që kryesisht është njoftimi i SPB-së Kumanovë, askund nuk përmendet qëllimi i posedimit të municionit. Çka do të thotë se titulli tendencioz me qëllim arritjen e senzacionit për të tërhequr një klikim plus, nuk ka të bëjë asgjë me përmbajtjen e tekstit.
Liria e shprehjes është në interes publik, por gazetari këtë privilegj nuk duhet ta përdorë për të dhënë alarm të rrejshëm. Nuk është në interes të publikut të krijohet pasiguri në shoqëri pa nevojë.
“Gazetari nuk do të flasë me gjuhën e urrejtjes dhe nuk do të nxisë dhunë dhe diskriminim në asnjë bazë” (Neni 10 i Kodit të sjelljes).
INFOGRAFIKU
VËRTETËSIA
ka fakte
pohime të sakta
deklarata të vërteta
BURIMET E INFORMATAVE
ka burime të evidentuara
zyrtare
1 burim
një palë
PËRMABJTËSIA
nuk ka informata të fshehura
ANSHMËRIA
pjesërisht e paraqet të vërtetën
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
informata të rrejshme
nuk aplikohet
anshmëri tjetër
KOMENTIMI
nuk ka elemente të komentimit
PLAGJIATURA
vepër origjinale
nuk është theksuar autori
KUALITETI I TITULLIT
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
FOTOGRAFIA
ka
adekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
GJUHA E URREJTJES
nuk ka gjuhë ofenduese
gjuhë e urrejtjes
nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
I PËRSHTATUR PËR UEB
i lexueshëm
nuk aplikohet
nuk ka linke kontekstuale
i parregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e