verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Titull nën nivel, përmbajtja po ashtu

on 29 - 08 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

[Recension: Ahmeti spastrime në parti, goditen “Mësuesi”, “Qymo” dhe “ministri i përjetshëm”]

Titulli gjithnjë duhet të informojë për përmbajtjen e tekstit, mirëpo jo duke qenë jashtë standardeve profesionale. Tituj sikur ky që po e recensojmë, bashkë me tekstin e tij, mund të kenë kategoritë tjera gazetareske – komentet, satirat, kozeritë, mirëpo asnjëherë në atë të lajmeve.

Teksti si duket ka pasur qëllimin që me një gur të godasë tre zogj, mirëpo, për fat të keq, ka goditur parimet gazetareske dhe ka shkelur rregullat etike të profesionit.

Vlen të theksohet fakti që titujt, sa më të shkurtër dhe më informativë që janë, mund të zgjojnë interesin e publikut edhe në mënyrë tjetër, duke përdorur kreativitetin në suaza të standardeve. Në këtë rast, për dikë do të ishte në rregull titulli si: “Ahmeti edhe njëherë reforma në parti!”, apo për dikë tjetër “Ahmeti reformon partinë përsëri”…  Megjithatë, kjo nuk do të mjaftonte me kaq, përderisa pas një titulli jo profesional si ky, pason edhe një tekst jo profesional dhe me shumë shkelje dhe lëshime.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti po synon që të bëjë spastrime në kryesinë dhe organet më të larta partiake, para zgjedhjeve të parakohshme. Burime partiake bëjnë të ditur për INA se në mesin e të larguarve do të jenë funksionarët veteranë që viteve të fundit kanë mbajtur poste të larta partiake dhe përmes tyre kanë përfituar edhe funksione qeveritare. Mes tyre përmenden Rafis Aliti, Abdilaqim Ademi, Sadulla Duraku, Fatmir Besimi që njihet si “ministri i përjetshëm”, por edhe shefa të tjerë lokal që kanë qenë të pandërruar në parti.

Ahmeti spastrime në parti screenshotLinku deri te artikulli origjinal: Ahmeti spastrime në parti, goditen “Mësuesi”, “Qymo” dhe “ministri i përjetshëm”
Data dhe koha e publikimit: 25.08.2016
Data e recensionit: 26.08.2016
Recensues: Adrian Kerimi

Thirrja në anonimitet nuk është problem, pavarësisht se vështirë është të përcaktohet vërtetësia e deklaratës së mëposhtme. Sidoqoftë, praktika profesionale e lejon që gazetari të përdorë një burim duke i ruajtur anonimatin, përderisa këtë e kërkon vetë burimi. Mirëpo, fakti që në tekst, nga të gjithë personat e përmendur, funksionarë, ish ministra dhe deputet, nuk është kërkuar qëndrim nga asnjëri prej tyre për të komentuar këto zëra, e bën artikullin të njëanshëm, e gazetarin tendencioz. Nuk duhet harruar fakti që pala tjetër është po aq e nevojshme sa pala me të cilën një gazetar e nis lajmin.

“Po pritet të ndodhin ndryshime rrënjësore për ta freskuar partinë dhe sigurisht do të ikin ata që deri tani kanë dhënë për BDI dhe kanë pasur poste të larta. Radhën e kanë të rinjtë”, theksoi për INA, një burim partiak. Në kuadër të ndryshimeve do të jetë edhe shtabi zgjedhor, ky në pikpyetje do të jetë edhe Bekim Neziri, si shef i shtabit.

Mediumet serioze zakonisht funksionojnë në atë frymë që, për një problem ose zëra të pakonfirmuar rreth një problemi të partisë në pushtet, emarrin edhe ndonjë qëndrim opinionistëve ose njohësve të zhvillimeve brenda partisë në pushtet. Në rastin konkret, mungon edhe një gjë e tillë, apo thënë ndryshe, në gjuhën profesionale, një burim i tretë i cili balancon akuzat dhe nuk lejon që gazetari të bëjë anime për njërën ose palën tjetër.

Ndërkohë, nga kjo parti zyrtarisht nuk bëjnë të ditur se a do të ketë zgjedhje të reja partiake, apo ndryshime do të bëhen nga Ahmeti duke shfrytëzuar të drejtën e tij ekskluzive si lider partiak përmes këshillit të të urtëve. (INA)

E kemi përsëritur shumë herë, por si duke është e nevojshme të përsërisim: një tekst i mirë përfundon me një sfond të mirë. Në këtë rast nuk kemi një sfond, i cili do të përkujtonte për zhvillimet e mëparshme në këtë kontekst brenda partisë në pushtet, duke bërë retrospektivë për ndryshimet në politikat kadrovike në BDI viteve të fundit, duke kyçur ate të fundit me emërimin e ministrave të panjohur për opinionin e gjërë. Për  mos të harruar, teksti përfundon në mënyrë jo logjike! Aty thuhet se nga partia shqiptare në pushtet nuk komentojnë zërat se do të ketë zgjedhje të reja partiake, ndërkohë autori as nuk e thotë dhe as nuk e dëshmon nëse ka kërkuar një qëndrim të tillë nga partia në pushtet. Pikërisht nga titulli dhe nga përmbajtja, duke kyçur paragrafin e fundit, dëshmohet qasja tendencioze në këtë çështje dhe këtë tekst.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

anonime

jorelevante

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

është i njëanshëm

anshmëri politike, anshmëri komerciale

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

josenzancionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja