Titull senzacionalist për më tepër klikime
Published in Recensione
on 23 - 11 - 2015 Author: Ана Анастасовска[Recension: Çerdheja e xhihadistëve është disa orë larg nga Shkupi: Policia nuk guxon të hyjë atje (video)]
Këtë tekst për recension e propozoi një lexuesi ynë, ndërsa problemi me të qëndron te titulli i artikullit.
Linku deri te artikulli origjinal: Çerdheja e xhihadistëve është disa orë larg nga Shkupi: Policia nuk guxon të hyjë atje (video)
Data dhe koha e publikimit: 16.11.2015
Data e recensionit: 21.11.2015
Recensuese: Аna Anastasovska
“Çerdheja e xhihadistëve është disa orë larg nga Shkupi: Policia nuk guxon të hyjë atje”. Me siguri kur do ta lexoni një titull të këtillë, menjëherë do ta hapni tekstin që të shihni se për cilin vend, në afërsi të Shkupit bëhet fjalë.
Mirëpo, kur do të filloni ta lexoni artikullin, do ta kuptoni se gazetari ju dërgon në Bosnje dhe Hercegovinë. Jashtë Maqedonisë dhe qindra kilometra larg Shkupit.
Nuk tregojnë se me çfarë mjeti transportues? Për “disa orë” arrihet edhe deri në Londër ose në Moskë – ka shkruar lexuesi ynë.
Vërejtja e tij është me vend. Titulli nuk ka asnjë lidhje me artikullin, mirëpo me qëllim është formuluar në atë mënyrë që të tërheqë sa më tepër lexues, dhe gjithsesi, sa më shumë klikime.
Titulli i një teksti duhet të formulohet qartë dhe në mënyrë precize dhe të përkojë me artikullin, e jo të jetë tendencioz dhe, sikurse në këtë rast, të shkaktojë panik te lexuesit.
Ajo që i mungon tekstit, është se nuk e ka theksuar burimin prej ku është marrë lajmi, që të mos vihet në pikëpyetje autenticiteti i tij.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
ka fakte
nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
zyrtare
relevante
2 burime
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
nuk mund të përcaktohet
nuk ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
nuk mund të përcaktohet
nuk mund të përcaktohet
COMMENTING
nuk ka elemente të komentimit
të ndara nga faktet
PLAGIARISM
vepër origjinale
është theksuar burimi pa link
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
elemente solide multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e