verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Titull tendencioz, tekst i njëanshëm dhe lajm i paplotësuar!

on 19 - 09 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

[Recension: Kur ka tërmet rojet e burgut në Idrizovë ikin jashtë, të burgosurit ngelin brenda]

Në raste kur ka fatkeqësi natyrore, roli i mediumeve duhet të jetë konstruktiv, e jo hiperbolizues. Gazetarët janë ata, të cilët duhet të parët të respektojnë dhembjen shpirtërore të palëve, prej të cilëve bën një lajm. Nuk është e thënë se duke alarmuar për gjithçka për të cilën kemi informuar, pasi që në raste të tilla mund të nxitet panik, e ata që humbin më së shumti janë qytetarët.

Teksti që po recensojmë është bërë duke u bazuar vetëm në një deklaratë, autenticiteti i së cilës nuk është përcaktuar. Bazuar në këtë deklaratë është vendosur edhe titulli, i cili pa fakte mbështetëse nuk ka aspak nuancë profesionale.

Konstatimi i dhënë në titull, profesionalisht nuk mban peshë. Mbase do të kishte bazë profesionale, nëse do të ishte citat, mirëpo si i tillë nuk mund të vendoset as nga gazetari as nga redaktori. Për atë që është thënë, në përmbajtje nuk ka fakte dhe dëshmi relevante se vërtet ndodh në burgun e Idrizovës.

Një i burgosur i shqetësuar ka dërguar disa fotografi në adresë të portalit TetrovaSot ku  shihen të burgosurit brenda në qeli gjatë tërmetit të mbrëmshëm rreth orës   01 e 32 minuta me magnitudë lokale të Rihterit prej 3.2 ballësh. Të burgosurit që kanë dërguar letër thonë se gjenden në katin e katërt dhe sa herë që ka tërmet rojet ikin jashtë ndërsa ne ngelim brenda.

kur-ka-termet-rojet-e-burgut-ne-idrizove-ikin-screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “Kur ka tërmet rojet e burgut në Idrizovë ikin jashtë, të burgosurit ngelin brenda
Data dhe koha e publikimit: 14.09.2016
Data e recensionit: 14.09.2016
Recensues: Adrian Kerimi

Për të hequr dyshimet dhe për të qetësuar shqetësimet dhe panikun, gazetari është i obliguar që të kërkojë qëndrim zyrtar nga drejtuesit. Qëndrimi zyrtar në këtë rast do të konfirmonte ose përgënjeshtronte deklaratën e të burgosurit. Pala e dytë gjithnjë është balancë dhe element i patjetërsueshëm i informimit objektiv.  

“Gjindenemi  ne  katin e 4 me dyrt e mshelta, saher qe dridhet rojet e burgit ikin jashte e te burgosurit me dyr te mshelta.  Ju kisha lut per hir te Zotit nese keni pak zemer  shkruni sa te mundeni se jemi shum keq,  ata jashte jene dhe kena tut,  po ne  mrena ku gjdo moment jemi te pambrojtur” thuhet në letrën shqetësuese të tyre.

Lajmi ka mundësi plotësimi dhe kompletimi, nëse vërtet qëllimi i autorit ka qenë që të denoncojë një tragjedi si kjo, për të cilën flitet. Në këtë drejtim, mundësi për burim tjetër ka qenë edhe Ministria e Drejtësisë, Avokati i Popullit dhe Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve pranë Ministrisë për Drejtësi. Tre palët e përmendura janë burime, të cilat mund t’i japin drejtim profesional lajmit, mbi të gjitha, sepse janë relevante për të kërkuar përgjegjësi për fatin dhe sigurinë e të burgosurve.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

është i njëanshëm

anshmëri tjetër

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i parregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja