Titull tepër manipulativ që nuk e përmban informatën kryesore
Published in Recensione
on 28 - 04 - 2015 Author: Ана Анастасовска
[Recension: Qeveria planifikon pushim të zgjatur të lehonisë për nënat që do të lindin dy ose më shumë fëmijë]
Titulli i këtij teksti është tepër manipulues dhe në vete nuk e përmban informatën kryesore, e ajo është se për cilat kategori të lehonave do të rritet pushimi i lindjes. Titulli i këtillë krijon një përshtypje të gabuar te publiku, dhe kjo është e qartë se ka qenë edhe qëllimi kryesor i autorit, t’i manipulojë lexuesit.
Linku deri te artikulli origjinal: Qeveria planifikon pushim të zgjatur të lehonisë për nënat që do të lindin dy ose më shumë fëmijë
Data dhe koha e publikimit: 18.04.2015
Data e recensionit: 20.04.2015
Recensues: Аna Anastasovska
Titulli “Qeveria planifikon pushim të zgjatur të lehonisë për nënat që do të lindin dy ose më shumë fëmijë” është aq bombastik sa që menjëherë e tërheq vëmendjen te ai i cili e lexon atë. Mirëpo, më poshtë në tekst zbulohet se lajmi në titull nuk ka asnjë lidhje me atë që me të vërtetë është paralajmëruar. Ajo që mungon në titull është fjala kyçe “përnjëherë”.
“Ja për shembull, së shpejti Qeveria planifikon për nënat: Rritje të mungesës së paguar nga puna për shkak të lindjes, prej 12 muajve aktualë në 15 muaj, domethënë 3 muaj shtesë, për nënat që do të lindin 2, 3 ose më tepër fëmijë përnjëherë.”
Përnjëherë, do të thotë nënat që do të lindin bineq, trineq ose më tepër fëmijë. Dhe këtu lajmi fiton një kontekst krejtësisht tjetër. Kjo nuk do të thotë se nënat që kanë dy, tre ose më tepër fëmijë se do të fitojnë pushim shtesë të lindjes.
Përveç asaj se autori i këtij teksti bën një manipulim të pacipë, ai ka harruar që në artikull t’i shqyrtojë edhe problemet me të cila ballafaqohen lehonat në Maqedoni, si për shembull, pushim më të shkurtër të lehonisë në krahasim me vendet e rajonit, vonesa e pagesës së rrogës gjatë pushimit të linjdes, etj.
Analiza e portalit Inbox7 e datës 13 nëntor 2014, mu për këtë temë, tregon se Maqedonia ka kushte më të rënda për lehonat në rajon.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
ka fakte
nuk mund të përcaktohet saktësia e deklaratave
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
zyrtare
relevante
1 burim
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
informata të fshehura
BIAS
pjesërisht e paraqet të vërtetën
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
nuk ka informata të rrejshme
mban anën e një pale
anshmëri politike,
COMMENTING
nuk ka elemente të komentimit
të ndara nga faktet
PLAGIARISM
vepër origjinale
nuk është theksuar autori
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
adekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
informon
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka shprehje të urrejtjes
nuk ka shprehje të urrejtjes
nuk nxit dhunë
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
elemente solide multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e