Titull tronditës, informacioni i pasaktë
Published in Recensione
on 14 - 11 - 2016 Author: Xhenis Sulimani[Recension: Maqedonia pritet të tronditet sot nga gjykimi i komandant Sokolit,pritet të dihet se kush i solli kosovarët në Lagjen e Trimave]
Opinioni shpeshherë tronditet nga titujt e portaleve të përditshme. Jo rrallëherë kërkojmë e s’e gjejmë në përmbajtje atë që është paralajmëruar në titull. Tronditjet të njëpasnjëshme të opinionit për një klikim më tepër, sjellin përfitime afatshkurtëra, por dëm afatgjatë të kredibilitetit të profesionit të gazetarisë.
Linku deri te artikulli origjinal: “Maqedonia pritet të tronditet sot nga gjykimi i komandant Sokolit,pritet të dihet se kush i solli kosovarët në Lagjen e Trimave”
Data dhe koha e publikimit: 07.11.2016
Data e recensionit: 11.11.2016
Recensues: Xhenis Sulimani
Nga mënyra e raportimit, shihet se gazetari nuk i ka ndjekur seancat gjyqësore dhe po informon sipas qejfit të tij, e jo sipas rrjedhojës së seancave.
Ndërkohë, në Gjykatën penale Shkupi 1 do të mbahet seancë ku pjesëtarët e grupit të armatosur do të japin dëshminë e tyre se pse kanë qenë të pranishëm në Lagjen e Trimave në Kumanovë shkruan Zhurnal.
Seanca gjyqësore në fjalë është mbajtur prapa dyerve të mbyllura, për faktin se në seancën paraprake është informuar se do të bëhet prezantimi i Masave të Vecanta Hetuese nga ana e Prokurorisë Publike. Kështu që, në seancën gjyqësore, të cilës i referohet gazetari në tekst, nuk kanë qenë në radhë dëshmitë e të akuzuarve. Nga kjo kuptojmë se me anë të informacionit të plasuar në tekst, me vetëdije manipulohet me opinionin, sikur nuk është mjaftuar vetëm titulli sensacional.
Prandaj, po të njëjtën ditë, as opinioni nuk u trondit e as nuk u mor vesh se kush i solli kosovarët, siç pretendohet në titullin e tekstit- “Maqedonia pritet të tronditet sot nga gjykimi i komandant Sokolit, pritet të dihet se kush i solli kosovarët në Lagjen e Trimave”.
Në këso rastesh, s’di se cilin leksion nga etika gazetareske duhet t’ua rikujtojmë së pari. Gazetaria jo etike dhe jo profesionale nuk është as në interes të publikut, e as të profesionit dhe vetë redaksisë. Kredibiliteti i gazetarisë dhe i një mediumi shtohet me informacione të sakta dhe të verifikuara.
“Gazetari nuk guxon që për shkak të atraksionit të tekstit/kontributit të nxisë shqetësime të pabazuara ose të manipulojë me ndjenjat e opinionit”, thuhet në Kodin Etik të gazetarëve.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
pohimet jo të sakta
deklarata jo të vërteta
SOURCES OF INFORMATION
nuk ka burime të evidentuara
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
pjesërisht e paraqet të vërtetën
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
informata të rrejshme
nuk aplikohet
COMMENTING
PLAGIARISM
vepër origjinale
është theksuar autori
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
nuk aplikohet
nuk ka linke kontekstuale
i palidhur me tag-e