Titulli “e ka vrarë vetëveten”
Published in Recensione
on 18 - 07 - 2016 Author: Владимир Мирчески[Recension: Аnaliza dëshmoi – Vlladica e ka vrarë edhe Jelenën]
Ky produkt është shembull klasik për një lidhje disfunksionale ndërmjet titullit dhe përmmbajtjes së artikullit. Është plasuar informatë bombastike në konstruksionin e titullit, i cila nuk ka mbështetje në tekst. Me fjalë të tjera, titulli është dezinformatë.
Linku deri te artikulli origjinal: Аnaliza dëshmoi – Vlladica e ka vrarë edhe Jelenën
Data dhe koha e publikimit: 13.07.2016, 17:36
Data e recensionit: 15.07.2016
Recensues: Vlladimir Mirçeski
“ANALIZA DËSHMOI” – ËSHTË VRARË VËTETËSIA
Dëshira për senzacionalitet, gjegjësisht për më tepër “klikime”, “e ka vrarë” vërtetësinë e materialit. Dihet se titulli është ai që fillimisht e tërheq vëmendjen e lexuesit. Prandaj, formulimi i konstruksioneve të titullit kërkon kujdes dhe ndjenjë të balancës ndërmjet asaj që është atraktive dhe të vërtetës, që të mos humbet kursi i tekstit dhe në kurriz “titullit bomastik” të plasohet dezinformatë për ndonjë situatë të ndjeshme, siç është lidhja e mundshme e një njeriu me disa vrasje në Serbi. Në këtë rast kjo nuk ka ndodhur – nuk ka fare koordinim ndërmjet titullit dhe përmbajtjes – sikur në mes të natës dhe ditës.
“Аnaliza dëshmoi – Vlladica e ka vrarë edhe Jelenën”
“…Policia është duke hetuar se a mund të ketë Vlladica ndonjë lidhje me krimin në Borça (vrasjen e Jelenës)”.
Tani, e ka vrarë këngëtaren e re ose jo? Аnaliza ka përfunduar apo organet kompetente janë duke hetuar ende?
Konfuzioni është serioz, nuk është dhënë përgjigje në sfidën serioze:
“Në qoftë se informata nuk mund të konfirmohet, ose nëse bëhet fjalë për supozim, respektivisht spekulim, kjo gjë duhet cekur dhe botuar. Saktësia e informatës duhet të vërtetohet sa më shumë që është e mundur.”
Ky material është edhe një shembull për keqpërdorimin e konstruksionit të titullit që duhet të sjellë atraktivitet dhe senzacionalizëm, mirëpo për fat të keq, njëkohësisht paraqet edhe dezinformatë që e dëmton kredibilitetin e gjithë tekstit.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
ka fakte
nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
zyrtare
1 burim
EXTENSIVENESS
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
pjesërisht e paraqet të vërtetën
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
:
nuk aplikohet
COMMENTING
nuk ka elemente të komentimit
të ndara nga faktet
PLAGIARISM
kopje të plotë
është theksuar burimi pa link
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
i paqartë
PHOTOGRAPH
ka
joadekuate
manipulon
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
nuk ka elemente multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e