verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Titulli e mashtron publikun

on 26 - 05 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

republika

[Recension: Matura e mallkuar 2016: Pas nxënëses vdes edhe profesori gjatë festimit]

Në periudhën kur janë duke u zhvilluar festimet e maturës, titulli i këtillë shumë lehtë tërheq vëmendje, veçanërisht nëse raporton për raste të vdekjes ose për tragjedi. Publikimi që e recensojmë në konstruksionin e titulli qëllimisht nuk tregon se ku ka ndodhur tragjedia dhe e mashtron publikun se bëhet fjalë për ngjarje që ka ndodhur në Maqedoni. Edhe pse, në fakt, bëhet fjalë për ngjarje që ka ndodhur në Bosnje.

Është e qartë se ideja është të mblidhen sa më tepër klikime dhe shpërndarje në rrjetet sociale. Qasja e këtillë është krejtësisht joporofesionale dhe është në kundërshtim me parimet e gazetarisë së drejtë еtike.

maturantiLinku deri te artikulli origjinal: Matura e mallkuar 2016: Pas nxënëses vdes edhe profesori gjatë festimit

Data dhe koha e publikimit: 22.05.2016, 16:50

Data e recensionit: 23.05.2016

Recensues: Vllado Gjorçev

JOPROFESIONALIZËM

Titulli është formuluar në atë mënyrë që duket sikur ka pasur tragjedi në ndonjë mbrëmje të maturës te ne. Mirëpo, nuk është ashtu për shkak se një rast, më saktë dy raste të ndara në Bosnje, mirëpo lexuesi këtë e vëren pasi të fillojë ta lexojë pjesën përmbajtësore të lajmit.

Parashtrohet pyetja se ku është interesi publik në gjithë këtë? Është jokorrekte dhe e pahijshme që një tragjedi të keqpërdoret për qëllime të tjera nga ato për të cilat angazhohet gazetaria profesionale.

Kjo është në kundërshtim me neni 1 të Kodit të gazetarëve, i cili thotë:

Gazetari ka të drejtë për qasje të lirë deri te të gjitha burimet e informimit, të cilat janë në interes publik.

Gazetari duhet të botojë informata të vërteta e të konfirmuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale e as nuk do të falsifikojë dokumente.

Në qoftë se informata nuk mund të konfirmohet, ose nëse bëhet fjalë për supozim, respektivisht spekulim, kjo gjë duhet cekur dhe botuar.

Saktësia e informatës duhet të vërtetohet sa më shumë që është e mundur.

 

Njëkohësisht, teksti është transmetuar në mënyrë jokritike, si informatë e marrë në tërësi nga disa media boshnjake pa e theksuar burimin e saktë. Aq më tepër, artikulli lidh dy tregime, pa bërë digresion për këtë në titull. Në fakt, kur do të lexohet titulli: “Matura e mallkuar 2016: Pas nxënëses vdes edhe profesori gjatë festimit”, fitohet përshtypja sikur bëhet fjalë për ngjarje që ka ndodhur në ndonjë manifestim. Mirëpo, kur të lexohet teksti vërehet se njëra ngjarje ka ndodhur në Zhepçe, ndërsa tjetri në Çaplinë dhe aspak nuk janë të ndërlidhura.

Kështu, teksti është kornizuar me titull senzacionalist, i cili është hutues dhe çon në mendim të gabuar. Ndërsa në përmbajtje nuk ofron asnjë plotësim të tregimit, për shembull, mendimet e mjekëve që do t’ua tërhiqte vëmendjen të rinjve të mos konsumojnë alkool gjatë mbrëmjeve të maturës. Poashtu, ai është ilustruar me fotografi për të cilat nuk është theksuar burimi.

Marrë në përgjithësi, ky është një artikull i përgatitur dhe i plasuar në mënyrë joprofesionale, dhe paraqet shembull se si nuk duhet të duket një material gazetaresk.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare, anonime

jorelevante

nuk mund të përcaktohet

më tepër palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

nuk aplikohet

anshmëri komerciale

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori, është theksuar burimi pa link

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja